Connect with Us

U pendua për lirimin e “Dajës së Padrinos”/ Prokurori në listën e “zezë” të pasurive

Vetingu

U pendua për lirimin e “Dajës së Padrinos”/ Prokurori në listën e “zezë” të pasurive

Publikuar

-

Procesi i Vettingut vazhdon dhe krahas tij dalin në dritë edhe bëmat e gjyqtarëve e prokurorëve.

Mustafa Turku , thuajse të gjithë karrierën e ka të përqndruar në Prokurorinë e Elbasanit, që në vitin 2001, kur u transferua nga Prokuroria e Librazhdit që ishte në atë kohë.

Prokurori Turku nuk është një emër i panjohur për mediat si në aspektin profesional ashtu edhe në atë pasuror. Në fillim të vitit 2020, “Shqiptarja.com”, raportoi se për lirimin nga burgu i Peqinit të Viktor Ymerit nga Vlora (I cili po vuante dënimin për dy vrasje), dajës së Edison Harizaj, kishte qenë dakort dhe prokurori i çështjes Mustafa Turku.

Por, në ditët në vijim, prokurori kishte ndërruar mendje, duke apeluar vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila i kishte njohur ditët e punës në burg Ymerit, të cilat përllogariteshin në ulje të dënimin me 5 muaj e 16 ditë burg.

Qëndrimi i prokurorit Turku në sallën e gjyqit, për lirimin e Viktor Ymerit, ishte pasqyruar dhe në vendimin e gjykatës së Elbasanit.
Por, pasi kishte qenë pro lirisë së Ymerit, gjatë seancës gjyqësore, prokurori Turku kishte përgënjeshtruar qëndrimin e tij me ankesën në Apel.

Paqëndrueshmëri prokurori Turku duket se nuk ka vetëm në aspektin profesional por edhe atë pasuror. Kujtojmë se në Shkurt të vitit 2020 Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, për shkelje të ndryshme të rregullave të deklarimit të interesave private, kishte aplikuar masën administrative “gjobë” për prokurorin Mustafa Turku.

Sipas deklaratave të pasurisë në ILDKPKI, të ardhurat prokurori Turku nga paga e tij nga dy apo tre punët dhe kurset private të bashkëshortes si dhe nga patundshmëritë e dhenë me qira.

Bëhet fjalë për një garsoniere në Golem që kishte vënë në emrin e bashkëshortes dhe një ambjent zyre.

Për më tepër po sjellim pasurinë e mbushur bono thesari të deklaruara nga prokurori Mustafa Turku.

Viti 2003
1/6 e një shtëpie banimi 70 m2 me vlerë 4 milion lekë.
Tokë, 640 m2, me vlerë 0,15 milion lekë.
Autoveturë, Benz Mercedez me vlerë 0,55 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 0, 744 milion lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 842 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 700 000 lekë.

Viti 2005
Depozitë bankare e kthyer në bono thesari me vlerë 1 000 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 300 000 lekë.
Garsioniere, 33 m2, në Golem, në emër të bashkëshortes me vlerë 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 017 048 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 617 292 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga projektet e Institutit kërkimor biologji, 100 000 lekë.

Viti 2006
Mbyllur llogaria e bonos së thesari dhe kaluar depozitë në shtëpi me vlerë 500 000 lekë.
Mbyllur llogaria e bonos së thesari dhe kaluar depozitë në shtëpi me vlerë 500 000 lekë.
Kursime në vlerën 800 000 lekë.
Të ardhura të nxjerra nga garsonierja me vlerë 180 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 024 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 751 870 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga kurset private dhe botimet 300 000 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortes me vlerë 2 400 000 lekë.

Viti 2007
Zyrë me sip 42.6 m2, në Elbasan me vlerë 2 000 000 lekë.
Automjet, Renault Clio në emër të bashkëshortes, 300 000 lekë.
Të ardhura nga Kanadaja për bashkëshortes nga kushëriri i saj, 2 200 CAD.
Kursime 1 000 000 lekë.
Të ardhura të nxjerra nga garsonierja me vlerë 180 000 lekë.
Bono thesari me vlerë 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit, 216 376 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 864 349 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 812 331 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Medico, dega infermieri dhe nga një universitet privat, 300 000 lekë.
Marrë hua për blerjen e zyrës 1 000 000 lekë.

Viti 2008
Shitur automjeti Renault me vlerë 400 000 lekë.
Të ardhura nga garsonierja, 180 000 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 221 062 96 lekë.
Depozita bankare në shumat 500 000 lekë dhe 37 568 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 043 928 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 924 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes një universitet privat dhe kurset private 143 800 lekë dhe 150 000 lekë.
Marrë hua për blerjen e zyrës 1 000 000 lekë.

Viti 2009
Blerë automjeti Opel me vlerë 700 000 lekë.
Të ardhura nga garsonierja, 180 000 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 258 630 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 391 736 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit,1 180 498 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes një universitet privat dhe nga një shkollë jopublike 67 320 lekë dhe 40 000 lekë.
Marrë hua për blerjen e zyrës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 700 000 lekë.

LEXO EDHE:  “Bravo Luli, bravo”/ Kulluri ironizon thellë Bashën: Fitorja do jetë e sigurt! Jepi!

Viti 2010
Të ardhura nga garsionierja, 180 000 lekë.
Kursime, 100 000 lekë.
Mbyllur llogaria e bonos së thesarit me vlerë, 2 969 465 lekë dhe interes 250 356 lekë.
Mbyllur llogaria e bonos së thesarit me vlerë, 494 909 lekë dhe interes 41 736 lekë.
Kaluar shumna e bonos së thesarit në librezën e kursimeve, vlera 3 800 095 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 520 642 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 1 180 515 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes një universitet privat dhe kurset private 300 000 lekë.
Marrë hua për blerjen e zyrës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 400 000 lekë.

Viti 2011
Gjendja e depozitës në bono thesari 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 204 823 lekë.
Gjendje kesh në shtëpi, 1 000 000 lekë.
Mbyllur llogaria rrjedhëse e bashkëshortes dhe kaluar kesh në shtëpi, shuma 157 833 lekë.
Tërehqur nga llogaria e pagës së bashkëshortes dhe kaluar kesh në shtëpi, 500 000 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 239 600 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 056 070 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 1 113 740 lekë.
Marrë hua për blerjen e zyrës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 200 000 lekë.

Viti 2012
Shtuar bono e thesarit në shumën 1 600 000 lekë.
Depozitë e bonos së thesarit me vlerë 4 160 000 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 263 396 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 20 473 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 234 827 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 1 160 955 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës së bashkëshortes, 231 800 61 lekë.
Marrë hua për blerjen e zyrës 1 000 000 lekë. Shlyer.

Viti 2013
Gjendje në llogarinë e pagës së bashkëshortes, 157 042 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira të zyrës, 20 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 239 599 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 1 058 035 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 231 317 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 27 010 lekë.

Viti 2014
Gjendje në llogarinë e pagës së bashkëshortes, 50 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira të zyrës, 120 000 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 136 260 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 29 472 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 482 084 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 1 521 330 lekë.

Viti 2015
Gjendje në llogarinë e pagës së bashkëshortes, 50 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira të zyrës, 120 000 lekë.
Marrë kesh nga kjo shumë 20 000 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 148 593 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 29 766 lekë.
Hapur llogari me vlerë 300 000 lekë.
Legalizimi i shtesës së banesës me sip 13.9 m2 me vlerë 3 .024 lekë dhe 10 000 lekë bono privatizimi.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 444 217 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna, 1 599 540 lekë.
Të ardhura nga interesi i bonos së thesarit, 148 593 lekë.

Viti 2016
Mbyllur llogaria e bonos së thesarit me vlerë 4 460 000 lekë.
Mbyllur llogaria e bonos së thesarit me vlerë 910 000 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 5 400 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira të zyrës, 60 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 449 724 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna, 1 153 474 lekë.
Gjendje kesh në shtëpi 900 000 lekë.
Lidhur pension privat me vlerë 14 000 lekë.
Mbyllur llogaritë bankare me vlerë, 86 40 lekë, 3.37 lekë dhe 3.91 lekë.

Viti 2017
Shtuar kursimet në shtëpi me 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 557 050 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në Universitetin e Elbasanit dhe të Shkodrës, 1 294 083 lekë dhe 163 816 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, 499 6999 lekë.
Të ardhura nga AKP, Tiranë, 90 464 lekë.

Viti 2018
Shtuar kursimet me 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 622 572 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në Universitetin e Elbasanit dhe të Shkodrës, 1 228 933 lekë dhe 145 073 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, 43 529 lekë.
Pagesë për bashkëshortes nga QSHA, me vlerë 96 925.
Të ardhura nga dhënia me qira e zyrës, 70 000 lekë.

Pension privat me vlerë 62 000 lekë.
Detyrim për vendosje kondicioneri shuma 321 054. Pa shlyer 121 504 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  Kaseta e masakrës së Krushës/ Frrok Çupi: Basha duhet të largohet nga politika urgjent

LEXO EDHE:  “Kam më shumë besim te Haga se teknikët shqiptarë”/ Pashaj për detin: Është problem Gjiri i Sarandës

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Publikuar

-

Nga

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren Alma Hiçka.

KPK relatoi për së dyti mungesën e dokumentimit të të ardhurave të prindërve si dhe dyshimet për një rast të konfliktit të interesit, ndërkohë që kandidatja për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me kandiaten për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka, u relatuan sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Relatorja Xhensila Pine vuri në dukje në relatim se Hicka kishte marrë tre hua nga prindërit e saj. Huaja e parë prej 250 mijë lekë ishte marrë në vitin 2003 për blerjen e një makine. E dyta në shumë 13 mijë euro ishte marrë për blerjen e një makine në vlerën 23.900 euro në vitin 2010. Huaja e tretë në shumën 4.2 milionë lekë ishte marrë në vitin 2015 për të financuar këstet e një apartamenti 90 mijë euro të blerë në Tiranë

LEXO EDHE:  “Ka shenja të një varianti të ri virusi”/ Bino: Nuk e dimë cili është

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari: Partitë e vjetra kanë një marrëveshje të fshehur

Pine tha në të tre rastet se huatë ishin deklaruar në deklarimet periodike, por nuk ishin deklaruar në deklaratën veting. Ajo tha se për këtë i ishin kërkuar shpjegime Hickës.
Po ashtu Pine vuri në dukje se të ardhurat e dokumentuara të prindërve nuk ishin të mjaftueshme për të financuar asnjë nga këto hua.

Duke iu referuar huasë prej 4.2 milionë lekë për apartamentin, Pine tha se nga analiza financiare rezultonte se prindërit e subjektit pa llogaritur shpenzimet e jetesës kishin pasur deri në atë periudhë më pak të ardhura të ligjshme se vetë huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK jep vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajn.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018.
Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese e KPK-së që kreu vlerësimin për Imerajn përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE