Vetingu
Nga pasuria tek hetimet/ Prokurori prangosi drejtuesit e PD që sulmuan Ramën

Në Mars të vitit 2016 Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm në atë kohë shkarkoi mga detyra si zëvendës drejtues në Prokurorinë e Elbasanit, Ritvan Sukaj.
Për këtë të fundit hetimet Vetting kanë nisur në fund të vitit që lamë pas, ndërsa të gjithë karrierën rezulton e shtrirë nga Tropoja në Elbasan dhe ndërsa pasuria në Tiranë. Kujtojmë se prokurori Ritvan Suka ka hetuar ngjarjen e 6 Qershorit 2016, në lidhje me atentatin që u bë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ku ka kërkuar shpalljen fajtor të Shkëlzen Hasanpapajt, dhe dënimin e tij me 22 vite burg, për tentativë vrasje dhe plagosjen e një punonjëseje policie.
Një tjetër çështje që ka hetuar prokurori Suka ka lidhje me politikën. Bëhet fjalë për ngjarjen e 13 Qershorit 2019, kur një grup protestuesish, mbështetës të opozitës, i kanë bërë “pritë” eskortës së kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në qytetin e Librazhdit. Për këtë ngjarje u akuzuar krerët e Partisë Demokratike të Qarkut Elbasan.
Por në seancën e masën së sigurisë, gjykata la të lirë të lirë ish-deputetin e Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi, sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni si dhe sekretarin e PD-së Librazhd, Erlind Gurra.
Ndërsa për Bujar Vreton, kryetarin e Degës së PD-së Librazhd, Arjan Karriqin, kryetarin e Degës së PD-së, Prrenjas, Bujar Kojku, Dashamir Boja, u vendos masa “arrest me burg”, ashtu siç kishte kërkuar prokurori Suka, i cili i akuzonte për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit dhe pengim të subjekteve zgjedhore.
Sa u përket të ardhurave rezulton se prokurori Ritvan Suka, ka burim vetëm pagën e tij. Dhe me atë pagë ai blen apartament, merr kredi, krijon kursime si dhe justifikohet se e ka ndihmuar babai.
Në vitin 2017, deklarohet se bashkëshortja e tij është punësuar në Bashkinë e Tiranës, përkatësisht si specialiste juridike në Entin e Banesave. Nuk mund të paragjykojmë lidhjet e prokurorit me pushtetin, por ajo që dihet është se të punësuarit në institucione, janë njerëz apo militantë të partisë në pushtet.
Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Ritvan Suka.
Viti 2003
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tropojë, 7.4 milion lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tropojë, 747 948 lekë.
Pension pleqërie, 140 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tropojë, 1 116 720 lekë.
Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tropojë, 974 520 lekë.
Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tropojë, 1 232 376 lekë.
Viti 2008
Kontratë sipërmarrjeje për ndërtim ap me sip 103.4 m2 me vlerë 61 900 euro.
Kursime 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 160 041 lekë.
Të ardhura nga puna e babait në Itali, 11 600 euro.
Pensioni i babait, 180 000 lekë.
Të ardhura të vëllait nga puna në një kompani private në Tiranë, 105 000 lekë.
Kredi për blerjen e ap 1 000 000 lekë.
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit, 1 900 euro.
Viti 2009
Kontratë sipërmarrjeje për ndërtim ap me sip 103.4 m2 me vlerë 61 900 euro.
Kursime 200 000 lekë.
Paguar firmës së ndërtimit, 1400 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan , 1 406 981 lekë.
Pensioni i babait, 204 000 lekë.
Të ardhura të vëllait nga puna në një kompani private në Tiranë, 170 000 lekë.
Kredi për blerjen e ap 1 000 000 lekë. Pa shlyer 794 700 lekë.
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit, 500 euro.
Viti 2010
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 467 000 lekë.
Kredi për blerjen e ap 1 000 000 lekë. Pa shlyer 442 200 lekë.
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit, 500 euro.
Viti 2011
Kursime 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 563 078 lekë.
Kredi për blerjen e ap 1 000 000 lekë. Pa shlyer 89 700 lekë.
Paguar firmës së ndërtimit, 500 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si gazetare në një media, 300 000 lekë.
Viti 2012
Kursime 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 625 066 lekë.
Kredi për blerjen e ap 1 000 000 lekë. Shlyer.
Të ardhura të bashkëshortes si gazetare në një media, 27 580 lekë dhe 378 240 lekë.
Viti 2013
Kursime 300 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti në Yzberisht me sip.111.8 m2, me vlerë 53 000 euro. Deklaron se ka paguar me katër këste.
Më pas të njëjtën kontratë e revokuar dhe ka nënshkruar një tjetër për blerje ap në Yzberisht me vlerë 48 800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 436 853 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 37 423 lekë.
Detyrim ndaj firmës pas revokimit të kontratës, 4 800 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si gazetare në një media 100 000 lekë.
Viti 2014
Kursime 200 000 lekë.
Blerë automjet Benz, me vlerë 2 000 euro.
Gjendje llogarie, 15 931 02 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 405 120 lekë.
Të ardhura nga një trajnim në Nju Mexico, 900 dollarë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 34 783 euro.
Detyrim ndaj firmës pas revokimit të kontratës, 4 800 euro.
Kartë krediti me limit 600 000 lekë.
Viti 2015
Gjendje llogarie, 650 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 462 058 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 32 143 euro.
Detyrim ndaj firmës pas revokimit të kontratës, 4 800 euro, I shlyer.
Kartë krediti me limit 600 000 lekë
Kredi në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer 649 400 lekë.
Viti 2016
Gjendje llogarie, 650 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 351 819 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 29 503 euro.
Kartë krediti me limit 600 000 lekë. Pa shlyer 621 121 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer 521 000 lekë.
Viti 2017
Gjendje llogarie -135 70 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 378 241 lekë.
351 819 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 26 853 euro.
Kartë krediti me limit 600 000 lekë. Shlyer.
Kredi në shumën 500 000 lekë. Shlyer.
Kredi konsumatore në shumën 1 000 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, 50 973 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si specialiste e zyrës juridike në Entin Kombëtar të Banesave, Bashkia Tiranë, 446 726 lekë.
Viti 2018
Gjendje llogarie, 67 86 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan, 1 494 854 lekë.
Kredi 25 000 euro. Pa shlyer 24 213 euro.
Kredi konsumatore në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 819 084 40 lekë.
Gjendja në llogarinë e bashkëshortes -16 941 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si specialiste e zyrës juridike në Entin Kombëtar të Banesave, Bashkia Tiranë, 598 073 03 lekë.
Overdarft 50 000 lekë në emër të bashkëshortes. Pa shlyer 40 000 lekë./CNA.al