LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liroi trafikantin e drogës/ Gjyqtari i Vlorës me njollën e KLD, në Vetting

11 Janar 2021, 12:18, Vetingu CNA
Liroi trafikantin e drogës/ Gjyqtari i Vlorës me njollën e KLD,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë më shumë nuk ka funksionuar se sa ka shërbyer si rregullator i sistemit të drejtësisë.

Janë një sërë çështjesh, për të cilat ka nisur verifikime, në kohën që nuk kishim KLGJ , për të cilat nuk dihet epilogu i tyre. Ajo që dihet se disa gjyqtarë do të shkojnë në Vetting, me njollën e KLD-së nga pas.

Një rast i tillë është edhe gjyqtari i Vlorës Arqile Basho, për të cilin Vettingu ka nisur para një viti. Në tetor 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë njoftoi për nisjen e verifikimit mbi vendimin e marrë nga gjyqtari Arqile Basho, pas vendimit për të lënë të lirë shtetasin R. A.

Ky i fundit ishte ndaluar pasi në një godinë shumë pranë banesës së tij, ku u gjendën mbi 5 tonë lëndë narkotike kanabis, në fshatin Llakatund. Vendimi i gjyqtarit në atë kohë e detyroi KLD-në të nisë verifikimin dhe mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme, duke i kërkuar gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve e procesverbaleve.

Por si në mjaft raste të tjera epilogu nuk dihet, ose është pluhurosur në arkivat e KLD, pa u bërë publik, njësoj sikur nisën verifikimet. Në lidhje me pasurisë, gjyqtari Arqile Basho, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes që menaxhonte punët bujqësore. Financat e tij janë të bazuara puna në emigracion e gjyqtarit në Greqi, në periudha të ndryshme përgjatë viteve 1991-1992.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Arqile Basho.

Viti 2003
1/6, tokë arë 17 dynym, ku 10 dynym janë pemë frutore.
Autoveturë tip BMV, me vlerë 0,4 milion lekë.
Gjendje kesh, 0,9 milion lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tepelenë, 0, 942 milion lekë.
Pension i prindit, 0, 084 milion lekë.

Viti 2004
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë, 1 000 000 lekë.
Pensioni I prindit, 0, 084 milion lekë.
Të ardhura nga vetpunësimi I Lefteri Bashos, 800 000 lekë.

Viti 2005
Shtuar kursimet familjare 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë, 1 300 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 300 000 lekë.
Pensioni I prindit, 84 000 lekë.

Viti 2006
Kredi, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 350 000 lekë.
Pensioni I prindit, 180 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë, 1 100 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 500 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer 307 200 lekë.

Viti 2008
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë dhe gjyqtar në Gjirokastër 920 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 800 000
Të ardhura të Çeljeta Bashos si inxhiniere Agrare, 30 000 lekë.

Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer 307 200 lekë.

Viti 2009
Autoveturë Benz 190, me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër 898 158 lekë, shpërblim 40 000 lekë dhe dieta 51 831 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 900 000
Të ardhura të Çeljeta Bashos si inxhiniere Agrare, 480 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer 307 200 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër 1 016 656 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 1 100 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer 307 200 lekë. Pa shlyer 156 600 lekë.

Viti 2011
Ta ardhura nga marrëveshgja e grantit me bashkëshortes, për subvencionimin e kushteve të prodhimit dhe tregtimit të pemëtarisë në bllokun privat Odrie, 10 000 dollarë.
Kursime nga të dy bashkëshortët 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 058 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 1 200 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer.

Viti 2012
Kursime nga të dy bashkëshortët 1 200 000 lekë.
Autoveturë Volsvagen në emër të Llambi Bashos, 3 000 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 058 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 1 300 000 lekë.

Viti 2013
Autoveturë, pronësi familjare, blerë në emër të Llambi Bashos, 16 000 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 327 223 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 900 000 lekë.
DjalI, Llambi Basho deklaron një BMV me vlerë 15 000 euro.

Viti 2014
Shtuar kursimet familjare, 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 572 315 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 1 100 000 lekë.

Viti 2015
Shtuar kursimet familjare, 1 200 000 lekë.
Pakësim nga të ardhurat e vitit për pagesën e shkollës së djalit Llambi Basho, 4 000 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 260 809 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 1 648 800 lekë.
Deklarata e vajzës Vasilika Bashos.
Tokë arë 31 m2, me vlerë 99 200 lekë, tokë arë 694 m2 me vlerë 2 220 800 lekë, Benz të blerë në vitin 2009 me vlerë 5 200 euro dhe magazinë rreth 250 m2 në process legalizimi, nuk ka vlerë.

Viti 2016
Shtuar kursimet familjare, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 281 931 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 1 000 000 lekë.

Viti 2017
Shtuar kursimet familjare, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 318 200 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 900 000 lekë.
Të ardhura në formën e produkteve bujqësore, 200 000 lekë.

Viti 2018
Shtuar kursimet familjare, 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 336 555 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 800 000 lekë.
Të ardhura në formën e produkteve bujqësore, 200 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare, 94 280 61 lekë.
Djali deklaron automjet BMV, blerë në Greqi 1 500 euro.
Të ardhura të djalit si përgjegjës I një reparti riciklimi pranë një kompanie private, 147 942 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëjetueses së djalit në një kompani private, 340 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga