
Rritja e numrit të të infektuarve/ Pampuri: Fajin e ka qeveria, qytetarët i zbatuan rregullat
Ish deputetja e PD, Orjola Pampuri thotë se fajin për shtimi...
Një aferë koruptive e shumë denoncuar. mediat e ndryshme në Shqipëri kanë nxjerrë dhjetëra fakte sesi qeveria shqiptare nëpërmjet ministrit të Ilir Metës në qeverinë ?Rama 1?, Lefter Koka ka firmosur 200 milion euro koncesione për inceneratorët.
Filloi në Elbasan me një kompani ku dikush pa asnjë qindarkë firmoste brenda ditës dhjetëra dokumenta dhe përfitonte një koncesion 22 milion euro. (Lexo këtu)
Pas saj radhën e kishte Fieri. Këtë herë vlera ngrihej. Nga 22 çohej në 28 milion euro.(Lexo këtu)
Dhe në fund edhe pse nuk ishte më ministër i zgjedhur i LSI-së, por kishte kaluar në opozitë, Lefter Koka firmos ditët e largimit dhe çastet e fundit të ikjes nga zyra një tjetër konçesion. 128 milion euro për koncesionin e Tiranës, i cili u reklamua nga kryebashkiaku Veliaj si një investim i një firme hollandeze. Por, CNA.al tregoi me dokumenta dhe fakte konkrete se pas këtij koncesioni qëndronte sërish Klodian Zoto, ortaku i Klodian Mërtirit dhe Ernesto Granelli, një shtetas italian, i lidhur me pronarët e inceneratorëve.
Ilir Meta dhe LSI-ja, janë pjesë e korrupsionit të inceneratorëve gjatë qeverisë ?Rama 1?
Të gjitha dokumentet janë firmosur nga Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit i LSI-së, i cili pak ditë më parë deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme do të votonte Partinë Socialiste.
Koka njihet si një nga mbështetësit e mëdhenj të Ilir Metës dhe ky i fundit e vendosi edhe si ministër në qeverinë ?Rama 1?, por mesa duket inceneratorët e kanë ?ëmbëlsuar? shumë. Ai nuk është i pari dhe i vetmi, por një nga aktorët kryesorë të inceneratorëve, njeriu që kaa firmosur gati 200 milion euro nga taksat e shqiptarëve me koncesion për 30 vite, në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Edi Rama, kryeministri i vendit, është njeriu që ka marë përsipër gjithçka.
Ai pranon se inceneratorët janë një investim i duhur. Një akt politik nga Edi Rama, i cili në faakt nuk mund të pranojë se ajo është një aferë korruptive me miratimin e tij.
Inceneratorët nuk janë gjë tjetër veçse një skemë ku milionat nga taksat e shqiptarëve shkojnë gjoja për paastrimin e qyteteve, por mënyra e dhënies së tyre nuk ka pasur aas gara ndërkombëtare të hapura. Nuk ka pasur projekte të qarta të strategjisë dhe të investimeve. Gjithçka është bërë brenda ditës me firmat e marra me shpejtësi, thjeshtë dhe vetëm për të favorizuar një kompani të caktuar.
Një hetim nga institucionet përgjegjëse do ta nxirrte zbuluar kryeministrin, i cili është njeriu kryesor i kësaj afere, por që nuk ka firmosur kund. Firmën e ka hedhur Lefter Koka.
Edhe Ben Blushi merr “llokmën” e tij
Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë ortakë edhe me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.
Kujtojmë këtu se CNA.al ka treguar me dokumente zyrtare se Eva Blushi është bashkëaksionere me Klodian Zoton dhe Klodian Mërtirin në kompaninë Em Capital Group AD, e themeluar në Bullgari. (Lexo këtu)
Lulzim Basha, kryetari i Republikës së re, është përfshirë thellë në skandalin e inceneratorëve.
Së fundi krahu i djathtë e tij, këshilltari Gerti Bogdani, ish-kreu i FRPD-së u denoncua për një aferë korruptive në Zimbabve, ku ndodhej në një foto me politikanët e atij vendi dhe me përfaqësuesin e inceneratorëve, Klodian Mërtiri.
Ky i fundit është njeriu që ka në pronësi inceneratorin e Elbasanit dhe ka një zinxhir kompanish, të cilat lidhen edhe me Klodian Zoton dhe inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.
Gerti Bogdani, pas denoncimeve në media, të nesërmen u pa sërish në krah të Lulzim Bashës. Ky i fundit e tregoi hapur, e tregoi publikisht se ai e mbështeste Gerti Bogdanin dhe se ai ishte garancia e tij tek inceneratorët. Ky është një fakt i pamohueshëm.
Por, nga ana tjetër Lulzim Basha ka bërë edhe një akt të parecedentë.
Prej më shumë se një viti afera e inceneratorëve denoncohet pafundësisht në media. Gjithaashtu edhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike e kanë denoncuar atë, ndërsa Lulzim Basha ka bllokuar dërgimin e dosjes në SPAK.
Me krijimin e SPAK, gjithça pritej ishte që Republika e re e Lulit të çonte dosjen e Lefter Kokës, Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt e kujtdo tjetër që i është përmendur emri, pranë strukturave hetimore.
Por, Lulzim Basha nuk e çon dosjen në SPAK, edhe pse ka me qindra fakte të dokumentuara jo vetëm nga eksponentë të PD-së, por edhe nga mediat. Një dosje voluminoze që për herë të parë do të çonte pas prangave eksponentë të lartë të shtetit shqiptar. Këtë nuk e ka bërë në asnjë çast Lulzim Basha, por përkundrazi ka urdhëruar që dosja të mos dërgohet në SPAK dhe e mban atë në zyrën e tij të mbyllur në sirtar.
Tre faktorët politikë, mazhoranca socialiste, opozita dhe eksponentët e Ilir Metës dhe LSI-së, janë ataa që kanë ?gatuar? dhe zhytin duart e tyre në paratë e taksave të shqiptarëve nëpërmjet korrupsionit të inceneratorëve.
Gjithçka fillon në qeverinë ?Rama 1?, ku është ortak me LSI-në, vazhdon akoma në qeverinë ?Rama 2?, ku ortakëria shkon tel Lulzim Basha.
Të tjerët janë aktorë apo faktorë të parëndësishëm. Përgjegjësit kryesorë janë Edi Rama, Ilir Meta dhe së fundi edhe avokati i tyre Lulzim Basha./ CNA.al
Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar
Gerti Bogdani, garancia e Lulzim Bashës tek koncesioni i inceneratorëve
Lidhja kriminale e Lulzim Bashës dhe Ben Blushit me inceneratorët
Pse Basha nuk çon në SPAK dosjen e inceneratorëve?!
Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro
Ish deputetja e PD, Orjola Pampuri thotë se fajin për shtimi...
Avokati Altn Goxhaj është gjobitur me 50 milionë lekë për sh...
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i LSI-së Petrit ...
Një lajm i hidhur është raportuar ditën e sotme nga demokrat...
Në një përprekje të sforcuar për kurimin e njëherësh stisjen...
Edhe mbështetësi i i flaktë i Lulzim Bashës në rast se do të...
Korrupsioni dhe mbyllja e gojës që ka bërë Lulzim Basha në l...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka reaguar...
Pas shkarkimi të Vjosa Osmanit nga çdo pozicion në LDK, ka a...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një thi...
Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj kr...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sulmu...
Kreu i shtetit Ilir Meta, duket se e ka kaluar këtë fundjavë...
Një sondazh online i Top-Channel për listat e hapura nuk lë ...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj së bashku me kryeminis...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Fundjavave jemi mësuar të shohim kreun e shtetit teksa shëti...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar pasditen e sotme ...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftua...
Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e B...
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Policia Kufitare ka bblokuar gjatë ditës së sotme një ...
Një aksident është regjistruar rreth orës 20:20, në ak...
Një turiste është lënduar pasditen e sotme në vendin e...
Një sherr me thika mes disa personash raportohet se ka ndo...
Që nga maji asnjë kroçerë nuk ka ndaluar në brigjet shqipt...
Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit parashikohet...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se nesër do t...
Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë v...
Një zjarr masiv në verilindje të Spanjës u përhap me s...
Prodhimi i orizit në luginën e lumit Po të Italisë ësh...
Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...
Një delegacion i Kongresit amerikan mbërriti të dielën...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma ka reaguar...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo është ndarë nga je...
Monedhat e huaja e mbyllin javën pa ndryshuar kurs. Edhe ...
Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 113.3 lek...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...