Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Lulzim Basha, njeriu që drejtoi opozitën për gati 9 vite është zhdukur nga skena.
Prej disa javësh nuk po flet për asgjë, as për ngjarje të mëdha siç ishte ajo e Himarës, ku një vogëlushe 7 vjeçe humbi jetën e goditur nga skafi i drejtuar nga një polic, i cili me koburen e tij në brez çante kordonet e sigurisë.
Por Lulzim Basha nuk mund të harrohet pasi duhet të fshihen 8 vite të opozitës, 8 vite skandale, pa folur edhe 8 vite të pushtetit të ish-kryeministrit Berisha ku të gjitha skandalet fillojnë dhe mbarojnë atje ku ishte Lulzim Basha.
Kush e solli Lulzim Bashën?

Ka shumë teori, e solli Soros, e solli vajza e doktorit, pasi e kishte pasur koleg në Kosovë, e solli vetë Berisha e të tjera si këto.
Në fakt, ngado që ta rrotullosh, karriera, mënyra se si u ngrit në KOP dhe ministritë që drejtoi tregojnë qartazi se Lulzim Basha ka vetëm një person tek i cili, kur thua, është ai që e solli, nuk ka më asnjë diskutim.
E vuri ministër transportesh, ku plasi skandali me "Rrugën e kombit", qindra miliona euro.

E vuri ministër të Jashtëm, plasi skandali me ujërat territoriale të Greqisë.

Edhe sikur të jetë marrëveshja më e mirë, siç pretendohet nga ish-kryeministri Berisha, gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe flasim për Kushtetuesen në kohën e doktorit, e cila nuk ishte akuzuar kurrë ndonjëherë se kishte mbështetjen e së majtës apo ishte e drejtuar nga eksponentë të së majtës.
Më pas Ministër i Brendshëm, me ngjarjen e 21 janarit, me 4 të vrarë në Bulevard e dhjetëra të plagosur. Personi quhet Lulzim Basha dhe në të gjitha këto poste e emëroi Sali Berisha.

Në 2013, vetë Berisha e zgjedh kryetar të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike dhe baza e saj ishte me Sokol Olldashin, ashtu siç ka thënë edhe vetë doktori. Ndërhyrja e tij në garë e solli Lulin e për këtë Berisha ka kërkuar ndjesë.
Po, Luli humbi në 2015 zgjedhjet lokale, nuk hyri në reformën territoriale, u mbështet nga doktori.
Në 2017 humbi zgjedhjet parlamentare, goditi senatorët e PD-së, sërish u mbështet nga doktori.
Në 2019, grisi mandatet.

Në atë kohë, Berisha, për të qenë të vërtetë deri në fund, ka qenë kundër dhe ka thënë kjo është një rrugë pa krye, por Luli i dogji mandatet dhe Berisha e respektoi vendimin e Lulit.
Në 2021 Luli humbi zgjedhjet pasi gjithë kohës ishte akuzuar si bashkëpunëtor i Edi Ramës.
Sërish Lulzim Basha pati mbështetjen e doktorit, kur u akuzua nga demokratët për humbjen e zgjedhjeve, Berisha e mbështeti.
Luli deklaroi “beteja tani ka filluar” dhe vërtet në atë moment filloi beteja.

Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën, më pas Berisha e hoqi nga kryetar të PD-së me një proces të gjatë, i cili u mbyll në 6 mars, por jo me pak pasoja sepse në 8 janar vetë demorkatët në krah të Sali Berishës shkuan dhe u përplasën me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, ku u përballën me gurët, shkopinjtë e gomës, drunjtë dhe gazin losjellës të policisë së shtetit që hyri në mbrojtje të Lulit. Kjo është historia kush e solli, kush e mbajti dhe kush e përcolli Lulzim Bashën.
Të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë peshë.
Njeriu që e solli Lulzim Bashën, që e mbajti Lulzim Bashën dhe që e përcolli atë quhet Sali Berisha.

Kush ka të drejtë në këtë histori Luli apo Saliu kjo nuk ka më rëndësi.
Fakti është që Lulzim Basha u mbështet nga Saliu edhe me skandalet e pushtetit dhe skandalet e opozitës. Në fund Luli doli miliarder, doktori doli “non grata”.
Tani ka ngelur për të parë sa do të zgjasë agonia e Lulzim Bashës dhe ku do e çojë Sali Berisha Partinë Demokratike, të vrarë, të copëtuar me dhjetëra beteja të humbura, por edhe të lodhur nga vetë “non grata” e doktorit./CNA.al
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ...
Gjatë tryezës për energjinë, kryetari i PD-së, Sali Be...
Florion Mima, në bashkëbisedimin me specialistët e fus...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, deklaroi sot n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur...
Pak ditë më parë, mediat e huaja publikuan raportin, i...
Pas sulmit kibernetik, ndaj sistemit të shërbimeve onl...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar për rritjen...
Ministri Niko Peleshi ka informuar qytetarët në lidhje...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë me disa kërkesa sot dr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media, ka...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për si...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka zbuluar sot me n...
Ish kryetari i KQZ-së, Klement Zguri do të jetë këshil...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje për të marrë p...
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) organ...
Gazetari Mentor Kikia, ka renditur disa pika ku tregon...
Raporti i DASH ka treguar edhe një herë se korrupsioni...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...