E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Raporti i DASH ka treguar edhe një herë se korrupsioni është kryefjala e problemeve në vendin tonë. Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një status në "Facebook", ka bërë një analizë të raportit, duke theksuar qeveria nuk po ndihet që pas publikimit të raportit.
Duke iu referuar raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Sula thekson se janë përkeqësuar treguesit ekonomik të Shqipërisë në 10 vitet e fundit prej korrupsionit endemik në administratën shtetërore, në gjyqësor dhe konkurencës së pandershme.
Sipas deputetit të selisë blu, të ardhmen në Shqipëri e shohin vetëm 4-5 klientët kryesore që përfitojnë nga tenderët dhe koncesionet e qeverisë, dhe trafikantët e drogës.
Postimi i plotë:
"Qeveria e regresit!
Sulltani ka ditë që nuk po ndihet. Ka marrë pushimet e ka shkuar në sarajet e tija. Por korrupsioni vazhdon. Kryeministri mendon se do ta kalojë në heshtje, por e siguroj se gabon rëndë. Situata është tejet e rendë dhe për këtë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë ka qeveria. Në mënyrë të vazhdueshme kam denoncuar në bazë të informacioneve dhe fakteve, korrupsionin dhe politikat dashakeqëse të kësaj qeverie. Kanë qenë me fakte.
Nuk kam pasur dyshim për ato qe kam denoncuar bashkë edhe me shumë nga kolegët e mi të opozitës. Por sot po reagoj sepse të gjitha ato që kemi denoncuar ditë pas dite u konfirmuan edhe nga raporti i DASH.
Departamenti Amerikan i Shtetit, etaloni i së vërtetës publikoi mbrëme Raportin për korrupsionin dhe përceptimin e të bërit biznes.
Korrupsioni endemik në administratën shtetërore, në gjyqsor, ekonomia informale, konkurenca e pandershme ishin disa nga shqetësimet që përshkruheshin për vendin tonë.
Në 10 vite qeverisje të SULLTANIT treguesit vetëm janë përkeqësuar. Por sërish Kryeministri përgjegjësinë e hedh diku tjetër. Me siguri edhe për këtë Raport Rama do thotë se është “copy paste” nga viti i kaluar. Por në fakt e vërteta është se nuk ështe copy paste, sepse treguesit janë përkeqësuar.
Në Shqiperi biznesi i ndershëm e ka çdo ditë e më shumë të vështirë që të mbijetojë. Këtu po ecin vetëm 3-4 klientët e qeverisë dhe ata që po pastrojnë paratë e kokainës. Para pak ditës e pam sesi bosi i drogës që u kap në Spanjë kishte marrë tendera publik në Shqipëri. Trafikanti u godit nga autoritetet e Spanjës sepse këtu ai ishte biznesmen i nderuar me tendera rindërtimi e ndërtues pallatesh.
Dje në Zërin e Amerikës e konfirmoi edhe kreu i SPAK, z. Kraja kur tha se bandat jane të fuqishme ekonomikisht dhe se po pastrojnë paratë. Ata janë të fuqishëm sepse gëzojnë mbrojtje politike. Sepse kanë hedhur lekë për të blerë vota për të mbajtur SULLTANIN në pushtet. Kryeministri e pranoi bashkëpunimin me ta dhe tani smund të shkëputet dhe as nuk mund ti luftojë. Ndaj e vetmja rrugë është largimi një orë e më parë e kësaj qeverie.
Më poshtë janë disa nga gjetjet e DASH
Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.
• Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme.
• Sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri janë korrupsioni endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme zbatimin e dobët të kontratave.
• Problem mbetet ekonomia informale dhe ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.
• Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.
• Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave informale të biznesit.
• Disa investitorë nga SHBA janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme si me entet publike ashtu edhe me ato private dhe disa shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.
• Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës.
• Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.
• Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i pamjaftueshëm", shprehet Sula./CNA.al
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cil...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti, në një ko...
Monika Kryemadhi ka publikuar dosjet e dërguara në SPA...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë,Tedi Blus...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përsërit veten th...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e r...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një deklarate për...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që t...
“Çmimi stratosferik i naftës po godet rëndë turizmin”. Kës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar Edi Ramës, shkark...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, e ka kërcënuar me burg kryeminist...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas akuzave të Mini...
Ilir Meta i PL-së ka rikonfirmuar bashkëpunimin me Partinë...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, i ka kthyer borxhin kreut të PD-s...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka re...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngushëlluar familjen e ...
Diplomati Agim Nesho, i cili aktualisht mban postin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...