LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga pasuria tek përplasja me Shkollën e Magjistraturës/ Gjyqtarja që nuk u tërhoq drejtësia

6 Dhjetor 2020, 11:29, Vetingu CNA
Nga pasuria tek përplasja me Shkollën e Magjistraturës/ Gjyqtarja

Gjyqtarja Ina Hoxhaj, sapo ka hyrë në procesin e rivlerësimit. Me 16 Qershor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka njoftuar se ka nisur hetimet-Vetting për gjyqtaren Hoxhaj.

Hoxhaj është bërë e njohur për mediat në vitin 2011, kohë kur është përplasur me Shkollën e Magjistraturës, të cilin e ka paditur në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

Madje, përplasja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.

Referuar vendimit të Gjykatës së Lartë Nr.00-2012-596 , rezulton se në datën 13.09.2011, pala e paditur, Shkolla e Magjistraturës, ka zhvilluar konkursin  për pranimin e kandidatëve për magjistratë, ku paditësja Ina Hoxhaj, ka qenë një nga konkurentet.

Në përfundim të zhvillimit të konkursit, Komisioni i Vlerësimit të Rezultateve është shprehur për skualifikimin nga konkurimi.

Në séancën gjyqësore të datës 22.11.2011,  pala e paditur, Shkolla e Magjistraturës, ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke parashtruar se kjo palë nuk është strukturë administrative, se marrëdhëniet e krijuara midis kandidatëve dhe pedagogëve të Komisionit të Vlerësimit të provimit janë të karakterit profesional dhe jo administrativ si dhe  Këshilli Drejtuesi Shkollës së Magjistraturës nuk është organ administrative në raport me këtë shkollë.

Në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.14777 akti, datë 25.11.2011, ka vendosur:  ?Mospranimin e kërkesës së Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë për nxjerrjen nga juridiksioni gjyqësor të çështjes civile nr.14777 akti të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë?.

Ndaj Shkolla e Magjistraturës i është drejtuar Gjykatës së Lartë, e cila ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në kërkim të drejtësisë, Hoxhaj ia ka dalë të vazhdojë Magjistraturën për të depërtuar më pas në Gjykatën e Vlorës apo edhe ndihmës magjistrate në Gjykatën e Lartë.

Sa i përket pasurisë, të ardhurat e gjyqtares Ina Hoxhaj, burojnë nga paga e saj dhe e bashkëshortit gjyqtar.

Nuk rezulton të ketë pasuri të patundshmë, madje edhe gjatë kohës që ka punuar në Vlorë deklaron banesë e qira, por edhe në Tiranës, deklaron se jeton me qira ku paguan 300 000 lekë në muaj.

Viti 2014 (Deklaratafillestare)

Llogari bankare 96 000 lekë.

Gjendje, dhuratë nga prindërit, 42815.6 lekë.

Shpërblim nga Shkolla e Magjistraturës, 52 428 00 lekë.

Viti 2014 (Deklaratavjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 169 484 lekë.

Overdraft 87  000lekë.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 82 027 lekë dhe 107 610 lekë.

Kredi bankare 206 000 lekë. Pa shlyer 192 317 99 lekë.

Kartë krediti me limit 160 000 lekë. Pa shlyer 40 190 lekë.

Kartë krediti me limit 500 euro. Pa shlyer 185 euro.

Kontratë qiraja për banesën në Vlorë, 10 000 lekë në muaj.

Makinë BMV, seria 3 me vlerë 5 600 euro në emër të bashkëshortit.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 82 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga libri ?Gjykimi në procesin civil?, 100 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga botime të ndryshme, 7 000 lekë dhe 25 000 lekë.

Vitin 2016

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës dhe Pogradecit, 466 955 lekë dhe 423 590 lekë.

Pagesë për një shkrim tek revista Avokatia, 6 800 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëjetuesit në Gjykatën e Vlorës, 1 052 286  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëjetuesit si ndihmës magjistrat pranë Gjykatës së Lartë, 125 536 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit nga seminare dhe shkolla e magjistraturës, 68 770 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit nga mësimndhënia dhe nga një kërkim shkencor, 76 500 lekë, 114 750 lekë dhe 82 250 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit nga botimi I dy librave, 60 000 lekë dhe 140 000 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit nga botime në revistën Avokatia, 13 600 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga sigurimet shoqërore për paaftësi të përkohshme, 60075 4 lekë.

Të ardhura nga raportii lindjes, 342 833 lekë.

Kredi bankare 350 000 lekë.

Kartë krediti me limit 160 000 lekë. Pa shlyer 80 603 81 lekë.

Kartë krediti me limit 500 euro. Pa shlyer 337 4 euro.

Kredi 60 000 lekë. Pa shlyer 39 940 lekë.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmëse magjistrate në Gjykatën e Lartë, 875 568 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Pogradecit 31 658 24 lekë.

Pagesë për një shkrim në revistën ?Avokatia?, 6 800 lekë.

Dieta nga Gjykata e Lartë për udhëtim Budapes Hungari, 60 euro.

Kredi bankare 350 000 lekë. Pa shlyer 289 560 19 lekë.

Kartë krediti me limit 160 000 lekë. Pa shlyer 48 632 11 lekë.

Kartë krediti me limit 500 euro. Pa shlyer 152 46 euro.

Shpenzime qiraje për ap në Tiranë, 30 000 lekë në muaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga