Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në një përprekje të sforcuar për kurimin e njëherësh stisjen e një imazhi të ri, ku një vend zë dhe garderoba, kreu i opozitës Lulzim Basha po vetëprezantohet si një politikan ?normal?.
E përforcoi këtë dhe ish-deputetja Grida Duma, duke thënë në një intervistë televizive se pikërisht kjo i duhej vendit ? një kryeministër normal, që sipas saj pra, i tillë do ishte Basha në krye të punëve.
Për këtë, znj.Duma iu referuar takimeve me popullin që po ka Basha e qarjehalleve me ta. Por në fakt nuk ka asnjë risi në ato lloj takimesh, veç shfaqjes mes njerëzve me një pamje më trendy ? t-shirt, xhinse, këmishë jashtë. Pjesa tjetër është e stërkonsumuar, se bashku me narrativën shpëtimtare, e cila është e shtampuar në tre-katër fraza të stërdëgjuara nga çdo aspirant për pushtet këtu e 30 vjet. Rama para tij, në vitet e opozitës, ka qenë më me fantazi në këtë pikë, pasi ulej e drekonte në shtëpi fshati, bëhej si të thuash njësh me hallexhinjtë, duke u ulur në ?sofër? me ta.
Çështja e Bashës është një dhe vetëm një dhe nuk ka të bëjë fare me ?anormalitetin?e Ramës e ?normalitetin? e tij: ky është inspirimi.
Inspirimi përfshin një morri cilësish e aftësish që Basha, siç është provuar prej sa u shfaq si emër e aktor politik, ai nuk i ka. Nuk i ka edhe si dhunti të lindur, nuk mundet t?i ndërtojë dot dhe nga përvojat. Dhe debati nuk është mbi normalitetin por mbi inspirimin.
Sot, rrethanat e kanë dashur që Basha të gjendet përballë Ramës, pa qenë në asnjë pikë ekuivalienti i tij në kahjen tjetër. Eshtë thjesht një rrethanë ?aksidentale? që e ka vënë përballë tij aspak natyrshmërisht, pasi janë profile publike me diferenca të thella, siç dhe rrugëtimi i tyre jetësor apo politik. E kjo diferencë është dhe në planin e një superioriteti të Ramës ku përfshihet dhe ?anormaliteti? tij, ai sipas gjykimit opozitar. Eshtë ai anormalitet që i ka dhënë Ramës forcës imponuese e inspiruese edhe pa qenë fare në politikë apo në gara politike; pra që kur ishte një zë i mendimit publik, më i fuqishmi që ka patur Shqipëria që në fund të ?90 e deri më sot.
Pa u futur fare në fushëbetejën politike, duke qëndruar thjesht në atë të mendimit publik, ai që mund t?i afrohet Ramës si forcë imponuese e fjalës, është vetëm Kadareja. Nuk bëhet fjalë këtu për ngjashmëri stilistike, ku njëri e ka në krijimtari letrare e tjetri në publicistikë, por në aftësinë për të qenë magnet i interesit shoqëror mbi kumtet e tyre publike. Eshtë tjetër nëse një ditë Kadareja do zgjidhej ministër Kulture apo President e s?do kënaqte pritshmëritë e publikut. Po flasim për profilin e tij publik, i cili, nga vokacioni i fortë letrar si shkrimtar i përmasave botërore, e ka bërë që të ketë një konstante të forcës imponuese në mendimin publik shqiptar. Debati në ka patur të drejtë mbi këtë atë aksh çështje, është krejt tjetër gjë.
Kështu dhe Rama, i cili futet në politikë me një arsenal të ngjashëm aftësie, që më pas e plazmon dhe në sfidat politike. Qeverisja e tij mund të jetë më problematikja dhe më e diskutueshmja në 30 vite, por sot ai, edhe pse me shumë dritë-hije, mbetet i pakonkurrueshëm dhe vështirë i sfidueshëm, jo thjesht në aftësitë e lindura politike, por dhe në një lloj gjakimi ende inspirues e pakrahasueshmërisht intelektual, që vijon t?i diktojë politikës. Por dhe po ia hoqe politikën në profil publik, mbetet prej tij ende shumë lëndë imponuese për të qenë aktor qendror në mendimin publik.
Te Basha, kjo pamje, ky profil, këto atribute të afirmuara dhe provuara në kohë, as që ekzistojnë. Nëse i heq politikën, përfundon në një asgjë. Një asgjë dhe në raport dhe me arsimimin si jurist në Perëndim, ku dhe sot e kësaj dite, pas 15 vitesh aktiv në politikë, publiku ende nuk ka dëgjuar prej tij një analizë juridike mbresëlënëse për aksh çështje, e kjo kur shumë ngërçe politike janë njëherësh ngërçe juridike.
Pra, ç?fat i madh për të ky detaj, si një mundësi e afirmimit të nivelit të shkollimit e formimit juridik, që dhe këtë nuk e shfrytëzon dot në funksion të forcës imponuese, e cila s?mund të vijë padyshim thjesht nga fakti që deri dje e mbaje këmishën futur në pantallonat e sot e lë jashtë.
Dhe pastaj vijmë te kauza ekonomike, e cila luhatet mes një naiviteti dhe infantiliteti, ngërthyer në dy fjali gjatë takimeve në popull: ?Do jua marrë paratë oligarkëve për t?jua dhënë juve?(!!!) dhe ?unë kam një program ekonomik(!!!)?./Te sheshi/
Edhe mbështetësi i i flaktë i Lulzim Bashës në rast se do të...
Korrupsioni dhe mbyllja e gojës që ka bërë Lulzim Basha në l...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka reaguar...
Pas shkarkimi të Vjosa Osmanit nga çdo pozicion në LDK, ka a...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një thi...
Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj kr...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sulmu...
Kreu i shtetit Ilir Meta, duket se e ka kaluar këtë fundjavë...
Një sondazh online i Top-Channel për listat e hapura nuk lë ...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj së bashku me kryeminis...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Fundjavave jemi mësuar të shohim kreun e shtetit teksa shëti...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar pasditen e sotme ...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftua...
Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e B...
Në opinionin e Komisionit të Venecias për të ashtuquajturën ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza ...
Vera erdhi dhe qeveria shqiptare e Edi Ramës nuk e humbet ra...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...