Connect with Us

Liroi të burgosurin e përjetshëm/ Gjyqtarja “shpërblehet” me ngritje në detyrë

Vetingu

Liroi të burgosurin e përjetshëm/ Gjyqtarja “shpërblehet” me ngritje në detyrë

Publikuar

-

Në Shtator të vitit 2020, Enkeleda Kapedani u zgjodh në krye të gjykatës së Elbasanit . Kapedani e mori këtë post pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu.

Për Kapedanin hetimet-Vetting kanë nisur në muajin Mars të vitit 2020. Kujtojmë që gjyqtarja Enkeleda Kapedani, bëri bujë në media, pasi vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit, i ashtuquajturi i “forti” i bandës së Gaxhait. Këtë vendim gjyqtarja Kapedani e ka marrë në Dhjetor të vitit 2019, pasi Arjan Balliu dhe Anita Mici i kishin hequr një vit më parë dënimin e përjetshëm.

Gjyqtari Arjan Balliu është shkarkuar tashmë nga Vettingu, ndërsa për gjyqtaren Anita Mici, Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Nuk dihet çfarë fati do të ketë në KPK, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, nëse iu referohemi dy gjyqtarëve që janë marrë me çështjen e Viktor Imerit, të cilin Kapedani e liroi.

Një tjetër çështje që ka pasur në duar kjo gjyqtare, ka lidhje me dosjen e korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, në vitin 2018, kur la në burg 4 nga 7 personat e arrestuar nga policia.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit.

Është bërë standart që gjyqtarët, pavarësisht dojseve të shumta në Gjykatë, shpërndahen edhe nëpër Universitete.
Në një vend si Shqipëria kur drejtësia “ndrin”, duhet të shkojnë në të njëjtën linjë dhe Universitetet.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Tokë bujqësorë në Golem I vogël, Lushnjë, 3 200 m2, ku zotëron 25 % me vlerë 1 376 000 lekë.
Ap 91.34 m2, tek kthesa e Kamzës me vlerë 50 000 euro.
Gjendje kesh në shtëpi, 1 634 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga mësimdhënia në një universitet privat, 46 977 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, 43 474 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 141 473 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë.

Viti 2014
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumat 169 lekë dhe 141 290 lekë.
Kursime të subjektit deklarues, 200 000 lekë.
Dërguar nga i vëllai që jeton në Skoci shuma 68 000 lekë dhe dorazi 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 929 831 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer 423 418 lekë.
Dy overdraft me nga 100 000 lekë. Pa shlyer 141 290 lekë.
Kredi për blerje elektroshtëpiake, 80 000 lekë.

Viti 2015
Dërguar nga i vëllai që jeton në Skoci shuma 1 585 21 euro.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues 74100 47 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 735 124 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 254 840 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, nga botimi i një artikulli në revistën “Jeta Juridike”, 35 530 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë. Shlyer.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 987 606 lekë.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat në fundjavë

Viti 2016
Shitur pasuria e paluajtshme në Golem të vogël në Lushnje, me vlerë 1 634 000 lekë, në masën 100% pasi të gjithë pjesëtarët e familjes ia kanë dhuruar subjektit deklarues. Kursimet dhe dërgesat nga vëllai janë pakësuar në vlerën 1 400 000 lekë, duke mbetur 600 000 lekë. Për shkak se vlera 1 000 000 lekë ka shërbyer për blerjen e një automjeti kamion, për bashkëjetuesin Lulzim Qarri.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues, 9 133 88 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues,73 726 92 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 10 681 lekë dhe 579 692 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga raporti i lindjes, 391 231 lekë.
Shpërblim për rast sëmundjeje, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Elbasan si rimbursim për pasaportën e shërbimit, 7 500 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 858 854 35 lekë.
1/6 e shtëpisë banimit 300 m2, në Zall Herr, në emër të Lulzim Qarrit.
1/6 e 26 580 m2, e tokës bujqësore, në emër të Lulzim Qarrit.
Gjendje kesh e Lulzim Qarrit, 400 000 lekë.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro.

Viti 2017
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues shtuar me 102 384 lekë dhe 975 lekë.
Gjendja kesh e subjektit deklarues pakësuar me 400 000 lekë.
Blerë makinë Volsvagen Golf 5 me vlerë 360 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 021 961 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 704 348 12 lekë.
Kartë krediti me limit 100 000 lekë.
Kartë krediti me limit 1 000 euro.
Gjendja kesh e bashkëjetuesit pakësuar me 100 000 lekë.
Bashkëjetuesi ka blerë makinë BMV, me vlerë 1 500 euro.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro. Janë paguar 8 000 euro.

Viti 2018
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues është pakësuar me 39 157 lekë.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues është shtuar me 3 189 lekë.
Gjendja kesh e subjektit deklarues, është pakësuar me 150 000 lekë.
Kartë krediti me limit 100 000 lekë.
Kartë krediti me limit 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 045 482 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 78 942 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga Bashkia Tiranë, 259 008 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 559 510 lekë.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro. I janë paguar 18 000 euro.
Bashkëjetuesi ka shitur makinën BMV, me vlerë 200 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së bashkëjetuesit, 16 033 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  A po e transferon në jug pasurinë e veriut Banka Qendrore Evropiane?

LEXO EDHE:  A po e transferon në jug pasurinë e veriut Banka Qendrore Evropiane?

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 9 nëntor 2020

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Automjeti përmbyset në mes të rrugës

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Vettingu “pret” kokën e Artan Brocit

LEXO EDHE:  A po e transferon në jug pasurinë e veriut Banka Qendrore Evropiane?

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE