Connect with Us

U hetua për manovrat me pasurinë/ Prokurori i shpëtoi dënimit për pazarin me gjyqtarin

Vetingu

U hetua për manovrat me pasurinë/ Prokurori i shpëtoi dënimit për pazarin me gjyqtarin

Publikuar

-

Manovrat e njerëzve të sistemit të drejtësisë për të ruajtur pasurinë e dyshimtë janë nga më të ndryshmet.

Për një rast të tillë është hetuar edhe prokurori i Elbasanit, Petref Asllani, në vitin 2015.  Në fakt nëse shikojmë deklaratat e tij të pasurisë, duket sikur po vë alarmin “sos” se po mbytet nga varfëria.

Kujtojmë se në vitin 2015, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, përkatësisht të Njësisë Task-Force, gjykata vendosi masën ndaluese të “Pezullimit nga detyra” deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit për gjyqtarin e gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan, Qani Hasa dhe për prokurorin e rrethit gjyqësor Elbasan, Petref Asllani, të akuzuar për veprën penale të “Fshehjes, mosdeklarim dhe deklarim i rremë i pasurisë”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Nga hetimet, në atë kohë rezultoi se prokurori Petref Asllani dhe gjyqtari Qani Hasa , në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin gënjyer në deklarimin e pasurisë.

Bëhej fjalë për një apartament i cili ishte në pronësi të prokurorit Petref Asllani dhe që, nëpërmjet një kredie të butë nga Enti i Banesave, dega Elbasan, i është shitur gjyqtarit Qani Hasa.

Por, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës rezultoi se, gjyqtari Hasa, pavarësisht se ka deklaruar blerjen e apartamentit të prokurori Asllani, në realitet kishte blerë një apartament në Tiranë.

Ndërkohë, prokurori Asllani, pavarësisht se kishte deklaruar se kishte marrë paratë nga Qani Hasa, sipas Prokurorisë së Tiranës nuk i kishte marrë ato para nga Hasa, por ka jetuar në atë apartament që prej vitit 2003, kur shtetasi Hasa ka deklaruar që e ka blerë, deri në vitin 2013, kur këtë apartament ia ka shitur një shtetasi tjetër.

Por pas shqyrtimit të çështjes Dhoma Penale në Gjykatën e Tiranës, vendosi të shpallë të pafajshëm prokurorin Petref Asllani dhe të dënojë gjyqtarin Hasa me 200 000 mijë lekë gjobë.

Prokurori Petref Asllani është denoncuar edhe për aspektin professional në emisione investigative.

Në vitin 2019 emisioni investigativ “Stop”, denoncoi me fakte se si prokurori Petref Asllani kishte pushuar hetimet për një të akuzuar për vrasje. Personi i akuzuar ishte dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit dhe pas Apelimit në Durrës, çështja u rikthye për hetim në Elbasan.

Por, prokurori Petref Asllani në vend që të thellonte hetimet i pushoi ato.
Për më tepër për anën profesionaldhe atë pasurore në lidhje me këtë prokuror do të hedhë dritë Vettingu.

LEXO EDHE:  Të shtënat në Elbasan/ Policia në ndjekje të autorit

Ndërsa më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Petref Asllani.

Viti 2003
Tokë bujqësore 3 ha.
Gjendje kesh në banesë 3 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 0,77 milion lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 843 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan dhe Gramsh 821 538 lekë.
Viti 2006
Nuk deklaron asgjë.
Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 132 046 lekë.
Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 038 080 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 385 366 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 281 477 lekë.
Viti 2011
Kursime në shtëpi, 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 151 020 lekë.
Viti 2012
Autoveturë Mercedez Benz, 100 000 lekë.
Ap banimi me vlerë 3 821 526 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 141 610 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 371 973 lekë.
Viti 2014
Kursime nga të ardhurat e pagës 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 397 726 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna si operator telefoni në një kompani private, 34 623 lekë.
Viti 2015
Kursime nga të ardhurat e pagës 350 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 345 136 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga snjë kompani private, 93 240 lekë.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 393 597 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga snjë kompani private, 44 400 lekë.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 387 286 lekë.
Viti 2018
Gjendje kesh, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 493 991 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si operator në një subject privat, 108 646 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  Prezantohet koordinatori i Bindjes Demokratike për Elbasanin

LEXO EDHE:  Habit Braçe/ Vetting pronarëve të lojrave të fatit

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Publikuar

-

Nga

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren Alma Hiçka.

KPK relatoi për së dyti mungesën e dokumentimit të të ardhurave të prindërve si dhe dyshimet për një rast të konfliktit të interesit, ndërkohë që kandidatja për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me kandiaten për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka, u relatuan sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Relatorja Xhensila Pine vuri në dukje në relatim se Hicka kishte marrë tre hua nga prindërit e saj. Huaja e parë prej 250 mijë lekë ishte marrë në vitin 2003 për blerjen e një makine. E dyta në shumë 13 mijë euro ishte marrë për blerjen e një makine në vlerën 23.900 euro në vitin 2010. Huaja e tretë në shumën 4.2 milionë lekë ishte marrë në vitin 2015 për të financuar këstet e një apartamenti 90 mijë euro të blerë në Tiranë

LEXO EDHE:  OFL ndalet në Berat/ Ultimatum për pasurinë katër “të fortëve” të radhës

LEXO EDHE:  Sherr masiv me thika në mes të qytetit/ Dyshohet për 4 të plagosur

Pine tha në të tre rastet se huatë ishin deklaruar në deklarimet periodike, por nuk ishin deklaruar në deklaratën veting. Ajo tha se për këtë i ishin kërkuar shpjegime Hickës.
Po ashtu Pine vuri në dukje se të ardhurat e dokumentuara të prindërve nuk ishin të mjaftueshme për të financuar asnjë nga këto hua.

Duke iu referuar huasë prej 4.2 milionë lekë për apartamentin, Pine tha se nga analiza financiare rezultonte se prindërit e subjektit pa llogaritur shpenzimet e jetesës kishin pasur deri në atë periudhë më pak të ardhura të ligjshme se vetë huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK jep vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajn.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018.
Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese e KPK-së që kreu vlerësimin për Imerajn përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: