Vetingu
I ndëshkuar disa herë nga KLD/ Bëmat e një gjyqtari që fsheh vlerën e pasurisë

Gjyqtari i Elbasanit Bujar Musta, është një ndër gjyqtarët më të përfolur në media.
Në vitin 201, gjyqtari Musta, ka paditur Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me argumentin se nuk e ka vlerësuar me notën e duhur për aftësitë profesionale.
KLD e kishte vlerësuar me “Mirë”, punën profesionale të gjyqtarit Bujar Musta. Ky i fundit kërkonte të vlerësohej me notën “Shumë mirë”, por në fakt dëshira e tij ishte hedhur poshtë nga KLD. Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi, vlerësimin e KLD-së me notën “Mirë”.
Kujtojmë se KLD, më tej në vitin 2015 ka vendosur masën vërejtje me paralajmërim për gjyqtarin Bujar Musta. Gjyqtari në fjalë është lakuar në media, jo vetëm për denoncimet që qytetarët kanë bërë ndaj tij, por edhe për një veprim të çuditshëm, të ndërmarrë prej tij.
Me datë 09/10/2015, gjyqtari Musta sapo ka çelur seancën gjyqësore me palë trashëgimtarët e Aqif Pashë Elbasanit, e ka mbyllur atë.
Ai e ka shtyrë seancën gjyqësore me arsyetimin se do të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.
“Me qenë se sot është ndeshja Shqipëri-Serbi dhe rrugët kryesore dytësore të qytetit janë të bllokuara, gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe të caktojë seancën e re me dt 06/11/2015, ora 10:00”, është shprehur gjyqtari Bujar Musta në seancën gjyqësore të datës 8 tetor 2015.
Ngjarje kjo që ka gjetur pasqyrim në pjesën më të madhe të mediave. Që nga Nëntori i viti 2019, gjyqtari Bujar Musta është nën hetim nga Vettingu dhe përveç se për bëmat në aspektin professional ai do të kalojë në filtër edhe për pasurinë.
Sipas të dhënave të ILDKPKI-së, gjyqtari Bujar nuk e deklaron vlerën pasurive që blen. Në vitin 2010, ai ka blerë një shtëpi dhe një makinë, por nuk e deklaron çmimin e tyre.
Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Bujar Musta.
Viti 2003
Depozitë me afat 1 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 0, 691 milion lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Qendra Ekonomike e Arsimit, Bashkia, Elbasan, 0, 208 milion lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 937 858 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Qendra Ekonomike e Arsimit, Bashkia, Elbasan, 230 520 lekë.
Pensioni i nënës, 88 864 lekë.
Viti 2005
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 890 625 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 844 365 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Qendra Ekonomike e Arsimit, Bashkia, Elbasan, 266 060 lekë.
Pensioni i nënës, 87 259 lekë.
Viti 2006
Shtesë likuiditeti, 2 283 641 lekë.
Gjendje në bankë, 317 107 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 998 711 lekë dhe nga ZABGJ, 29 314 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Qendra Ekonomike e Arsimit, Bashkia, Elbasan, 295 830 lekë.
Pensioni i nënës, 96 540 lekë.
Viti 2007
Pakësim likuiditeti -2 388 044 lekë.
Llogari rrjedhëse 464 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 010 679 lekë dhe, ZABGJ, 48 857 lekë dhe nga Shkolla e Magjistraturës, 170 USD.
Të ardhura të bashkëshortes nga Qendra Ekonomike e Arsimit, Bashkia, Elbasan, 401 300 lekë.
Pensioni i nënës, 122 460 lekë.
Viti 2008
Pakësim likuiditeti 2 353 225 lekë.
Llogari rrjedhëse, 471 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 854 409 lekë dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, 40 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Qendra Ekonomike e Arsimit, Bashkia, Elbasan, 510 456 lekë.
Pensioni i nënës, 58 460 lekë.
Viti 2009
Shtesë likuditeti 2 399 685 lekë.
Llogari rrjedhëse, 814 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 026 395 lekë dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, 85 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Qendra Ekonomike e Arsimit, Bashkia, Elbasan, 291 025 lekë.
Pensioni i nënës, 142 868 lekë.
Viti 2010
Pakësim likuiditeti, 526 340 lekë.
Llogari rrjedhëse, 370 lekë.
Blerë banesë me sip 121 m2, nuk e thotë çmimin.
Blerë autoveturë, Benz, nuk e thotë vlerën.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 060 263 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Qendra Ekonomike e Arsimit, Bashkia, Elbasan, 411 594 lekë.
Pensioni i nënës, 153 984 lekë.
Marrë hua, 1 000 000 lekë.
Viti 2011
Shtim likuditeti, në total, 956 624 lekë.
Llogari rrjedhëse 483 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 098 156 lekë dhe dieta 5 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga shpërblimi i një kompanie sigurimesh për një aksident, 160 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga shpërblimi nga një shoqëri ajrore për dëmtim në çantë, 107 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në një universitet privat, 155 250 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si Drejtoreshë Informacioni, Bashkia, Elbasan, 637 652 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga shpërblimi i një kompania ajrore për dëmtim në çantë, 65 euro.
Pensioni i nënës, 156 546 lekë.
Marrë hua 1 milion lekë. Pa shlyer 500 000 lekë.
Viti 2012
Pakësim likuiditeti, 864 819 lekë.
Llogaria rrjedhëse, 998 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 093 880 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si Drejtoreshë Informacioni, Bashkia, Elbasan, 651 598 lekë.
Pensioni i nënës, 161 874 lekë.
Marrë hua 1 milion lekë. Shlyer.
Viti 2013
Shtim likuiditeti, 1 600 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse 817 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 105 577 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si Drejtoreshë Informacioni, Bashkia, Elbasan, 618 664 lekë.
Pensioni i nënës,166 854 lekë.
Viti 2014
Shtim likuiditeti, 1 760 474 lekë.
Llogaria rrjedhëse 655 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes 307 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 366 028 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si Drejtoreshë Informacioni, 216 156 lekë.
Të ardhura nga banesa e dhënë me qira, 420 000 lekë.
Viti 2015
Pakësim likuiditeti, 1 000 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, me vlerë 793 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 350 549 lekë.
Pensioni i nënës, 175 528 lekë.
Viti 2016
Shtesë likuiditeti, 1 300 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 1 036 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 412 654 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si avokate, 2 444 659 lekë.
Pensioni i nënës, 182 027 lekë.
Viti 2017
Shtesë likuiditeti, 2 100 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 152 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 489 499 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si avokate, 834 600 lekë.
Pensioni i nënës, 184 210 lekë.
Viti 2018
Shtesë likuiditeti, 2 900 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 2 988 lekë.
Depozitë me afat 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Elbasan, 1 456 345 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si avokate, 842 720 lekë.
Pensioni i nënës, 189 152 lekë./CNA.al