Connect with Us

Gjyqtarja e lidhur me bandat/ Dëshmia e frikshme e ish shefit të policisë

Vetingu

Gjyqtarja e lidhur me bandat/ Dëshmia e frikshme e ish shefit të policisë

Publikuar

-

Gjyqtarja e lidhur me bandat/ Dëshmia e frikshme e ish shefit të policisë

Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, po hetohet nga Vettingu që nga Dhjetori i vitit 2020.
Vyshka më herët është denoncuar nga ish-shefi policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema me argumentin se ka favorizuar në një proces gjyqësor fisin Çapja, duke nxjerrë të pafajshëm Sokol Çapjan, vendim ky që është marë në vitin 1998.

Para disa kohësh “Shqiptarja.com”, ka publikuar dëshminë e ish-shefit të policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, i cili fliste për miqësinë e gjyqtares Zamira Vyshka me fisin Çapja.

Sipas tregimit të Fadil Memajt, Sokol Çapja ishte në një proces gjyqësor, pasi në vitin 1993, Sokoli së bashku me dy persona të tjerë kishte vrarë një person tek parku “Rinia”.

“Në këtë rast Sokoli, mori pafajësinë në vitin 1998, pasi mesa di unë, oficeri i policisë gjyqësore Vangjel Xhani dhe gruaja e këtij të fundit, Sofika Xhani, e cila ishte prokurore në Elbasan, kanë grisur fletët e dosjes dhe i ngatërruan. “…gjyqin me sa di unë e ka zhvilluar gjyqtarja Zamira Vyshka, e cila është mikeshë shumë e afërt e familjes Çapja”. Ndërsa çifti Xhani pas këtij veprimi që bënë u larguan për në Amerikë”– ka treguar Fadil Mema para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana”, raporton, “Shqiptarja.com”.

Fadil Mema
Fadil Mema

Nuk dihet nëse pas kësaj deklarate ka pasur ndonjë hetim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi lidhja e një gjyqtareje me bandat, “rrëzon”, atë çka quhet drejtësi.
Vyshka të gjithë karrierën si gjyqtare e ka të përqëndruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan.

Sa i përket pasurisë , gjyqtarja Zamira Vyshka “noton” në patundshmëri, si troje, objekte banimi, godina të ndryshme, toka bujqësore e të tjera.

Sipas pas saj këto patundshmëri që ndodhen në Elbasan, i ka përfituar nga trashëgimia.
Një pjesë të madhe të patundshmërisë, deri në vitin 2016, rezulton se i ka të paregjistruara në hipotekë.
Të ardhurat e saj përveç se nga paga burojnë edhe nga dhënia me qira e pronave.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Zamira Vyshka.

Viti 2003

Shtëpi banimi me vlerë 5 milion lekë, dhuruar nga babai.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 0, 563 milion lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi, dy katëshe me vlerë 5 milion lekë, dhuruar nga babai.
Shtëpi banimi, tre katëshe, me vlerë 10 milion lekë.
Truall 100, ku zotëron ½.
Sipërfaqe ullishte ku zotëron ½.
Truall 166, ku zotëron ½.
Kursime 1 829 432 99 lekë.
Kursime 20 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 77 000 lekë.

Viti 2005

1/5 e truallit 338.6 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 390 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 472 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 24 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e tokës bujqësore 13 000 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 140 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 500 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 160 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1 milion lekë kesh të deklaruara në vitin 2003.
Kesh në shtëpi,1 829 432 99 lekë.
Kursime, 1 500 000 lekë. Të gjitha këto pasuri janë përfituar nga trashëgimia.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 865 469 lekë.

LEXO EDHE:  Xhisiela Maloku mohon dëshminë/ Reagon Partia Demokratike

Viti 2006

Blerë tokë arë 300 m2 me vlerë 2 100 000 lekë.
Mbyllur depozita bankare me vlerë 20 642 dollarë amerikan.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 002 840 lekë.

Viti 2007

Shitur banesë trekatëshe me truall 114 m2, me vlerë 5 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 810 783 lekë.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 052 524 lekë.

Viti 2009

Nga sip 3000 m2, tokë arë, ka këmbyer sip 500 m2 me 628.88 m2 objekt, 2 kate.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 007 811 lekë.

Viti 2010

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 355 518 lekë.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 397 000 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 900 691 67 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 151 776 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 799 911 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 426 279 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 688 400 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 374 871 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 573 039 lekë.

Viti 2016

Pasuri të paregjistruara në hipotekë.
1/3 e trulli 740 m2.
4/8 e sip 147.3 m2, sip 81.3 m2 dhe sip 243.4 m2.
4/8 e sip 24 m2, sip.338.6 m2 e cila rrjedh nga pasuria me sip 710 m2.
4/8 e sip 3 144 m2, sip 6 000 m2, sip 1 0000m2, sip 2856 m2, që në total janë 13 000 m2.
4/8 e sip. 390 m2 dhe truall 476 m2.
4/8 e e truallit me sip 390 m2, sip 140 m2, sip 500 m2, me sip 160 m2 dhe e drejtë kompesimi me vlerë e tokës arë me sip 7 960 m2.
Troje të zëna me banesa, dyqane e garazhe private të ndërtuara pas vitit 1991.
Pasuri e dhënë me qira
Ndërtesë me trull me sip objekti 1257.76 m2 dhe sip trualli 4900 m2 në bashkëpronësi. Pjesërisht është dhënë me qira, me vlerë 408 000 lekë.
Depozitë bankare më vlerë, 10 029 432 lekë.
Llogari bankare me vlerë 29 857 92 lekë.
Investuar në obligacione me afat 2 vjeçar, 10 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 476 772 lekë.

Viti 2017

Depozitë bankare 1 570 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 247 750 lekë.
Mbyllur llogaria bankare me vlerë 29 857 92 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 509 104 lekë.

Viti 2018

Mbyllur llogari bankare me vlerë 1 570 000 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 2 840 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 22 686 25 lekë.
Të ardhura nga qiraja e objektit, 400 000 lekë.
Kursime nga paga 600 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 273 550 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 543 012 lekë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i grupit “KÇK”/ Ngec në ‘sitën’ e vettingut Kolë Hysenaj

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj.

Seanca e parë në veting për Hysenajn nisi në muajin shtator të vitit 2020, por u shty në kohë pasi KPK riçeli hetimin ndaj tij. Pas hetimit të dytë administrativ, Hysenaj rezultoi me probleme në kriterin e pasurisë.

Hysenaj ishte prokuror i çështjes ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në gjykatën e kryeqytetit.

LEXO EDHE:  “Çështja Shullazi”/Ja kush do paraqitet në Prokurori pas Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  Kaloi Vettingun/ Komisioneri ankimon vendimin për prokurorin

Kujtjmë se gjatë një seance parlamentare, vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama, foli për grupin “Kap çfarë të kapësh”, që funksionon në drejtësi dhe gjykata.

Pas kësaj deklarate mediat publikuan edhe emra se për kë e kishte fjalën kryeministri. Një ndër emrat që u publikua në media ishte prokurori i Tiranës Kol Hysenaj./CNA.al

Prokurori i grupit “KÇK”/ Sa i kushton Vettingu Kol Hysenajt?

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Tensione në KPK/ Prokurori rebelohet, ndjek nga pas Komisionerët e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Beratit Tasim Puci, pasi e ka gjetur me shkelje në të tria kriteret.

Por, pas dhënies së vendimit ka reaaguar ashpër prokurori Puci. Sipas Birn, situata është tensionuar, pas shpalljes së vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Prokurori Puci,ka ndjekur anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani”?

Situata është qetësuar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

“Jam pa shtëpi e katandi,” ka thënë prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla.
Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

LEXO EDHE:  “Doshi”/ Monika Kryemadhi dëshmon sonte në Prokurori

LEXO EDHE:  Kaloi Vettingun/ Komisioneri ankimon vendimin për prokurorin

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK “i pret kokën” prokurorit që shkonte i dehur në seancë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Beratit, Tasim Pucci për shkak të problemeve me pasurinë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kishte sjellë në KPK një raport negativ për Pucin. Sipas këtij raporti Puci kishte bërë fshehje pasurie, nuk kishte burime të ligjshme dhe kishte deklarime të pasaktë e të rremë të pasurisë.

Puci e ka ushtruar profesionin e prokurorit që nga viti 2003, në Skrapar. Në kuadër të procesit të Vettingut, KLP ka analizuar tre dosjet e zgjedhura nga prokurori dhe pesë dosjet e zgjedhura me short dhe ka marrë parasysh të gjithë ankesat dhe vërejtjet për këtë prokuror, ndërsa ka shqyrtuar aftësitë profesionale.

Kujtojmë se prokurori Tasim Buci, më herët është ndëshkuar me “vërejtje” nga KLP. Siç ka raportuar e përditshmja “Panorama”, ai është akuzuar se ka shkuar në gjendje të dehur në një gjyq të zhvilluar në Berat, ndërsa në Tiranë në një proces të ndjekur prej tij, prokurori nuk ka respektuar solemnitetin në paraqitjen fizike të veshjes.

Gjithashtu prokurori Tasim Puci është denoncuar në vitin 2016 nga emisioni investigativ “Stop”, me argumentin se në bashkëpunim me gjykatën iu kishin dhënë lirinë, dy shtetasve të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Dy shtetasit rezultonin të ishin të afërm të kryebashkiakut të Poliçanit, përkatësishtë vëllai dhe kunati./CNA.al

Skandalet e drejtësisë në Vetting/ Prokurori i dehur në seancë dhe me veshje joetike

LEXO TE PLOTE