LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shokohen" arkeologët/ Zbulohet varri masiv i 25 ushtarëve të krishterë

18 Shtator 2021, 12:52, Kuriozitete CNA
"Shokohen" arkeologët/ Zbulohet varri masiv i 25 ushtarëve

Së fundmi arkeologët kanë zbuluar një varr masiv në Liban, i cili ju përket 25 ushtarëve të krishterë që u sulmuan gjatë një Kryqëzate të shekullit të 13 ?të.

Ekipi ndërkombëtar i arkeologëve zbuluan këtë varrezë, pjesë e një skene të tmerrshme në kalanë Sidon, bregdetin lindor të Mesdheut në jug të Libanit.

Studiuesit kanë zbuluar plagë në eshtra, të çara, dhe mungesë të gjymtyrëve, që do të thotë se ata janë sulmuar, djegur dhe me pas i kanë hedhur në një gropë të madhe.

Të tjera mbetje tregojnë shenja në qafë. Ka shumë mundësi se këta individë u kapën në fushën e betejës dhe më vonë ju prenë kokën.

Të dhënat historike në atë teritor tregojnë se Sidoni u sulmua dhe u shkatërrua në 1253 nga trupat mamlukë, dhe përsëri në vitin 1260 nga Mongolët. Për këtë arsye, ushtarët e gjetur në varret masive me shumë mundësi janë vranë në njërën prej këtyre betejave. Kryqëzatat ishin një seri luftërash fetare të zhvilluara midis viteve 1095 dhe 1291, në të cilat pushtuesit e krishterë u përpoqën të kapnin Lindjen e afërt, përfshirë Libanin, vendin ku u gjetën 25 ushtarët e vdekur, shkruan CNA.al.

Varret masive përmbanin gjithashtu objekte që u përkisnin të krishterëve.

Sipas Daily Mail, arkeologët zbuluan edhe objekte të tjera që përfshinin enët mesjetare, enët e mbetura të periudhës persiane, fragmente qelqi dhe fije metali të djegura.

Arkeologët janë të bindur që mbetjet i përkisnin kryqtarëve pasi zbuluan kopset e rripit të stilit evropian dhe një monedhë me kryq brenda varreve.

Analizat e ADN -së dhe izotopit të dhëmbëve të tyre konfirmuan më tej se disa nga burrat kishin lindur në Evropë, ndërsa të tjerët ishin pasardhës të kolonëve të krishterë që migruan në ‘Tokën e Shenjtë’ dhe u martuan me njerëzit vendas./CNA.al

Lajmet e fundit nga