web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Drejtësia e Vlorës” në Vetting/ Nga pasuritë e “çmendura”, tek shantazhet dhe akuzat për korrupsion

17 Shkurt 2021, 10:36, Vetingu CNA

 Banesa, makina, troje, llogari bankare, aktivitete në biznese të ndryshme, përbëjnë pasurinë e pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Vlorës.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Vlorës nga Apeli në shkallë të parë, ku rezulton se është njëri më i pasur se tjetri.

Drejtësia e Vlorës shpeshherë është denoncuar  për korrupsion në lidhje me tjetërsimin e pronave apo për raste kur janë kryer vepra penale, për të cilat ligji parashikonte burgim të përjetshëm, por që të dyshuarit dhe më vonë të akuzuarit nuk janë dënuar.

Por, deri më tani   KPK ka ?prerë kokën? e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko  apo ish anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.

Kujtojmë se gjyqtari Petrit Aliaj dërgoi në 4 muaj, katër raporte mjekësore me diagnoza të ndryshme,  një prej të cilëve u provua i rremë sipas KPK. Komisioni e shkarkoi për një sërë problemesh, përfshi përpjekje për të fshehur pasurinë dhe cënim të besimit te drejtësia. Për  shkak të dështimit në justifikimin e pasurisë, është shkarkuar edhe kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema.

Sërish nga Apeli, por këtë radhë nga organi i akuzës, është shkarkuar edhe prokurori Enrik Haxhiraj. Për këtë të fundit KPK, evidentoi mungesa financiare në vlera të mëdha, një kundravajtje penale për pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.

Në lidhje me pasurinë është shkarkuar edhe kreu i Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli. Jashtë sistemit të drejtësisë ka përfunduar edhe prokurori Pelivan Malaj për shkak se u konstatuan mospërputhje dhe pasaktësi në deklarimin e disa pasurive, burimeve dhe çmimeve të tyre, si edhe mosdeklarime të disa pronave.

Tashmë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Vlorës, janë nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dhe nëse nisemi nga pasuria që deklarojnë, një pjesë e madhe tyre ?rrezikojnë?, të largohen nga sistemi i drejtësisë. Por, as nga aspekti professional nuk mbeten pas.

Ka gjyqtarë që kanë liruar trafikantë dhe janë ndëshkuar nga KLD, por duke u lënë në sistem. Ka prokuror që shantazhojnë të dyshuarin në shtëpi, prokuror të lidhur me politikën, të cilën ndoshta e shohin si shpresë për të kaluar Vettingun.

Gjithashtu ka edhe gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që jetojnë me pagën dhe që marrin vendime të bazuara në ligj.

Më poshtë po sjellim shkrimet mbi pasurinë dhe aspektin professional për gjyqtarët dhe prokurorët e Vlorës./CNA.al 

https://www.cna.al/2021/01/19/10-apartamente-dyqane-garazhe-e-llogari-qindra-mijera-euro-pasuria-e-cmendur-e-gjyqtares-se-apelit/

https://www.cna.al/2021/01/10/nga-bar-bilardo-me-kopsht-dhe-cerdhe-femijesh-nje-milioner-ne-togat-e-zeza-te-vlores/

https://www.cna.al/2021/01/07/kembeu-peshkun-e-madh-me-25-milione-leke-gjyqtari-nje-page-dhe-2-apartamente-ne-orikum/

https://www.cna.al/2021/01/09/e-pastrehe-dhe-me-kredi-gjyqtarja-e-kokedhimes-ne-keshillin-gjyqesor/

https://www.cna.al/2021/02/14/pushoi-hetimet-per-kryebashkiakun-e-rames-pasuria-e-gjyqtares-qe-ben-tre-pune-njeheresh-2/

https://www.cna.al/2021/01/11/liroi-trafikantin-e-droges-gjyqtari-i-vlores-me-njollen-e-kld-ne-vetting/

https://www.cna.al/2021/01/06/saimir-tahiri-e-futi-ne-listen-e-zeze-gjyqtari-i-vlores-blen-dhe-shet-apartamente/

https://www.cna.al/2020/12/13/paditi-ish-kryeprokuroren-ina-rama-pasuria-e-prokurorit-qe-denoncoi-emerimet-klienteliste/

https://www.cna.al/2020/12/11/nga-skandalet-e-gjykates-qe-prodhojne-vrasje-tek-pasuria-rasti-i-prokurorit-qe-hetoi-vrasesin-e-artan-cukut/

https://www.cna.al/2020/12/08/drejtesia-e-skandaleve-prokurori-shantazhon-te-dyshuarin-ne-shtepi/

https://www.cna.al/2020/12/07/nga-akuzat-per-bashkeshortin-tek-lidhja-me-politiken-patundshmerite-e-prokurores-se-socialisteve/

https://www.cna.al/2020/12/07/i-hodhen-ne-ere-makinen-me-tritol-kush-e-paralajmeroi-prokurorin-e-dosjeve-te-nxehta/

https://www.cna.al/2020/12/06/nga-pasuria-tek-perplasja-me-shkollen-e-magjistratures-gjyqtarja-qe-nuk-u-terhoq-drejtesia/

https://www.cna.al/2020/12/05/nga-skandali-i-maternitetit-tek-horrori-i-selenices-prokurori-me-patundshmeri-ne-emer-te-babait/

https://www.cna.al/2020/12/04/vjehrri-i-blen-shtepi-mbi-50-mije-euro-shpeton-gjyqtari-qe-u-denoncua-nga-saimir-tahiri/

https://www.cna.al/2020/12/02/heton-aftesite-profesionale-te-kolegeve-prokurorja-me-furre-buke-dhe-shtepi-dhurate/

https://www.cna.al/2020/12/02/u-la-jashte-dyerve-te-spak-ut-cfare-deklaronte-prokurori-per-dosjet-hetimore/

https://www.cna.al/2020/12/02/prokurori-mijera-euro-nga-lojerat-e-fatit-klp-denoncohet-tek-yuri-kim-per-mbrojtje-te-korrupsionit/

https://www.cna.al/2020/12/02/u-dhunua-dhe-u-denoncua-per-korrupsion-pasuria-e-prokurorit-te-ryshfetit/

https://www.cna.al/2020/12/02/u-la-jashte-dyerve-te-spak-ut-cfare-deklaronte-prokurori-per-dosjet-hetimore/

https://www.cna.al/2020/11/30/skandali-i-etilda-gjonajt-si-u-injoruan-hetimet-e-prokurorise-per-zyrtarin-e-denoncuar/

https://www.cna.al/2020/11/29/rihapet-dosja-e-grabitjes-se-tokave-ne-dhermi-blushi-intimidon-prokurorin/

https://www.cna.al/2020/11/28/makine-10-000-euro-dhe-shtepi-me-kredi-pasuria-e-prokurorit-qe-u-izolua-ne-amerike/





Lajmet e fundit nga