LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Heton” aftësitë profesionale të kolegëve/ Prokurorja me furrë buke dhe shtëpi dhuratë

2 Dhjetor 2020, 11:44, Vetingu CNA
“Heton” aftësitë profesionale të kolegëve/

Prokurorët të cilët presion të kalojnë nën hetime të Vettingut, më parë vlerësohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorial.

Ky i  fundit ka marrë disa prokurorë nga sistemi për ta kryer këtë proces. Duket se KLP, kriter për të përzgjedhur një prokuror, bërë raporte vlerësimi për të tjerët, ka pasur vetëm çështjen që most ë të penfohet puna në prokurori.

Nëse një prokurori ka pasur prokuror mjaftueshëm dhe njëri prej tyre ka kërkuar që të kalojë në stafin e KLP, kjo e fundit e ka pranuar,

Ky duket se ka qenë rasti i prokurores së Vlorës, Vitjuna Mata, e cila me 5 vite karrierë, është komanduar këshilltare në KLP me bekimin e këtij të fundit.

Në këtë mënyrë, me urdhërin nr.208/7, datë 13.11.2018, të Prokurorit të Përgjithshëm, Zj.Vitjuna Mata, është caktuar në mbështetje të Grupit të Punës, për hartimin e raporteve të vlerësimit të aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit.

Mata ende nuk ka kaluar në procesin e rivlerësimit, ndërkohë që merret me aftësitë profesionale të kolegëve.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e prokurores Vitjona Mata, në kuadër të procesit të Vettingut.

Në kohën që ka nisur punë si prokurore në Vlorë, ajo deklaron se prindërit i kanë dhuruar një apartament në Durrës, por nuk jep të dhëna, sa është sipërfaqja dhe vlera.

Të ardhurat ajo dekklaron se i ka nga paga e saj si prokurore dhe biznesi i bashkëshortit që është një furrë buke.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së prokurores Vitjuna Mata, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2015 (Deklarata fillestare)

Llogari bankare 90 000 lekë.

Depozitë bankare, 206 913 lekë. 100 000 dhuruar nga prindërit dhe pjesa tjetër, kursime nga bursa e Magjistraturës.

Gjendje kesh 300 000 lekë.

Makinë, Mercedez Benz, tipi 250 TD, me vlerë 200 000, shumë kjo e dhuruar nga bashkëshorti.

Bursë nga shkolla e Magjistraturës, 490 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi i furrës së bukës, 800 000 lekë.

Dyqan në pronësi të bashkëshortit, 70 000 euro.

Makinë, Mercedez Benz, tipi E 270 CDI, në emër të bashkëshortit, me vlerë 8500 euro.

Gjendje kesh e bashkëshortit, 1 500 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator në një aktivitet tregtar, 176 000 lekë.

Viti 2015 (Deklarata vjetore)

Dhuruar shtëpi banimi në Durrës.

Llogari bankare 30 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Vlorë, 214 747 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi i furrës së bukës, 200 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator në një aktivitet tregtar, 88 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Vlorë, 1 089 734 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi i furrës së bukës, 1 668 797 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator në një aktivitet tregtar, 264 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortit 500 000 lekë.

Viti 2017

Llogari e pagës me vlerë 190 095 lekë.

Gjendje kesh 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Vlorë, 1 074 236 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi i furrës së bukës, 1 650 000 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare me vlerë 78 230 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Vlorë dhe nga raporti i lindjes 524 227 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi i furrës së bukës, 1 006 604 lekë.

Gjendje kesh te bashkëshortit 500 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga