LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I hodhën në erë makinën me tritol/ Kush e paralajmëroi prokurorin e dosjeve “të nxehta”

7 Dhjetor 2020, 13:39, Vetingu CNA
I hodhën në erë makinën me tritol/ Kush e paralajmëroi

Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi nuk i është nënshtruar ende procesit të Vetting-ut.

Një vit më parë dhe konkretisht në orët e para të mëngjesit të datës 21 .12. 2019, një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e Albert Kuliçit, zv/drejtues në Prokurorinë e Vlorës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e cilësoi si një atentat të pastër terrorist, ngjarjen dhe premtoi mbrojtje për prokurorin dhe familjen e tij.

Si pistë kryesore kryesore ku u përqëndruan hetimet ishte puna e tij si prokuror, por ende nuk ka asgjë publike lidhur me rezultatet e hetimit. Por, deri më sot nuk ka ndonjë autor për këtë ngjarjen dhe nuk dihet se si kanë rrjedhur hetimet.

Kujtojmë se prokurori Kuliçi, ka pasur në duar jo pak çështje të bujshme. Ai ka hetuar skandalin e tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte një biznesmen dhe katër zyrtarë të cilët u dënuan me burg. Gjithashtu prokurori Kuliçi ka hetuar koncesionin e parkingjeve në qytetin e Vlorës, një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11 katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Prokurori Kuliçi i cili jeton me qira në Vlorë, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe bashkëshortes. Sipas deklaratave të pasurisë, prokurori nuk disponon asnjë lloj patundshmërie, përveç pasurive të luajtshme si depozitat bankare dhe dy automjete, një Ford Focus të blerë në vitin 2011 me vlerë 1 000 euro dhe një Volsvagen të blerë nga bashkëshortja në vitin 2017, me vlerë 600 000 lekë.
Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së prokurorit Albert Kuliçi, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2010 ( Deklarata fillestare)
Të ardhura të subjektit deklarues nga bursa në Shkollën e Magjistraturës, 382 500 lekë.
Viti 2010 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Tiranë, 85 000 lekë në muaj.
Viti 2011
Automjet Ford Focus, 1 000 euro blerë me të ardhurat e familjes.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 85 000 lekë në muaj.
Pagesë për qira banese në Vlorë, 15 000 lekë në muaj.
Viti 2012
Kursime nga paga 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 959 068 lekë.
Pagesë për qira banese në Vlorë, 15 000 lekë në muaj.
Viti 2013
Kursime nga paga 100 000 lekë.
Të ardhura nga një proces gjyqësor në mes babait të subjektit deklarues dhe OSSH në Durrës, 393 750 lekë.
Depozitë me afat 3 vjeçar, 602 800 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 881 823 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 23 328 36 lekë.
Kursime nga paga 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 156 509 lekë.
Pagesë për qira banese në Vlorë, 15 000 lekë në muaj.
Depozitë bankare në emër të bashkëjetueses, 567 000 000 lekë.
Llogaria e pagës së bashkëjetueses, 271 755 77 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses nga interesat bankare, 12 450 44 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses si specialiste pranë Komisionit Vendor të verifikimit të titujve të pronësisë të tokës bujqësore në Prefekturën e Vlorës, 646 404 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 25 759 36 lekë.
Kursime nga paga 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 356 965 lekë.
Pagesë për qira banese në Vlorë, 15 000 lekë në muaj.
Të ardhura të bashkëjetueses nga interesat bankare, 38 221 89 lekë.
Llogari e pagës së bashkëjetueses, 390 370 16 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses nga interesat bankare, 5 012 74 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses si specialiste pranë Komisionit Vendor të verifikimit të titujve të pronësisë të tokës bujqësore në Prefekturën e Vlorës, 646 404 lekë.
Viti 2016
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 36 267 09 lekë.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues, 12 738 19 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 345 276 lekë.
Të ardhura si lehtësues nga Shkolla e Magjistraturës, 29 490 lekë.
Pagesë për qira banese në Vlorë, 15 000 lekë në muaj.
Të ardhura të bashkëjetueses nga interesat bankare, 42 805 23 lekë.
Llogari e pagës së bashkëjetueses, 376 889 65 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses nga interesat bankare, 4 364 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses si specialist dhe drejtor I komanduar, pranë Komisionit Vendor të verifikimit të titujve të pronësisë të tokës bujqësore në Prefekturën e Vlorës, 725 604 lekë.
Viti 2017
Llogaria e pagës së subjektit deklarues, 19 396 19 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 294 439 lekë.
Blerë Volsvagen nga bashkëshortja, 600 000 lekë.
Llogari e pagës së bashkëshortes, 388 056 30 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesat bankare, 2 065 56 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses si specialist pranë Komisionit Vendor të verifikimit të titujve të pronësisë të tokës bujqësore në Prefekturën e Vlorës, 482 637 lekë dhe raport lindje, 206 476 lekë.
Viti 2018
Llogaria e pagës së subjektit deklarues, 489 19 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 283 497 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si lehtësues në shkollën e Magjistraturës, 16 220 lekë.
Llogari e pagës së bashkëshortes, 217 176 44 lekë.
Të ardhura të bashkëjetueses si specialist pranë Komisionit Vendor të verifikimit të titujve të pronësisë të tokës bujqësore në Prefekturën e Vlorës, 270 098 lekë dhe raport lindje, 267 695 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga