LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtari i “listës së zezë”/ Si e shtoi pasurinë Sulejman Kurti

2 Nëntor 2019, 09:21, Vetingu CNA
Gjyqtari i “listës së zezë”/ Si e shtoi pasurinë

Java që vjen nis vrullshëm me procesin e Vettingut. Siparin e ngre gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, i cili do të njihen me gjetjet e hetimit nga trupa gjykuese e përbërë nga  Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj.

Kujtojmë se gjyqtari Kurti, është lakuar si pjesë e të ashtuquajturës ?listës së zezë?, në vitin 2014, të përpiluar nga ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Duke iu referuar shkrimeve të mëhershme të mediave CNA.al risjell shkeljet që pretendohet se janë kryer nga gjyqtari Sulejman Kurti.

Ndonëse këto raste janë bërë publike, nga ish KLD nuk ka pasur ndonjë marrje mase ndaj gjyqtarit Kurti, madje nuk dihet nëse janë hetuar rastet në fjalë.

Rastet

Armë mbajtje pa leje ? Gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Policia e Shtetit në datë 13/03/2014 ka arrestuar në flagrancë  shtetasin Agron Kasmi për veprën penale të ?Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit?, parashikuar nga neni 278/5  i K.Penal, pasi në  datë 13.03.2014,  rreth orës 17.00 në vendin  e quajtur fshati Bratile, komuna Kodovajt, pranë kasolles të cilën ky shtetas e posedon u gjetën dhe u sekuestruan  një sasi municioni  prej 24 (njëzet e katër) kaseta metalike me fishekë  luftarakë  të kalibrit 7.62 m/m, ku tre kaseta  metalike  me fishekë mod 56, kalibri 7.62 m/m  janë të hapura.

Nga numërimi i  tyre  rezulton se   u gjendën  gjithsej 16.200  (gjashtëmbëdhjetë mijë e dyqind ) fishekë  mod 56, kalibri 7.62 mm. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes znj. Elveta Stafa ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me gjyqtar të çështjes z. Sulejman Kurti me vendimin Nr. 320 të datës 16.03.2014, ka vendosur  masën e  sigurimit ?Detyrim paraqitje  në policine  gjyqësore?.

Mashtrim me përfitim ? Gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Policia e Shtetit në datë 11/03/2014 ka bërë ndalimin me inisiativë për  shtetasin z. Dhimitër Peqini, i dtl. 19.06.1966. Ky shtetas duke përfituar nga puna si agjent të Kompanisë Intersig me qendër pranë DRTSH Elbasan, ju premtonte dhe ju propozonte shtetasve të ndryshëm për të nxjerrë koalidimet e mjeteve në pronesi të tyre në kundërshtim me ligjin, kundrejt shpërblimit në lekë e cila shkonte deri në 5000 lekë, për të nxjerrë çertifikatën e koalidimit në kohë të ndryshme. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes z.Kreshnik Ajazi, ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z.Sulejman Kurti,  me vendimin Nr. 311, të datës 13.03.2014 , ka vendosur ?Detyrim paraqitje?.

Kapet duke vjedhur? Gjyqtari vendos detyrim paraqitje

Policia e Shtetit në datë 08/03/2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Blerim Bellova, pasi në datë 08.03.2014 ora 17:00 në vendin e quajtur fshati Pajovë ? Peqin, është kapur në flagrancë duke vjedhur dy dhe shkatërruar tre kupola betoni të ish-repartit ushtarak.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes z.Milan Laskaj ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z. Sulejman Kurti me vendimin Nr.296 të datës 12.03.2014 , ka vendosur ?Detyrim paraqitje?.

Sa i përket pasurisë, gjyqtari e nis me një shtëpi në Librazhd, për ta shtrirë më tej pasurinë në Tiranë, duke filluar me garsoniere e më pas me apartament.

Sipas deklarimit të subjektit të rivlerësimit, burimet e të ardhurave burojnë nga dhënia me qirave e dyqaneve në Librazhd tek dhënia me qira e apartamentit në Tirannë.

Ndër vite deklaron edhe kredi me shuma të vogla. Kredia më e madhe që ka marrë ka qenë 15 000 euro, mirëpo vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes, ka arritur ti shlyejë.

Në vitin 2017 rezulton se Kurti ka arritur të punësojë në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm vajzën por edhe bashkëshorten e cila më herët punonte në Elbasan.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Sulejman Kurti.

Viti 2003

Shtëpi banimi e ndërtuar në vitin 1998 me sip 82 m2 dhe truall me sip 138 m2.

Trull me sip 25 m2 me vlerë 50 000 lekë.

Kesh në shtëpi në shumën 1 000 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Librazhd në shumën 0.580 792 milion lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Librazhd në shumën 0 216 071 milion lekë.

Viti 2004

Veturë Benz, prodhim i vitit 1986 me vlerë 500 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Librazhd në shumën799 851 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Librazhd në shumën 262 062 lekë.

Viti 2005

Ngritja e katit e banesës ekzistuese me sip 143 m2, me cati të shfrytëzueshme me sip 90 m2, shtesë për pjesën e shkallëve në katin e dytë me vlerë 2 000 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Librazhd në shumën 813 344 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Librazhd në shumën 260 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë në shumën 100 000 lekë.

Kredia bankare në shumën 400 000 lekë me afat dy vjet dhe me interes 16% dhe me këst mujor 19 600 lekë.

Hua në shumën 1 000 000 lekë.

Hua në shumën 500 000 lekë.

Viti 2006

Pajisja me kangjella alumini e shkallëve të banesës në shumën 200 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Librazhd në shumën 890 000 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Librazhd në shumën 256 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë në shumën 510 000 lekë.

Kredia bankare në shumën 400 000 lekë me afat dy vjet dhe me interes 16% dhe me këst mujor 19 600 lekë. Detyrimi i pashlyer në shumën 176 222 lekë.

Hua në shumën 1 000 000 lekë. Detyrimi i pashlyer në shumën 450 000 lekë.

Hua në shumën 500 000 lekë.

Viti 2007

Shtrim me pllaka i katit në cati dhe punime të tjera në shumën 200 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Librazhd dhe më pas në Elbasan në shumën 870 000 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Elbasan në shumën 360 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë në shumën 360 000 lekë.

Hua në shumën 1 000 000 lekë. Detyrimi i pashlyer në shumën 450 000 lekë.

Viti 2008

Punime në shtëpi me vlerë 100 000 lekë.

Blerje pajisje shtëpiake, kompjuter me vlerë 150 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 795 000 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Elbasan në shumën 409 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë në shumën 360 000 lekë.

Kredi në shumën 816 000 lekë, me këst mujor 52 200 lekë me afat 18 muaj.

Viti 2009

Mobilim shtëpie, dhoma gjumi për fëmijët, veshje me pllaka me vlerë 500 000 lekë.

Lyerje e shtëpisë 150 000 lekë.

Blerje kompjuter dhe televizor me vlerë 100 000 lekë.

Pagesë për studime pasuniversitare, master në Maqedoni në shumën 2 400 euro.

Shpenzime për jetesë në familje në shumën 950 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 995 000 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Elbasan në shumën 448 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane në shumën 400 000 lekë.

Kredi në shumën 816 000 lekë, me këst mujor 52 200 lekë me afat 18 muaj. Detyrimi i pashlyer është 313 200 lekë.

Viti 2010

Blerje ap, garsoniere me sip 33.8 m2 në Tiranë me vlerë 4 391 400 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 995 000 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Elbasan në shumën 460 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane në shumën 350 000 lekë.

Kredi për blerje ap.në shumën 1 229 000 lekë me afat dy vjet dhe me këst mujor në shumën  51 125 lekë.

Hua për blerje ap në shumën 1 000 000 lekë me afat 3 vjet.

Hua për blerje ap në shumën 15 000 euro me afat 3 vjet.

Viti 2011

Kredi për blerje ap.në shumën 1 229 000 lekë me afat dy vjet dhe me këst mujor në shumën  51 125 lekë. Detyrimi i pashlyer është 357 875 lekë.

Hua për blerje ap në shumën 1 000 000 lekë me afat 3 vjet. Detyrimi i pashlyer është 700 000 lekë.

Hua për blerje ap në shumën 15 000 euro me afat 3 vjet.

Viti 2012

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 1 015 000 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Elbasan në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e garsonieres në Tiranë në shumën 80 000 ekë.

Kredi me afat 2 vjet në shumën 1 000 000 lekë.

Hua për blerje ap në shumën 15 000 euro me afat 3 vjet. Detyrimi i pashlyer në shumën 10 000 euro.

Viti 2013

Blerë autoveturë me vlerë 250 000 lekë.

Shitur autovetura e blerë në vitin 2004 në shumën 200 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 1 091 311 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Elbasan në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e garsonieres në Tiranë në shumën 120 000 lekë.

Hua për blerje ap në shumën 15 000 euro me afat 3 vjet. Detyrimi i pashlyer në shumën 8 000 euro.

Kredi me afat 2 vjet në shumën 1 000 000 lekë. Detyrimi i pashlyer në shumën 468 000 lekë.

Viti 2014

Gjendje e patërhequr në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 16 639 07 lekë.

Gjendje e paga e patërhequr në llogarinë rrjedhëse në shumën 466 74 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 1 349 370 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Elbasan në shumën 529 040 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane, në Librazhd në shumën 350 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e garsonieres në Tiranë në shumën 120 000 lekë.

Hua për blerje ap në shumën 15 000 euro me afat 3 vjet. Detyrimi i pashlyer në shumën 6 000 euro.

Viti 2015

Shtesë në gjendjen e pagës të subjektit deklarues në shumën 976 01 lekë.

Shtesë në gjendjen e llogarisë rrjedhëse në shumën 999 29 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 1 377 637 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Elbasan në shumën 554 039 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane, në Librazhd në shumën 250 000 lekë.

Hua për blerje ap në shumën 15 000 euro me afat 3 vjet. Detyrimi i pashlyer në shumën 1 000 euro.

Viti 2016

Pakësim i gjendjes së pagës së subjektit deklarues në shumën 16 275 08 lekë.

Pakësim në gjendjen e pagës së patërhequr të bashkëshortes në shumën 723 19 lekë.

Ka shitur një automjet 250 000 lekë dhe ka blerë një tjetër me vlerë 400 000 lekë.

Gjendje kesh në shtëpi në shumën 200 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 1 359 787 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në shumën 555 636 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane, në Librazhd në shumën 220 000 lekë.

Kredi në shumën 612 000 lekë. Me afat një vit.

Viti 2017

Shtesë në gjendjen e pagës të subjektit deklarues në shumën 649 lekë.

Shtesë gjendje të subjektit deklarues në shumën 9 066 lekë.

Pakësim në gjendjen e pagës së patërhequr të bashkëshortes në shumën 574 lekë.

Shtesë në gjendjen e pagës të Ilda Kurtit në shumën  170 lekë

Ka shitur garsonieren në Tiranë në shumën 4 391 400 lekë.

Blerje ap me sip 56.37 m2 dhe garazh me sip 27 m2 dhe 28 m2 me vlerë 5 834 300 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 1 496 180  lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, Drejtoria e Ushqimit dhe Bujqësisë në Tiranë në shumën 585 686 lekë.

Paga e vajzës Ilda Kurti në Bashkinë Tiranë në shumën 168 588 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane, në Librazhd në shumën 220 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ap në Tiranë në shumën 80 000 lekë.

Kredi në shumën 1 800 000 lekë me afat tre vjet.

Viti 2018

Pakësim në gjendjen e pagës të subjektit deklarues në shumën 8 958 31 lekë.

Shtesë në gjendje kesh të subjektit deklarues në shumën 270 000 lekë.

Pakësim në gjendjen e llogarisë së bashkëshortes në shumën 54 49 lekë.

Pakësim në gjendjen e pagës të Ilda Kurtit në shumën 112 78 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në Elbasan në shumën 1 409 900 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, në Bashkinë Tiranë në shumën 657 910 lekë.

Paga e vajzës Ilda Kurti në Bashkinë Tiranë në shumën 728 718 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e katit të parë, ambjente për dyqane, në Librazhd në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ap në Tiranë në shumën 240 000 lekë.

Kredi në shumën 1 800 000 lekë me afat tre vjet. Detyrimi i pashlyer 931 225 6 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga