Vetingu
Me patundshmëri nga Pogradeci, Elbasan, dhe Tiranë/ Prokurores i “dështoi” grabitja

Prokuroria e Elbasanit, më së shumti është përmendur për skandale sa për punën e bërë. Këtë e tregon e kaluara dhe e tashmja profesionale e prokurorëve, por edhe realiteti i zi që ka mbërthyer Elbasanin.
Për shkak të këtij realiteti, pak kohë më parë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zbarkoi në Elbasan, ku vuri alarmin se qyteti është në dorën e bandave.
Në një shtet normal demokratik, ku funksionon prokuroria, nuk duhej të ndodhte një gjë e tillë. Por siç duket prokuroria është marrë peng për vete.
Në kuadër të Vettingut, CNA.al ka hedhur dritë mbi të kaluarën profesionale dhe pasurinë e prokurorëve të Elbasanit.
Në filtër sot do të jetë prokurorja Elveta Murra (Stafa). Kjo e fundit është përfshirë në provesin e rivlerësimit që një vit më parë.
Gjithashtu një vit më parë, emri i prokurores, Elveta Murra (Stafa), është lakuar nga emisioni investigative “Fiks Fare”, i cili denoncoi një skandal të prodhuar nga prokuroria e Elbasanit.
Një qytetar, B.Bajrami, të cilit i kishin vjedhur shtëpinë, kishte denoncuar prokuroren Elveta Murra (Stafa) dhe një avokat, për pengim të hetimeve. Por, pavarësisht denoncimit ai nuk ishte thirrur nga organi i akuzës qoftë për vjedhjen e banesës apo edhe të kallëzimit për prokuroren Stafa dhe avokatin Preçi
Në këtë mënyrë, prokuroria e Elbasanit kishte mbajtur tre vjet të pazbardhur dosjen e një grabitjeje edhe pse i njihte autorët.
Dhe duke pasur parasysh këtë reagim të Prokurorisë, kuptohet fare mirë se si është marrë qyteti peng nga bandat.
Prokurorja Murra (Stafa) e cila duhej të ishte hetuar, ka vijuar punën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Po ndalemi vetëm tek pjesa e saj, pasi çështja e qyetarit-denoncues i ka kaluar një prokurori tjetër, i cili e ka thelluar më tej skandalin, duke I kërkuar qytetarit që t ëbëjë vetëgjyqësi.
Sa i përket pasurisë, prokurorja Elveta Murra (Stafa) nga paga e saj dhe e bashkëshortit avokat.
Fillimisht prokurorka ka deklaruar dy garsoniere në Pogradec, dhe një apartament 2+1 në Elbasan, prona këto të cilat i ka shitur më vonë.
Në vitin 2010 ka blerë një apartament në Elbasan, 3+1 m vlerë 4 200 000 lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2018 me vlerë 45 510 euro dhe në vitin 2011 ka blerë në Pogradec një tjetër apartament, 60 m2, me vlerë 200 000 lekë.
Në 2017 ka blerë një tjetër apartament me sipërfaqe 103 79 m2, me vlerë 5 500 000 lekë dhe në vitin 2018, patundshmërinë e ka shtuar me një apartament në Dajt me vlerë 22 000 euro.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar në ILDKPKI nga prokurorja Elveta Murra (Stafa).
Viti 2003
Ap 2+1, me sip 60 m2, me vlerë 2.5 milion lekë.
Truall me sip 20 m2.
Autoveturë Mercedez Benz, me vlerë 2 milion lekë.
Autoveturë Fiat, me vlerë 1.5 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of e pol gjyqësore, 0,465 milion lekë.
Viti 2004
Garsoniere me sip 46 m2, në Pogradec me vlerë 120 000 lekë.
Kursime, 550 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of e pol gjyqësore, 570 000 lekë.
Viti 2005
Llogari bankare, 253 880 lekë.
Gjendje kesh 700 000 lekë dhe 1 000 euro.
Garsoniere me sip 46 m2, në Pogradec me vlerë 120 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 928 430 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore me sip 2 100 m2, 360 000 lekë.
Viti 2006
Llogari bankare, 222 534 lekë.
Gjendje kesh 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 035 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore me sip 2 100 m2, 300 000 lekë.
Shpenzime për universitetin e djalit, 200 000 lekë.
Viti 2007
Kredi 800 000 lekë. Pa shlyer 699 200 lekë.
Garsioniere me sip 25 m2, ndërtuar në vitin 2004 në Pogradec, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 084 484 lekë.
Të ardhura nga dhënia në përdorim e një sipërfaqeje toke, 2100 m2, pronë e bashkëshortit, 360 000 lekë.
Viti 2008
Gjendja në llogarinë rrjedhëse -800 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 073 232 lekë.
Interes nga huaja dhënë një firme, 252 000 lekë.
Kredi 800 000 lekë. Pa shlyer 768 874 lekë.
Kredi 68 000 lekë, bashkuar me kredinë e mësipërme.
Shpenzime për shkollimin e djalit 4 000 euro.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit, 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia në përdorim e një sipërfaqeje toke, 2100 m2, pronë e bashkëshortit, 360 000 lekë.
Viti 2009
Shitur ap 2+1 me vlerë 2 632 500 lekë.
Të ardhura nga shitja ap dhe shitja e tokës në pronësi të bashkëshortit, 5 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 166 074 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna si avokat, 1 500 000 lekë.
Kredi 800 000 lekë. Pa shlyer 696 085 lekë.
Shpenzime për shkollimin e djalit 4 000 euro.
Gjendja në llogarinë e bashkëshortit, 201 036 lekë, 300 000 lekë dhe 5 000 euro.
Viti 2010
Shitja e garsonieres në Pogradec, 700 000 lekë.
Paguar për blerjen e ap 1+1 në Pogradec, 2 000 000 lekë.
Paguar për blerjen e ap, 3+1, në Elbasan, 4 200 000 lekë.
Gjendje kesh nga kursimet, 1 000 000 lekë dhe 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 157 264 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna si avokat, 1 500 000 lekë.
Kredi 800 000 lekë. Pa shlyer 619 290 lekë.
Shpenzime për shkollimin e djalit 4 000 euro.
Llogari bankare e bashkëshortit, 370 000 lekë, 100 000 lekë dhe 280 euro.
Viti 2011
Overdraft, 961 788 lekë.
Paguar për blerjen e ap 1+1 me sip 60 m2, në Pogradec, 200 000 lekë.
Gjendje kesh nga kursimet, 600 000 lekë dhe 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 196 433 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna si avokat, 250 000 lekë.
Kredi 800 000 lekë. Pa shlyer 538 431 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 300 000 lekë, 100 000 lekë dhe 280 euro.
Viti 2012
Overdraft, 196 022 lekë.
Gjendje kesh nga kursimet, 1 000 000 lekë dhe 960 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 008 552 lekë.
Kredi 800 000 lekë. Pa shlyer 444 584 lekë.
Kartë krediti, 100 000 lekë.
Bashkëshortit shitur automjetin Benz, 450 000 lekë.
Blerë nga bashkëshorti automjeti Daimler Chrysler, 1500 euro.
Shtim I llogarisë së bashkëshortit, 13 602 lekë, 114 662 lekë dhe 173 euro.
Viti 2013
Overdraft, 200 000 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 15 184 lekë.
Gjendje kesh nga kursimet 960 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 025 506 lekë.
Kredi 800 000 lekë. Pa shlyer 269 400 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortit, 221 596 lekë dhe 5275 euro.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 440 000 lekë.
Viti 2014
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 1 447 79 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 15 184 lekë.
Gjendje kesh nga kursimet 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 251 158 lekë.
Kredi 800 000 lekë. Pa shlyer 129 930 78 lekë.
Karta Visa 100 000 lekë. Pa shlyer 52 633 62 lekë.
Bashkëshorti ka tërhequr shumat 226 951 32 lekë dhe 5 360 euro.
Bashëkshorti ka shitur automjetin Daimler Cryhsler, 900 000 lekë.
Bashkëshorti ka blerë Benz Mercedez, 13 000 euro.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 186 086 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna si jurist në ujësjellës, 454 490 lekë.
Kredi 60 000 lekë. Pa shlyer 122 328 29 lekë.
Overdraft, 135 947 89 lekë.
Viti 2015
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, -29 681 72 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 500 000 lekë.
Ullishte me sip 428 572 m2, dhuruar vëllait.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 299 183 lekë.
Kredi 800 000 lekë. Shlyer.
Karta Visa 100 000 lekë. Pa shlyer 21 607 59 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, 34 845 17 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 238 758 lekë.
Djali, ka blerë Benz Mercedez, 300 000 lekë dhe e ka shitur 1000 euro.
Të ardhura të djalit nga puna si jurist në ujësjellës, 364 720 lekë.
Viti 2016
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, -2 735 92 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 327 550 lekë.
Karta Visa 100 000 lekë. Pa shlyer 812 97 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, 5 533 96 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 953 700 lekë.
Viti 2017
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 8 610 87 lekë.
Karta Visa -1 298 65 lekë.
Kaluar në pronësi ap me sip 104.7 m2, me vlerë 45 435 euro.
Blerë ap me sip 103 79 m2, me vlerë 5 500 000 lekë.
Gjendje kesh, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 380 648 lekë.
Likujduar pagesa e prapamebtur për ap. 500 000 lekë.
Kredi bankare 4 400 000 lekë. Pa shlyer 4 366 912 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 1 957 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna si avokat, 115 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna si jurist në IMT, Elbasan, 68 620 lekë.
Viti 2018
Shtesë në gjendjen e llogarisë, 22 654 59 lekë.
Karta Visa -2 811 lekë.
Shtesë në gjendjen kesh 1 000 000 lekë.
Pakësuar llogaria e pagës, 8 610 87 lekë.
Shitur ap në Elbasan, 45 510 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 366 999 lekë.
Kredi bankare 4 400 000 lekë. Pa shlyer 3 962 344 74 lekë.
Bashkëshorti deklaron ap, 1+1 në Dajt me vlerë 22 000 euro.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 1 472 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna si jurist në IMT, Elbasan, 541 872 lekë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,në shortin e datës...

Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA
Gjyqtarja e Gjykatës së Faktit Fier, ka depërtuar në sistemin e drejtësisë me me mijëra euro në llogari bankare dhe automjet të shtrenjtë. Ajo ka...