LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurorja e “67 bosëve” të Elbasanit/  Zbardhet pasuria e saj

7 Shkurt 2021, 09:56, Vetingu CNA
Prokurorja e “67 bosëve” të Elbasanit/  Zbardhet

Vettingu përveçse hedh dritë mbi mënyrën se si e kanë vënë dhe krijuar pasurinë gjyqtarët dhe prokurorët, rikthen në vëmendje dosje hetimore që s ?dihet se çfarë ka ndodhur me to apo që ka dyshime për mënyrën se si janë proceduar.

Për prokuroren e Elbasanit Erida Lamka, Vettingu sapo ka nisur. Emri i saj është lakuar në Nëntor të vitit 2017, kur Prokuroria e Elbasanit kishte nisur hetime për pastrim parash ndaj familjeve të personave që rezultonin pronarë biznesesh të ndryshme me miliona euro xhiro e fitime.

Në media u raportua se mes të hetuarve kishte edhe biznesmenë të njohur, si dhe të afërm të kryebashkiakut socialist të asaj kohe, Qazim Sejdini.

Konkretisht, Prokuroria e Elbasanit me 27 Tetor 2017,  i kishte  kërkuar Degës së Tatim Taksave, Bankave të Nivelit të Dytë, Drejtorisë së Shërbimit të Transporteve, Degës së Doganave hetim të veprimeve për 67 persona të botës së biznesit, qeverisë vendore dhe Universitetit.

Drejtuesi i atëhershëm i Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, kishte deleguar drejtuesen e seksionit Erida Lamka për të ndjekur dosjen voluminoze.

Po se çfarë ndodhi me këto hetime, nuk u mësua kurrë dhe asnjërit prej ?bosëve? të pretenduar të Prokurorisë, nuk I hyri gjemb në këmbë, pasi vetë organi i akuzës që nga qendra e për të vijuar më tej në rrethe ishte në kaos. Bëhet fjalë për kohën Prokurores së përgjithshme të përkohshme të Arta Markut, kohë kur prokuroria ishte jashtë funksionit të saj.

Tashmë, me daljen në Vetting prokurorja Erida Lamka, duhet të japë llogari dhe për hetimet që nisën dhe s ?dihet ku u pluhurosën.

Prokurorja Lamka, është lakuar edhe për një tjetër rast, mjaft i njohur për opinionin publik, siç është ai I Orest Sotës, pasi çështja u transferua nga Krimet e Rënda në Elbasan.

Kujtojmë se Sota u ndalua teksa në makinën e tij u gjetën dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe 863 mijë euro. Në janar të 2018, ai fitoi lirinë.

Sa i përket pasurisë, prokurorja Erida Lamka, ka kaluar në skanerin hetimor të ILDKPKI-së, pas përzgjedhjes në vitin 2009 të 166 zyrtarëve të lartë, për t?ju hetuar pasuria.

Të ardhurat e prokurores Lamka, burojnë nga paga e saj dhe aktivitetet dhe pronat e bashkëshortit. Ky i fundit, kur kryen transaksione të shitjeve, nuk e saktëson pasurisë që ka shitur.

Në këto rrethane nevojitet një hetim imirëfillte nga institucionet përkatëse që kanë mekanizmat e duhur, në mënyrë për të saktësuar çfarë pasurie disponon dhe çfarë jo.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Erida Lamka, Kokonozi.

Viti 2007 (Deklarata fillestare)

Depozitë bankare 100 000 lekë.

Shpërblim nga Shkolla e Magjistraturës, 411 000 lekë.

Viti 2007 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në stazh, në Tiranë, 120 853 lekë.

Viti 2008

Kursime 300 000 lekë.

Gjendje e llogarisë rrjedhëse, 116 86 lekë.

Mbyllje e depozitës dhe tërheqja e shumës 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 877 250 lekë.

Viti 2009

Kursime 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 1 098 530 lekë.

Viti 2010

Kursime 200 000 lekë.

Llogari bankare 1 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 1 098 311 lekë.

Shpërblim nga Prokuroria e Përgjithshme, 85 000 lekë.

Viti 2011

Depozitë bankare, me vlerë 1 281 000 dhe shtesë 81 000 lekë.

Kursime 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 1 052 160 lekë dhe shpërblime 823 532 lekë.

Overdraft 150 000 lekë i patërhequr.

Kredi 450 000 lekë.

Bashkëshorti ka blerë makinë BMV, me vlerë 2 000 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje për një ap në emër të bashkëshortit me vlerë, 63 800 euro.

Kontratë porosie për një ap 77.7 m2, në emër të bashkëshortit, me vlerë 54 390 euro.

Kontratë porosie nga bashkëshorti për disa objekte, dyqan, garazh me sip 32.13 m2 me vlerë 16 000 euro dhe 100 m2 me vlerë 36 000 euro si dhe një ap 102 m2, me4 vlerë 36 000 euro.

Bashkëshorti zotëron 33 % tek patundshmëritë, tokë 28 12 m2, tokë, 78 m2, tokë pemëtore 625 m2 dhe 1200 m2, tokë arë 2 154 m2, 2 316 m2, 440 m2 si dhe 446 .7 m2. Të gjitha këto prona janë në zonën e Librazhdit.

Kursime të bashkëshortit 1 000 000 lekë.

Viti 2012

Depozita bankare e subjektit deklarues, pakësuar me 160 000 lekë.

Kursime të subjektit deklarues 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 842 353 lekë.

Overdraft 150 000 lekë. Pa shlyer 58 048 lekë.

Kredi 450 000 lekë. Shlyer.

Bashkëshorti kontratë për kalim të së drejtës së pronësisë së pasurisë për një dyqan 32.3 m2, me vlerë 41 990 euro.

Bashkëshorti, kontratë porosie të re pas revokimit të kontratës së porosisë së mëparshme për pasurinë me sip 77.7 m2.

Kursime të bashkëshortit 200 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga paga si  inspector i lartë në shërbimin pyjor Tirane dhe si kryeinspektor i peshkimit, 29 370 lekë dhe 65.3 lekë.

Viti 2013

Depozita bankare e subjektit deklarues, 500 000 lekë.

Kursime të subjektit deklarues 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 895 366 lekë.

Shpërblim nga një universitet privat për punën si pedagoge, 59 400 lekë.

Shlyer overdrafti 150 000 lekë.

Bashkëshorti ka shitur tokë-arë, 77 400 lekë.

Kursime të bashkëshortit 300 000 lekë.

Vendimi i Komisionit të kthimit të pronave ku njihen 48.100 m2 tokës, për 6 trashëgimtarë, njëri prej të cvilëve është vjehrri i subjektit deklarues.

Të ardhura të bashkëshortit nga paga si  kryeinspektor i peshkimit në MM, 779 231 lekë dhe shpërblim 88 000 lekë.

Viti 2014

Depozita bankare e subjektit deklarues, 770 000 lekë.

Kursime të subjektit deklarues 300 000 lekë.

Tërhequr nga subjekti deklarues shuma 59 400 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 1 134 951 lekë.

Bashkëshorti ka shitur automjetin 7 000 euro.

Deklaratë noteriale nga bashkëshorti për kalim të te drejtave të pronësve shoqëruar me kontratën e shitjes ppër një patundshmëri, me vlerë 63 800 euro.

Kursime të bashkëshortit 300 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga paga si  shef sektori në Inspektoriatin e peshkimit në MM, 742 029 lekë.

Bashkëshorti, kontratë hua përdorje për një automjet.

Viti 2015

Kursime të subjektit deklarues 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 1 092 694 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortit 1 000 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 16 630 lekë.

LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 900 000 lekë.

LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 6 500 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 995 534 lekë.

Bashkëshorti ka blerë makinë 1 200 franga zviceriane.

Bashkëshorti ka shitur automjetin 9 500 euro.

Llogari rrjedhëse e bashkëshorti, 38 600 euro.

Llogari rrjedhëse e bashkëshorti, 840 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshorti, 10 000 lekë.

Bashkëshorti ka hapur një aktivitet si person fizik. Të ardhura në bazë të kontratës së qirasë 150 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 1 920  lekë.

LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 13 140 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 1 168 395 lekë.

Bashkëshorti ka shitur garazhin 98 m2 me vlerë, 24 500 euro.

Të ardhura të bashkëshortit nga kontrata e qirasë, 450 000 lekë.

Të ardhura në kuadër të Vendimit të Komisionit të Kthimit të pronave për 48.100 m2, me vlerë 566 632 50 lekë.

Llogari e bashkëshortit me vlerë 32 945 euro dhe 1 000  000 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 6 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në  Elbasan, 1 244 491 lekë.

Bashkëshorti si përfaqësues ligjor I ?Euro SBS?  me llogari bankare në emër të këtij subjekti, me vlerë 11 548 lekë dhe 42 euro.

Bashkëshorti, kontratë sipërmarrje për vënie në dispozicion  të truallit 534 m2, për ndërtim me kusht.

Bashkëshorti, kontratë sipërmarrje për vënie në dispozicion  të truallit 300 m2, për ndërtim me kusht./CNA.al

Lajmet e fundit nga