Connect with Us

Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?

Vetingu

Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?

Publikuar

-

Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?

Prokuroria e Elbasanit, drejtohet nga prokurori Kreshnik Ajazi me bekimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Që në Mars të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet për prokurorin Kreshnik Ajazi.

Në kuadër të Vettingut, CNA.al po hedh dritë, mbi aperti profesional dhe atë pasuror të subjektit deklarues, Kreshnik Ajazi.
Më herët mediat kanë raportuar Ajazi, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, me dyshimin se ka falsifikuar dhe ka fshehur një dosje hetimore.

Siç ka raportuar në vitin 2018, Lapsi.al, prokurori Ajazi, ka pasur nën hetim një subjekt privat, që ishte kallëzuar nga një bankë e nivelit të dytë për mashtrim me kredi.

Skandali, raportohet se daton në Shkurt të vitit 2017. Një prej akteve është edhe vendimi për shfuqizimin e dërgimit në gjyq të procedimit penal nr. 704, dt. 17.03.2014, të prokurorit Kreshnik Ajazi.

Në këtë doje hetimore, raportohet, se prokurori Kreshnik Ajazi, ka zhvilluar hetimet për një kallëzim të bankës “U….”, kundër kompanisë “E….”shpk, për veprën penale të “Mashtrimit me kredi”.

Në shtator 2014, prokurori Ajazi ka vendosur dërgimin e çështjes për gjykim. Por, ky vendim ishtë shfuqizuar nga drejtuesi i Prokurorisë së asaj kohe, Gentjan Osmani, me argumentimin se nuk ishin kryer veprimet e plota dhe të nevojshme hetimore.
Pas këtij vendimi shfuqizimi, prokurori Ajazi ka kryer sërish veprime të tjera dhe, në përfundim, me datë 31.12.2014, ka vendosur pushimin e çështjes.

Kreshnik Ajazi
Kreshnik Ajazi

Kallëzuesi, banka “U…”, është ankuar në Gjykatë, e cila, në 08.02.2016 ka lënë në fuqi vendimin e pushimit të hetimit, marrë nga prokurori.
Kallëzuesi më pas ka shkuar në Apelin e Durrësit dhe kjo e fundit, me vendimin datë 20.02.2017, ka prishur vendimin e pushimit dhe ka urdhëruar prokurorin Ajazi që të zhvillojë hetime më të thelluara.

Por prokurori Ajazi mësohet se nuk ka kryer asnjë veprim sipas urdhrit të vendosur nga Gjykata e Apelit dhe e ka arkivuar rastin.
Pak javë, pasi ka marrë në dorëzim vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit për rifillimin e hetimeve, prokurori Ajazi është komanduar në Prokurorinë e Kavajës.

Në bazë të ligjit, ai dorëzon të gjithë dosjet që kishte në ngarkim në Prokurorinë e Elbasanit, përfshirë edhe dosjen e hetimit, të cilën e kishte rikthyer Gjykata e Apelit Durrës.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me hetimet e pretenduara në Prokurorinë e Tiranës, por sot prokurori Ajazi, është drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, ku thuhet se ka nisur skandali.
CNA.al , përveçse tek aspekti profesional është ndalur edhe tek pasuria e prokurorit Ajazi. Të ardhurat e tij burojnë nga paga si prokuror, nga mësimdhënia në Universitetin e Elbasanit dhe si lehtësues nga Shkolla e Magjistraturës.

Më poshtë po sjellim edhe pasurinë e deklaruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Viti 2009 (Deklarata fillestare)

Kursime në shtëpi 500 000 lekë.
Depozitë bankare, 17 000 lekë.
Dhuratë nga prindërit 200 000 lekë.
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, shpërblim, 387 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë, 49 000 lekë.
Kredi konsumatore, 120 000 lekë.
Kredi konsumatore, 450 000 lekë.

Viti 2009 (Deklarata vjetore)
Shtesë nga të ardhurat nga paga, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë, 109 186 lekë.
Kredi konsumatore, 120 000 lekë. Pa shlyer 153 000 lekë.
Kredi konsumatore, 450 000 lekë. Pa shlyer 373 200 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë 175 862 lekë.
Kursime nga paga 90 000 lekë.
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës për botimin e një shkrimi në revistën “Jeta juridike”, 30 000 lekë.
Kredi për blerjen e një makine, 250 000 lekë. Pa shlyer 19 000 lekë.

Viti 2011

Kursime nga paga 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë 1 295 299 lekë.
Pagesë për kredinë konsumatore si garant për vëllain, 12 000 lekë.
Dorëzanës në një kredi, të marrë nga vëllai i subjektit deklarues me vlerë 500 000 lekë. Pa shlyer 228 000 lekë.
Viti 2012
Shtesë në kursime me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë 384 804 lekë dhe në Elbasan 772 979 lekë.
Dorëzanës në një kredi, të marrë nga vëllai i subjektit deklarues me vlerë 500 000 lekë. Pa shlyer 195 000 lekë.
Hua, (overdraft), 50 000 lekë.
Viti 2013
Shtesë në kursime me vlerë 360 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 117 585 lekë.
Të ardhura si lehtësues nga Shkolla e Magjistraturës, 12 000 lekë.
Dorëzanës në një kredi, të marrë nga vëllai i subjektit deklarues me vlerë 500 000 lekë. Pa shlyer 67 300 lekë.
Hua, (overdraft), 50 000 lekë. Pa shlyer 13 000 lekë.

LEXO EDHE:  Sadushi në filtrin e Vettingut/ Rrezikon t'i "pritet koka"?!

Viti 2014

Shtesë në kursime me vlerë 420 000 lekë.
Llogari kursimi me vlerë, 15 875 69 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 635 177 lekë.
Dorëzanës në një kredi, të marrë nga vëllai i subjektit deklarues me vlerë 500 000 lekë. Shlyer.
Kredi konsumatorë marrë nga nëna e subjektit deklarues për ti blerë makinë për vëllain, me vlerë 1 000 000 lekë.
Hua, (overdraft), 50 000 lekë. Vijon.

Viti 2015

Shtesë në kursime me vlerë 510 000 lekë.
Llogari rrjedhëse me vlerë, 15 981 lekë.
Llogari rrjedhëse me vlerë, 91 04 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 735 150 lekë.
Të ardhura si lehtësues nga Shkolla e Magjistraturës, 30 000 lekë.
Pagesë për një trajnimnë Nju Mexiko, USA, 906 dollarë amerikan.
Kredi konsumatorë marrë nga nëna e subjektit deklarues për t’i blerë makinë për vëllain, me vlerë 1 000 000 lekë. Pa shlyer 500 122 17 lekë.
Hua, (overdraft), 50 000 lekë. Vijon.

Viti 2016

Pakësim i gjendjes kesh, 2 380 000 lekë.
Shtesë në kursimet personale, 150 000 lekë.
Llogari depozite pa afat, 17 500 euro.
Gjendja e llogarisë rrejedhëse, 15 980 lekë.
Gjendja e llogarisë rrejedhëse, 142 28 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 347 354 lekë.
Kredi konsumatorë marrë nga nëna e subjektit deklarues për ti blerë makinë për vëllain, me vlerë 1 000 000 lekë. Pa shlyer 173 686 8 lekë.
Hua, (overdraft), 50 000 lekë. Vijon.

Viti 2017

Shtesë në kursimet, 100 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 8.74 euro.
Gjendja e llogarisë rrejedhëse, 149 28 lekë.
Gjendja e llogarisë rrejedhëse, 98 14 lekë.
Gjendja e llogarisë rrejedhëse, 15 980 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, Kavajë dhe Pogradec, 1 141 284 lekë.
Të ardhura si pedagog i jashtëm në Universitetin e Elbasanit, 76 776 48 lekë.
Kredi konsumatorë marrë nga nëna e subjektit deklarues për ti blerë makinë për vëllain, me vlerë 1 000 000 lekë. Shlyer.
Hua, (overdraft), 50 000 lekë. Vijon.

Viti 2018

Shtesë në kursimet personale, 75 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 5 39 euro.
Gjendja e llogarisë rrejedhëse, 1 012 89 lekë.
Gjendja e llogarisë rrejedhëse, 1 854 41 lekë.
Gjendja e llogarisë rrejedhëse, 15 980 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, Pogradec dhe Tiranë 1 216 784 lekë.
Të ardhura si pedagog i jashtëm në Universitetin e Elbasanit, 59 635 lekë.
Të ardhura
Dieta nga Këshilli i Evropës për një vizitë studimore në Strasburg, 236 25 euro.
Dieta dhe rimborsi shpenzimesh për një vizitë studimore, në Londër, 355 Paund.
Hua, (overdraft), 50 000 lekë. Vijon./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i grupit “KÇK”/ Ngec në ‘sitën’ e vettingut Kolë Hysenaj

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj.

Seanca e parë në veting për Hysenajn nisi në muajin shtator të vitit 2020, por u shty në kohë pasi KPK riçeli hetimin ndaj tij. Pas hetimit të dytë administrativ, Hysenaj rezultoi me probleme në kriterin e pasurisë.

Hysenaj ishte prokuror i çështjes ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në gjykatën e kryeqytetit.

LEXO EDHE:  Skandali/ Si i falsifikoi Andi Dobrushi dokumentet për KLP?

LEXO EDHE:  Akuzohet për ngacmim seksual/ Shpallet në kërkim mjeku shqiptar

Kujtjmë se gjatë një seance parlamentare, vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama, foli për grupin “Kap çfarë të kapësh”, që funksionon në drejtësi dhe gjykata.

Pas kësaj deklarate mediat publikuan edhe emra se për kë e kishte fjalën kryeministri. Një ndër emrat që u publikua në media ishte prokurori i Tiranës Kol Hysenaj./CNA.al

Prokurori i grupit “KÇK”/ Sa i kushton Vettingu Kol Hysenajt?

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Tensione në KPK/ Prokurori rebelohet, ndjek nga pas Komisionerët e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Beratit Tasim Puci, pasi e ka gjetur me shkelje në të tria kriteret.

Por, pas dhënies së vendimit ka reaaguar ashpër prokurori Puci. Sipas Birn, situata është tensionuar, pas shpalljes së vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Prokurori Puci,ka ndjekur anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani”?

Situata është qetësuar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

“Jam pa shtëpi e katandi,” ka thënë prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla.
Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Bazil Zaharof, “tregtari” i vdekjes që u bë njeriu më i pasur i Evropës

LEXO EDHE:  Spaho-ambasadorëve/Qeveria po trajton Vettingun si ministri në varësi

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK “i pret kokën” prokurorit që shkonte i dehur në seancë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Beratit, Tasim Pucci për shkak të problemeve me pasurinë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kishte sjellë në KPK një raport negativ për Pucin. Sipas këtij raporti Puci kishte bërë fshehje pasurie, nuk kishte burime të ligjshme dhe kishte deklarime të pasaktë e të rremë të pasurisë.

Puci e ka ushtruar profesionin e prokurorit që nga viti 2003, në Skrapar. Në kuadër të procesit të Vettingut, KLP ka analizuar tre dosjet e zgjedhura nga prokurori dhe pesë dosjet e zgjedhura me short dhe ka marrë parasysh të gjithë ankesat dhe vërejtjet për këtë prokuror, ndërsa ka shqyrtuar aftësitë profesionale.

Kujtojmë se prokurori Tasim Buci, më herët është ndëshkuar me “vërejtje” nga KLP. Siç ka raportuar e përditshmja “Panorama”, ai është akuzuar se ka shkuar në gjendje të dehur në një gjyq të zhvilluar në Berat, ndërsa në Tiranë në një proces të ndjekur prej tij, prokurori nuk ka respektuar solemnitetin në paraqitjen fizike të veshjes.

Gjithashtu prokurori Tasim Puci është denoncuar në vitin 2016 nga emisioni investigativ “Stop”, me argumentin se në bashkëpunim me gjykatën iu kishin dhënë lirinë, dy shtetasve të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Dy shtetasit rezultonin të ishin të afërm të kryebashkiakut të Poliçanit, përkatësishtë vëllai dhe kunati./CNA.al

Skandalet e drejtësisë në Vetting/ Prokurori i dehur në seancë dhe me veshje joetike

LEXO TE PLOTE