Connect with Us

48 000 euro kredi i paguan për tre vite/ Prokurorja blen shtëpi, por nuk e deklaron

Vetingu

48 000 euro kredi i paguan për tre vite/ Prokurorja blen shtëpi, por nuk e deklaron

Publikuar

-

Reforma në drejtësi po vijon me procesin e Vettingut, por edhe me prangosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Përgjatë vitit 2021, Vettingu do të hetojë kryesisht prokurorët dhe gjyqtarët e rretheve, pasi ka mbaruar punë kryesisht me drejtuesit. Në listë për t’u hetuar gjatë këtij viti është edhe prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha.

Kjo e fundit të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në Elbasan. Emri i saj është përmendur më herët, nga ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, i cili gjatë dëshmisë së dhënë përpara prokurorit tashmë të ndjerë Xhevat Hana, akuzonte një gjyqtare se kishte lidhje me bandat.

Në dëshminë e Fadil Memës, të publikuar nga Shqiptarja.com, lakohet edhe emri i prokurores Rajmonda Berisha.

“Me datën 21 shkurt 2006, më njoftoi Prokuroria, Raimonda Berisha, që unë të paraqitesha në Gjykatë, për të bërë sigurimin e provës, pra të dëshmisë timë. Unë i thashë se nuk vij se jam i sëmurë me raport. Ajo më tha, “…lëri ato, po të vish në Gjykatë…”. Nuk më pëlqeu mënyra sesi më tha, se m’u duk sikur kishte bashkëpunim me Çapjat”, raportohet të ketë dëshmuar Mema para prokurorit Hana.

Përveç se në këtë rast, prokurorja Berisha, nuk rezulton të jetë lakuar në aspektin professional, ndërsa hetimet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kanë nisur në Dhjetor të vitit që kaloi.

Në lidhje me pasurinë të ardhurat e prokurores Berisha burojnë nga paga e saj dhe paga e bashkëshortit.

Në vitin 2007 ajo deklaron se ka marrë 48 000 euro kredi për të blerë shtëpi, por ndërkohë shtëpinë nuk e deklaron, në asnjë nga deklaratat si pasuri. Kredinë rezulton ta ketë shlyer për tre vite, duke pasur parasysh që në 2011-ën e deklron të mbyllur.

Për më tepër detaje po sjellim deklaratat e pasurisë së prokurores Rajmonda Berisha, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2003
Shtëpi banimi 70 m2 në Elbasan blerë me kredi në shumën 1 800 000 lekë.
Autoveturë me vlerë 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 750 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 120 000 lekë.

Viti 2004
Depozitë bankare në vlerën 511 521 lekë.
Depozitë bankare në vlerën 10 126 26 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 868 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 624 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 74 054 lekë.

Viti 2005
Kursime, 700 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 13 584 lekë dhe 161 36 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 029 723 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 120 000 lekë dhe dieta 6 240 euro.

Viti 2006
Kursime, 920 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 19 347 lekë dhe 189 euro.
Shtesë në depozitën bankare 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 048 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 120 000 lekë dhe dieta 7 800 euro.

Viti 2007
Të ardhura nga interesat bankare, 55 569 lekë dhe 539 54 euro.
Depozitë e re bankare, 200 000 lekë.
Depozitë e re bankare, 5 000 euro.
Kursime 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 088 978 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 175 872 lekë dhe dieta 7 820 euro.
Kredi për blerje shtëpie, 48 000 euro.

Viti 2008
Të ardhura nga interesat bankare, 61 427 lekë dhe 712 64 euro.
Blerë makinë Volsvagen, 250 000 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 081 403 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 175 872 lekë dhe dieta 7 820 euro.

Viti 2009
Kredi për blerje shtëpie 48 000 euro. Shlyer 4 195 euro.
Të ardhura nga interesat bankare, 71 758 69 lekë dhe 700 39 euro.
Shitur makina Mercedez Benz, 700 000 lekë.
Blerë makinë Mercedez Benz, 1 450 000 lekë.
Kursime, 1 400 000 lekë dhe 7 200 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 555 542 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 336 000 lekë dhe dieta 9 600 euro.

Viti 2010
Kredi për blerje shtëpie 48 000 euro. Vijon.
Të ardhura nga interesat bankare, 41 477 02 lekë dhe 320 18 euro.
Depozitë e mbetur nga paga 460 000 lekë.
Kursime, 2 000 000 lekë dhe 10 800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 490 950 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 336 000 lekë dhe dieta 10 600 euro.

LEXO EDHE:  Policia jep informacion zyrtar për ngjarjen në Elbasan/ Makina me targa greke nuk iu bind policisë

Viti 2011
Likuiduar kredia prej 48 000 euro.
Mbyllur depozitat bankare me vlerë 23 000 euro dhe 1 500 000 lekë për të mbyllur kredinë.
Pakësuar gjendja kesh në shtëpi me 1 500 000 lekë dhe 1 000 euro për të mbyllur kredinë bankare.
Depozitë bankare për dy vajzat me vlerat 1 307 040 lekë dhe 1 311 588 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 26 000 lekë.
Kursime në shtëpi 1 500 000 lekë dhe 16 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1472 062 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 336 000 lekë dhe dieta 10 080 euro.

Viti 2012
Blerë makine Citroen C3 me vlerë 13 500 euro, me kredi nga paratë e shitjes së Volsvagenit.
Depozitë në formë investimi 600 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të dy vajzave, 48 074 lekë dhe 88 774 lekë.
Kursime në shtëpi 700 000 lekë dhe 8 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 255 939 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 336 000 lekë dhe dieta 9 600 euro.

Viti 2013
Shtyrje e kredisë për blerjen e makinës 13 500 euro.
Interesi i depozitës së investimit dhe një tjetër depozitë, 3 494 lekë dhe 136 809 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të dy vajzave, 47 661 55 lekë dhe 84 301 78 lekë.
Kursime në shtëpi 700 000 lekë dhe 10 200 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 298 479 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 461 000 lekë dhe dieta 6 060 euro.

Viti 2014
Shlyer kredia e marrë për makinën në shumën 2 310 euro.
Interesi i depozitës së investimit dhe një tjetër depozitë, 427 255 lekë dhe 193 742 lekë.
Kursime në shtëpi 700 000 lekë dhe 11 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 467 634 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 234 432 lekë dhe dieta 3 590 euro.
Vajza ka blerë makinë Smart, me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të dy vajzave, 12 588 40 lekë dhe 118 819 lekë.

Viti 2015
Shlyerje e kredisë së makinës, 2 261 53 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 492 760 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 234 432 lekë dhe dieta 10 580 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës në një universitet privat dhe një një studio private, 54 000 lekë dhe 90 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të dy vajzave, 8 460 80 lekë dhe 12 963 71 lekë.
Interesi i depozitës së investimit, 485 265 34 lekë.
Kursime të vajzës në shumën 1 500 000 lekë.

Viti 2016
Shlyerje e kredisë së makinës, 14 710 lekë.
Depozitë bankare me vlerë 798 375 52 lekë.
Llogari bankare me vlerë 24 955 59 lekë.4
Overdarft me vlerë 200 000 lekë.
Kesh në shtëpi, 1 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 511 692 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 234 432 lekë dhe dieta 1 200 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës në një universitet privat dhe si dizajenere në një studio private, 73 472 lekë dhe 316 360 lekë.
Kredi e marrë për blerjen e makinës. Pa shlyer 2 239 71 lekë.
Depozitë bankare e vajzës për studime në Gjermani, 8 077 59 euro.

Viti 2017
Mbyllur kredia për blerjen e makinës.
Depozitë bankare me vlerë 702 610 88 lekë.
Llogari bankare me vlerë 539 930 34 lekë.
Kesh në shtëpi, 1 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 611 817 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 246 864 lekë dhe dieta 9 800 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës si dizajenere në një studio private, 288 000.

Viti 2018
Shtesë në depozitën bankare, 22 905 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës, 116 212 84 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës si prokurore, 684 893 76 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 587 892 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 55 131 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si shofer, 313 182 lekë dhe dieta 4 250 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës si dizajenere në një studio private, 277 056 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si lehtësuese në Shkollën e Magjistraturës, 35 142 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë aktorja e famshme! Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

LEXO EDHE:  Policia jep informacion zyrtar për ngjarjen në Elbasan/ Makina me targa greke nuk iu bind policisë

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas motorin e picave

LEXO EDHE:  Shpërthim i fuqishëm/ Tronditet Elbasani

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  1 milion euro për t’u bërë kryebashkiak?/ Sejdini jep sinjale tërheqjeje nga Elbasani

LEXO EDHE:  Shpërthim i fuqishëm/ Tronditet Elbasani

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: