LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arkeologët zbulojnë anijen e lashtë që u fundos 2,200 vjet më parë

27 Korrik 2021, 15:31, Kuriozitete CNA
Arkeologët zbulojnë anijen e lashtë që u fundos 2,200 vjet

Arkeologët kanë zbuluar një anije të mbytyr rreth 2,200 vite më parë në Mesdhe. Anija u gjet nën qytetin antik Heracleion, i cili u mbyt në ujë pas tërmeteve gati 1,200 vjet më parë.

Ekspertët kanë vërejtur se anija është 25 metra e gjatë dhe trupi i saj është ndërtuar i tillë që të lundrojë në lumin Nil dhe Delta.

Ata gjithashtu gjetën një velë të madhe dhe prova të tjera që ‘anija u ndërtua në Egjipt’, sipas një deklarate nga Ministria Egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve të postuar në Facebook.

Anija u mbyt ‘si rezultat i shembjes së tempullit dhe blloqeve të mëdha që ranë mbi të gjatë shekullit të dytë para Krishtit, për shkak të një tërmeti shkatërrues, rënia e këtyre blloqeve prej guri kontribuoi në mbajtjen e anijes në kanalin e thellë tani të mbushur me mbetjet nga tempulli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga