LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Llalla tentoi ta “shkundte”/ Prokurori prej një viti nën hetim nga Vettingu

25 Nëntor 2020, 12:32, Vetingu CNA
Llalla tentoi ta “shkundte”/ Prokurori prej një viti nën

Në paranverën e vitit 2016, Prokurori i Përgjithshëm në atë akohë Adriatik Llalla firmosi disa ndryshme për drejtues prokurorish, duke ndryshuar tërësisht fytyrën e organit të akuzës.

Kështu, në Prokurorinë e Elbasanit, Llalla largoi zëvendësdrejtuesit, njëri prej të cilëve ishte prokurori Alfred Shehu, i cili e mbante prej 6 vitesh atë pozicion. Ndryshimet Llalla i justifikoi me qëllim riorganizimi të sistemit të akuzës, pas “gjumit të thellë” të disa drejtuesve, të cilët prisnin me padurim miratimin e reformës në drejtësi.

Disa prej drejtuesve, apo zëvendësve të tyre, kishin me vite në një pozicion pune, duke e kthyer prokurorinë në “pronë” personale.
Llalla deklaronte se po tentonte të ?shkundte? prokuroritë, ndërkohë që përfundoi vetë i ?shkundur?. Ai sot pret të përballet me drejtësine, ndërsa prokurori i ?shkundur? prej tij, Alfred Shehu pret përballjen me Vettingun.

Shehu prej një viti është nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kaulifikimit. Në aspektin professional, nga Gramshi në Elbasan, nuk është i lakuar negativisht. Në aspektin e pasurisë, prokurori Shehu të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Patundshmëri ai ka vetëm një banesë të cilën e ka blerë në vitin 2013 për shumën 5 167 424 lekë, pasi ka shitur banesën që kishte më parë. Dhe disa prona që kishte trashëgimi nga gjyshërit ai ia ka dhuruar xhaxhait. Bëhet fjalë për 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.

Është i vetmi subject deklarues, që deklaron se ka dhuruar një pronë, pasi pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetëm marrin dhurata.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori, Alfred Shehu.

 Viti 2003
Ap banimi 2+1, me vlerë 4 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 865 216 lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 135 642 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 141 800 lekë.
Pensioni i nënës 148 800 lekë.

Viti 2005
Në ap e banimit 2+1 në Elbasan është blerë nga nëna dhe motrat pjesa e tyre, në vlerën 2 000 000 lekë.
Gjendje kesh, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 129 280 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 153 300 lekë.
Pensioni i nënës 160 800 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes, 100 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 072 665 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 285 480 lekë.
Pensioni i nënës 168 000 lekë.
Bashkëshortja tërhequr nga depozita bankare, 100 000 lekë.

Viti 2007
Blerë autoveturë Mercedz Benz, 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 308 450 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 408 220 lekë.
Pensioni i nënës 174 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 833 754 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 376 900 lekë.
Pensioni i nënës 188 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 201 858 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 540 270 lekë.
Pensioni i nënës 202 960 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 307 089 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 600 182 lekë.
Pensioni i nënës 216 036 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 523 082 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 632 450 lekë.
Pensioni i nënës 220 236 lekë.

Viti 2012
Gjendje kesh 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 294 707 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 516 278 lekë.
Pensioni i nënës 228 804 lekë.

Viti 2013
Shitur banesa në shumën 3 438 400 lekë.
Blerë banesë, në shumën 5 167 424 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 241 349 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 556 177 lekë.
Pensioni i nënës 237 714 lekë.

Viti 2014
Kursime, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 436 909 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 575 280 lekë.
Pensioni i nënës 241 221 lekë.

Viti 2015
Kursime familjare 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 499 677 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 577 824 lekë.
Pensioni i nënës 250 377 lekë.

Viti 2016
Blerë autoveturë Alfa Romeo, me vlerë 100 000 lekë.
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 349 957 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 580 371 lekë.
Pensioni i nënës 257 974 lekë.

Viti 2017
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 365 902 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 610 301 lekë.
Pensioni i nënës 263 466 lekë.

Viti 2018
Cregjistruar autovure Alfa Romeo, blerë autoveture Daimlet Chrysler, 500 000 lekë.
Overdraft 220 000 lekë.
Kredi për blerje automjetit 400 000 lekë.
Regjistrim i pasurive të fituara trashëgimi nga gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait. 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.
Dhuruar xhaxhait, 63.7 m2 tokë dhe 13.32 m2 ullishte.
Gjendje kesh, 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 452 321 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 619 285 lekë.
Pensioni i nënës 270 290 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga