web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Drejtësia e Elbasanit” në Vetting/ Nga zhdukja e dosjeve të korrupsionit tek lidhja e gjyqtarëve me bandat

22 Shkurt 2021, 14:14, Vetingu CNA

Në Dhjetor të vitit 2017, CNA.al raportoi se nga Prokuroria e Elbasanit ishin zhdukur tre dosje të rëndësishme të korrupsionit.

Denoncimin në Polici për zhdukjen e dosjeve e kishte bërë prokurorja Armanda Xhaferri. Bëhej fjalë për dy dosje për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge.

Lajmin e dhënë fillimisht nga CNA.al, nuk vonoi ta konfirmonte zyrtarisht edhe Policia. Ky skandal mbeti kaq dhe nuk u mësua se çfarë kishte ndodhur me dosjet e zhdukura dhe se me çfarë versioni e justifikoi Prokuroria. Prokurorja denoncuese, Armanda Xhaferriu, një vit më parë është nisur për studime në Holandë.

Ndërkohë Vettingu, deri më tani ka nxjerrë jashtë sistemit, ish kryetarin e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Ky i fundit, nuk e bindi dot Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se për ndërtimin e shtëpisë në Librazhd kishte përdorur 14 mijë tulla dhe gëlqere që i kishte prodhuar vetë në mënyrë artizanale. Nga analiza financiare rezultoi se ai nuk kishte patur mundësi financiare edhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2018, nga ish Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, është shkarkuar drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.
Jo vetëm nga Vettingu, por shkarkime kanë ardhur në vite eshte nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

KLD ka shkarkuar gjyqtarin Qani Hasa në lidhje me aspektin professional. Gjithashtu në vitin 2013, KLDm ka shkarkuar nga detyra edhe gjyqtarin Xheladin Karkini, i cili sipas Këshillit ka shkelur etikën profesionale si dhe ka penguar dhënien e drejtësisë. Masa disiplinore ndaj këtij gjyqtari erdhi pas propozimit të bërë nga ana e Ministrit të Drejtësisë, në atë kohë Eduard Halimi, icili sipas të njëjtit, ishte bërë pengesë në një sërë procesesh gjyqësore duke i mbajtur ato pezull.

Ndërsa, aktualisht pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Elbasanit, janë në hetim nga Vettingu.

Më poshtë po sjellim shkrimet, mbi pasurinë dhe bëmat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Elbasanit, të cilët pritet të dalin para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./CNA.al

Liroi të dyshuarin si atentator/ Si ka ndryshuar pasuria e prokurores në 15 vite

U denoncua për mitmarrje dhe fshehje të vilave/ Prokurori me llogari bankare në Angli dhe USA

Nga pasuria tek hetimet/ Prokurori prangosi drejtuesit e PD që sulmuan Ramën

48 000 euro kredi i paguan për tre vite/ Prokurorja blen shtëpi, por nuk e deklaron

 

U hetua për manovrat me pasurinë/ Prokurori i shpëtoi dënimit për pazarin me gjyqtarin

 

 

Nga paratë me fajde tek skema korruptive/ Prokurorja, si bankë e paliçensuar

 

Zvarriti hetimet dhe nuk u ndëshkua/ Skandali i prokurorit në filtrat e Vettingut

 

U pendua për lirimin e ?Dajës së Padrinos?/ Prokurori në listën e ?zezë? të pasurive

 

Prokurori që ligjet i zëvendëson me ?Kanunin?/ Skandali me dosjen e grabitjes dhe pasuria

 

Zhdukja e dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit/ Si i doli kundër Gent Ibrahimi prokurores

 

Gjyqtari i ?listës së zezë?/ Si e shtoi pasurinë Sulejman Kurti

 

 

Llalla tentoi ta ?shkundte?/ Prokurori prej një viti nën hetim nga Vettingu

 

Zhdukja e dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit/ Si i doli kundër Gent Ibrahimi prokurores

 

Amnistoi nga hetimi 3 milion euro të Gjin Gjonit/ Si dështoi prokurori i Task Forcës

 

Me patundshmëri nga Pogradeci, Elbasan, dhe Tiranë/ Prokurores i ?dështoi? grabitja

 

I shpëtoi shkarkimit në 2014-ën/ Gjyqtarja që i ?ktheu nderin? Gjin Gjonit, në Vetting

Prokurorja e ?67 bosëve? të Elbasanit/  Zbardhet pasuria e saj

 

Liroi të burgosurin e përjetshëm/ Gjyqtarja ?shpërblehet? me ngritje në detyrë

 

Nga patundshmëritë tek dështimi / Ish anëtari i KLD ?nxiu? gjyqtaren e dosjes së Gjinarit

Nuk arriti të merrte drejtimin e Gjykatës/ Pasuria e gjyqtares që paditi KLD

Gjyqtarja e lidhur me bandat/ Dëshmia e frikshme e ish shefit të policisë

 

I ndëshkuar disa herë nga KLD/ Bëmat e një gjyqtari që fsheh vlerën e pasurisë

 

Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?

 





Lajmet e fundit nga