
Ngec në “rrjetë”/ Vettingu i “pret kokën” një tjetër prokurori
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra P...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë mbrëmë në emisionin ?Të Paekspozuarit?, ku ka qenë e ftuar prokurorja e shkarkuar, Elisabeta Imeraj.
Në emision ka ndërhyrë një ish-punonjëse e KPK-së, e cila nuk u identifikua me emër publikisht, por u identifikua si ish-punonjëse e këtij institucioni prej tri vitesh.
Ajo tha se ka marrë kërcënime me jetë dhe deklaroi se ish-eprorja e saj, Genta Bungo, urrente Elisabeta Imerajn dhe ka bërë komente të natyrës diskriminuese ndaj saj, për origjinën si veriore.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Mirëmbrëma zonjë, ju nuk doni të identifikoheni?
Ish-punonjësja e KPK: Jo sepse ndihem e kërcënuar. E dinë një pjesë njerëzish kush mund të jem, por mos të jem shumë e ekspozuar. Jeta sot është e shtrenjtë.
Ylli Rakipi: Ju keni punuar pranë organeve të vetingut?
Ish-punonjësja e KPK: Kam punuar për gati 3 vite në KPK. Kam plotësuar përveç kritereve profesionale, ligjore, kam qenë nën certifikatë sigurie. E kam presupozuar veten një person të monitoruar përgjatë të gjithë kohës. Besoj se kam treguar integritet dhe profesionalizëm.
Ylli Rakipi: Gjatë kohës së shkarkimit të Imerja ishit në punë?
Ish-punonjësja e KPK: Kam gati një vit që jam larguar nga puna me dëshirën time.
Jam kërcënuar me jetë në tetor 2021. Më ka ndodhur edhe në shkurt 2019. Jam kërcënuar unë dhe familja. U jam drejtuar organeve kompetente. Hetimi është mbyllur pa asnjë rezultat dhe asnjë gjetje. Herën e dytë ishte kërcënim verbal nga person fizik i maskuar. Kërcënimi që më shprehu ishte në emër të ish-titullares që kam punuar.
Ylli Rakipi: Kush është titullarja?
Ish-punonjësja e KPK: Zonja Genta Bungo. Duke qenë se jam person që pavarësisht kërcënimit dhe gjërave që ndodhin, prirem t’u drejtohem organeve ligjore.
Ylli Rakipi: A u jeni drejtuar?
Ish-punonjësja e KPK: Po, policisë. Kur më ka ndodhur kërcënimi.
Ylli Rakipi: Çfarë ka qenë kërcënimi?
Ish-punonjësja e KPK: Në lidhje me disa mesazhe që kisha këmbyer me titullaren, personi më ka bërë kërcënimin.
Ylli Rakipi: Si lidhet me Elisabeta Imeraj?
Ish punonjësja e KPK: Mesazhet që kam këmbyer me zonjën, i kam shprehur disa gjëra që kanë lidhje edhe me zonjën Imeraj. Nëse do të isha person pa integritet, do të kisha nxjerrë gjëra të tjera.
Ylli Rakipi: Çfarë keni kuptuar?
Ish-punonjësja e KPK: I jam drejtuar zonjës Genta, në lidhje me çfarë kam kuptuar se ka ndodhur me çështjen e zonjës Imeraj.
Ylli Rakipi: Çfarë kishit kuptuar ju?
Ish-punonjësja e KPK: Atë e di i gjithë institucioni për urrejtjen që zonja Genta kishte ndaj zonjës Imeraj dhe veriorëve në përgjithësi.
Ylli Rakipi: Ua ka shprehur ju këtë gjë? Çfarë ju ka thënë?
Ish-punonjësja e KPK: Kanë qenë disa raste. Unë i kam shprehur në dëshmitë e mia. Mbaj përgjegjësi të plotë. Janë situata reale të vërteta.
Ylli Rakipi: Elisabetës ia keni treguar këtë?
Ish-punonjësja e KPK: Si mund t’i tregoj unë? Unë me zonjën Imeraj nuk kam komunikuar.
Ylli Rakipi: Përse e ndieni të nevojshmë të na i thoni ne? Duket sikur keni konflikt edhe me Bungon.
Ish-punonjësja e KPK: Është një situatë që nuk dua të flas, sepse është çështje për të cilën po bëhet hetim dhe nuk mund të flas më tepër për të.
Mentor Kikia: Kjo dëshmi në kushtet e anonimatit, jemi të prirur ta konsiderojmë me rezerva, por është një sinjal që përtej këtij komunikimi, a do të konsiderohet të çohet më tej. Do të jetë e nevojshme.
Ylli Rakipi: Ne kemi një eksperiencë si gazetarë, nuk dua të të nxit për të bërë më shumë se kaq, por kemi një rregull, kur shfaqemi direkt jemi më të mbrojtur./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra P...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion ky i ri që u...
Nga Edmond HoxhajKolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u nda në...
Vettingu në muajin Maj, nis me “problematikët e drejtësisë”....
Komisioni i Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka zhvilluar sot s...
Ditën e sotme ka dalë para vettingut prokurori i Durrësit, A...
Në krye të Prokurorisë së Tiranës, sot është komanduar proku...
Ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi do të përballe...
513 vendime për gjyqtarë dhe prokurorë janë dhënë nga Vetti...
KPA rikthen në detyrë ish kreun e Gjykatës së Tiranës, Fatri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, seancën gjyqësore...
Hashtag.al publikon dokumente të reja lidhur me paragjykimin...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbajtur një seancë maratonë...
Shtyhet për nesër në orën 12:30, seanca e KPA ndaj prokurore...
Procesi i Vettingut, pritej të ishte shpresë për drejtësinë ...
Seanca e vettingut në KPA për prokuroren e Tiranës Elisabeta...
Elisabeta Imeraj e njohur si prokurorja e dosjeve “të nxehta...
Vettingu po spastron drejtësinë, po bllokon dosje të tëra he...
Prokurori i Prokurorisë së Durrësit Bledar Bejko do të dalë ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrug...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...