Pse Basha nuk çon në SPAK dosjen e inceneratorëve?!

2 Maj 2020, 10:56, Politikë CNA
Pse Basha nuk çon në SPAK dosjen e inceneratorëve?!

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha në retorikën e tij politike të këtyre viteve shpesh ka përmendur oligarkët dhe koncesionet. Megjithëse marrëdhënien me ta e ka pasur me ulje dhe ngritja, apo oshilacione.

Sa herë oligarkët shkonin dhe bënin ndonjë punë me familjarët e tij, Luli pushonte. Apo me keq akoma si në rastin e Agron Papulit, për të cilin heshti sepse shkoi dhe mori vilat.

Apo heshtja për Rrugën e Kombit dhe Salillarin, pasi tradhëtoi dhe la në burg djemtë e Kukësit dhe kunati i tij shkoi tek zyrat e Kastratit.

E kështu me radhë janë me dhjetëra histori dhe mesele me Lulin, që sot na tregojnë se pse ai nuk e çon në prokurori apo në SPAK, dosjen e shumë përfolur të inceneratorëve.

Por, nuk merr mundimin që të paktën publikisht, juridikisht, ta marrë dhe ta çojë atje ku duhet. Siç bëri me disa dosje të tjera, apo siç nuk ka bërë me disa dosje të tjera, siç është rasti skandaloz dhe i turpshëm i mos dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Arsimin e Lartë, për Henri Çilin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë rast nuk çohet dosja, megjithëse ajo është e plotë. Jo vetëm ne si media e kemi raportuar, por edhe disa zyrtarë të PD-së si Jamarbër Malltezi, Lealba Perlinku, kanë dalë me deklarata konkrete. Shpesh ka pasur qëndrime të forta politike dhe dokumenta ekskluzive. Ne shtuam në dosjen publike të këtij denoncimi, edhe mjaft të dhënë të reja, që fillonin në Hollandë, shkonin në Bullgari e përfundonin në Tiranë, tek Ministria e Mjedisit e deri tek ortakëritë e pronarëve të inceneratorëve me Ben Blushin apo edhe aksioneren e Top Channel, Vjollca Hoxhën.

E pra, Lulzim Basha nuk e çon dosjen në prokurori, për këtë arsye. Vjollca Hoxha, Top Channel dhe kompanitë e saj punojnë shpesh me kunatin e Bashës.

CNA.al e ka treguar me dokumenta se bashkëpunojnë me kunatin e Lulzim Bashës, i cili shpesh në public dhe politikisht njihet si një njeri me ndikim të fortë tek Luli.

Më tej, mund të themi se bashkëpunimi i Top Channelit është një nga faktorët dhe kunati i tij që e ndalon Lulin të çojë dosjen në prokurori. Sot gjashtë muaj pas krijimit të SPAK, Basha nuk ka marrë asnjë hap serioz që të çojë në këtë institucion një dosje të fortë korruptive, si ajo e inceneratorëve. Ai nuk e çon, por përpiqet të bëjë shoë, duke çuar dosjet e tenderave të zhvilluar së fundi në një situatë emergjence, të cilat nuk kanë në asnjë rast asnjë problematikë mesa duket dhe më shumë duket se janë të paragjykuara.

E të gjitha këto flasin për 1 milion apo dy million dollarë tendera të zhvilluara në situatë emergjence. Ndërsa inceneratorët janë 200 milion dollarë, të cilat Lulzim Basha nuk i çon të hetohen sepse ndoshta merr pjesën e tij, ose ndoshta njerëzit rreth tij përfitojnë dhe ai nuk e çon atje ku duhet. Dhe e fundit si argument është fakti se aim und të ketë frikë dhe bashkëpunon në mënyrë direkte dhe indirekte me pronarët e inceneratorëve, por edhe ortakët e tyre në biznese siç janë Vjollca Hoxha, Ben Blushi dhe shumë aktorë të tjerë dhe faktorë politik në Shqipëri, të cilët Lulin shpesh e shikojnë si një gjobaxhi të vogël, në shërbim të Edi Ramës, që mjafton t?i hedhësh ?kockën? e tij dhe ai hesht si ?qeni? që ka diçka me se të luajë. Apo me se të ushqehet.

E ky është rasti më flagrant i Lulzim Bashës, i cili edhe pse ka një dosje më të madhe se gjatësia e tij për inceneratorët në zyrën e tij, nuk e çon atë në SPAK. Nuk e çon atje të zbardhet e vërteta, pasi brenda asaj të vërtete duket se është zhytur edhe vetë ai./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar

Zbulohet ortakëria e Erion Veliajt, me Klodian Zoton e inceneratorëve

Rama, 12 milion dollarë për inceneratorin e Tiranës

Nga kompanitë fantazëm, tek jeta e humbur e një 17-vjeçari/ Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Klodian Zoto dhe qeveria shqiptare

Lajmet e fundit nga