
Viktimat e Murtajës/ Arkeologët gjejnë varret masive të shekullit 18 në Poloninë Veriore
Ndërsa ndërtonin një apartament, punëtorët e ndërtimit kanë ...
Sa kohë mund të jetojë një njeri pa ngrënë? Sa peshë mund të humbasë në 1 vit një person? Nëse ju themi se një njeri mund të jetojë edhe 1 vit tërë pa ushqim, duke humbur rreth 125 kg, mund t?ju duket e pabesueshme. Por e besoni apo jo, kjo ka ndodhur në jetën reale disa dekada më parë në vitet 1960.
Skocezi Angus Barbieri agjëroi për plot 382 ditë. Ai jetonte vetëm me çaj, kafe, ujë të gazuar dhe vitamina. Pas kësaj diete ekstreme ai ra 125 kilogramë në peshën e tij trupore, duke vendosur një rekord për kohëzgjatjen e një agjërimi.
Më 12 korrik 1966, e përditshmja amerikan ?Chicago Tribune? botoi për herë të parë një artikull në lidhje me historinë e rrallë të Angus Barbieri, një burri nga Skocia, që po hante një mëngjes të përbërë nga një vezë të zier, disa feta bukë të lyera me gjalpë dhe kafe.
Megjithatë ai nuk ishte një mëngjes i zakonshëm. Në fakt ishte prishja e një agjërimi që kishte filluar më shumë se një vit më parë. Konkretisht, ishte ushqimi i parë që po konsumonte Barbieri pas 382 ditësh.
Gjatë asaj kohe të gjatë, ai nuk futi në gojë asnjë ushqim. Pa mish, pa perime, pa fruta, pa lëngje frutash, madje edhe pa ushqime të lehta. Kur e nisi dietën e tij ekstreme, Barbieri peshonte 214 kg, edhe pse ishte vetëm 26 vjeç.
Asnjë burim nuk zbulon shumë informacione se si i riu e arriti atë peshë të frikshme, përveçse që ai punonte në dyqanin ushqimor të prindërve të tij. Duke qenë kaq shumë mbipeshë, Angus nisi të kërkonte një mënyrë për t?u rikthyer në një njeri me peshë normale.
Pas konsultimit me mjekët, ata e këshilluan të provonte ?urinë totale?. Angus pranoi dhe kësisoj nisi agjërimin e gjatë. Për 382 ditët që pasuan, ai iu përkushtua plotësisht detyrës në fjalë. Ai e la punën e tij dhe bashkëpunoi ngushtë me mjekët, që e monitoruan në vijimësi gjendjen e tij shëndetësore.
Edhe pse nuk hante ushqim të fortë, trupi i tij ende kishte nevojë për disa vitamina për të duruar urinë e madhe. Në atë kohë ai konsumonte vetëm ujë natyral, ujë të gazuar, çaj dhe kafe, së bashku me vitaminat e përshkruara gjatë agjërimit.
?Herë pas here shtoja pak qumësht ose sheqer në çaj?- thoshte ai. Gjatë agjërimit, Angus u shtrua disa herë në spital, pastaj rikthehej në shtëpi. Pasi mbaroi agjërimin e tij rraskapitës, Barbieri peshonte vetëm 81 kg, dhe vendosi të heqë dorë nga puna në dyqanin e prindërve.
Madje ai tha për mediat se e kishte harruar se çfarë shije kishte ushqimi.
Në fakt, i njëjti mjek që mbikëqyri agjërimin e Angus, raportoi se dinte të paktën 5 raste vdekjesh, të shkaktuara nga trajtimi i obezitetit përmes urisë së plotë. Pra 5 persona të tjerë kishin vdekur, duke u përpjekur të bënin të njëjtën gjë. Ndaj, sigurisht që këshilloheni të mos e provoni në shtëpi këtë dietë ekstreme.
Gjithsesi kjo histori mund të na mësojë diçka rreth situatave afatshkurtra të mbijetesës dhe përshtatjeve të jashtëzakonshme që bën trupi ynë. Leksioni i parë që mund të na mësojë rasti i Angus Barbierit, është se ushqimi, nuk është një prioritet kryesor, në rast se e shohim veten të zhytur në telashe.
Thënë thjesht, trupat tanë mund t?ia dalin edhe për një periudhë mjaft të gjatë kohore pa ngrënë. Është e vërtetë, Angus kishte qindra kilogramë depozita yndyre. Por edhe një individ me një peshë relativisht normale ka të ngjarë të ketë rezerva të mjaftueshme yndyre për të ndenjur mjaftueshëm pa ngrënë për një periudhë afatshkurtër.
Rreziqet si dehidratimi dhe hipotermia, janë shqetësime shumë më të mëdha. Madje ka pasur raporte për njerëz që kanë vdekur nga etja brenda 2 ditësh. Së dyti, kjo histori e jashtëzakonshme na mëson pak se si është ndërtuar trupi i njeriut.
Obeziteti është një problem në rritje në SHBA dhe kudo në vendet e zhvilluara, dhe ne priremi që ta shohim yndyrën si një gjë të keqe. Por e vërteta, është se përgjatë historisë, një sasi e kufizuar e yndyrës trupore, ishte një gjë e mirë.
Çdo kilogramë yndyrë trupore përmban afro 3500 kalori, të cilat mund të jenë të dobishme gjatë një situate mbijetese. Me dietat e parregullta që kanë mbajtur disa prej paraardhësve tanë, aftësia për ta ruajtur yndyrën ishte një domosdoshmëri për të mbijetuar.
Sigurisht, dietat tona të sotme ushqimore, dhe jeta jonë aktuale e kaluar kryesisht ulur, e kanë bërë të lehtë vënien e kilogramëve të tepërt. Nga ana tjetër, ato na kanë dhënë një lloj sigurie nëse e gjejmë veten në një situatë delikate./ CNA.al
Ndërsa ndërtonin një apartament, punëtorët e ndërtimit kanë ...
Një student, 22 vjeçar në Itali, Andrea Colonnetta, ka gjetu...
Kometa 2I/Borisov ishte objekti i dytë ndëryjor i zbuluar nd...
Artisti brazilian i tatuazheve, Michel Faro Prado ka modifik...
Për shumicën e udhëtarëve, të qenit të bllokuar kilometra la...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka publikuar disa foto ...
Një shpërthim vullkanik nënujor pranë Japonisë ka krijuar nj...
Edhe pse qëndrimi beqar nuk është domosdoshmërisht një temë ...
Dermatologët rekomandojnë të kaloni rreth 5 deri në 10 minu...
Disa buqeta me lule të ofruara për perënditë janë zbuluar 59...
Një këlysh luani është gjetur i ngrirë në Siberi dhe besohet...
Asteroidi “Psyche” është i mbushur plot me metale të çmuara ...
Vendi i famshëm Inca i Machu Picchu është disa dekada më i v...
Arkeologët kanë zbuluar një anije të lashtë romake që daton ...
Edhe pse disa djem së pari e vlerësojnë një vajzë nga pamja ...
Studiuesit kanë gjeturkockën e nofullës së një qeni gjuetie ...
Rusia ka vendosur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor një mo...
Duket e pamundur që ne ndonjëherë të përjetojmë një grabitje...
Arkeologët kanë zbuluar një anije të mbytyr rreth 2,200 vite...
Një studim i botuar në “Journal of Experimental Psychology ...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin nga bashkëpunëtorët...
Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 ...
Policia ka goditur një subjket call center pasi ka zbuluar...
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në lagjen nr....
Teknologjia krahas ndihmesës që ka dhënë në jetën njerëzor...
Shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër efekt anësor të rrall...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Këtë të dielë, 24 shtator në New York do të fillojë një p...
Ish-Presidenti Italian, Giorgio Napolitano ka ndërruar jet...
Prokurorët federalë njoftuan të premten se kanë ngritur ak...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pritet të pranojë ...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...