web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy tërmete të frikshme goditën vendin/ Trump: SHBA-ja është gati të ndihmojë Venezuelën

25 Qershor 2026, 07:34, Kosova & Bota CNA

Dy tërmete të frikshme goditën vendin/ Trump: SHBA-ja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin dhe shkaktuan dëme të mëdha.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se tërmetet ishin “jashtëzakonisht të fuqishme” dhe se kanë shkaktuar një numër të madh viktimash.

Megjithatë, deri në momentin e deklaratës së tij, autoritetet venezueliane nuk kishin publikuar ende një bilanc zyrtar të viktimave.

“SHBA-ja është e gatshme, e vendosur dhe e aftë të ndihmojë”, shkroi Trump, duke shtuar se ka urdhëruar të gjitha agjencitë federale të përgatiten për të vepruar me shpejtësi në mbështetje të popullit venezuelian.

Më herët, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, bëri të ditur përmes rrjetit social "X" se Shtetet e Bashkuara janë është në kontakt me autoritetet e Venezuela dhe po mobilizon ndihma për zonat e prekura nga fatkeqësia.

Sipas raportimeve, dy tërmetet e fuqishme shkaktuan dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërtesa dhe rrjete shërbimesh, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet për gjetjen dhe ndihmën e të prekurve.

Autoritetet venezueliane po vlerësojnë shkallën e dëmeve, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje humanitare dhe teknike. /CNA

 





Lajmet e fundit nga