Vetingu
Makinë 10 000 euro dhe shtëpi me kredi/ Pasuria e prokurorit që u “izolua” në Amerikë

Prokurori Elion Mustafaj e ka nisur karrierën në drejtësi që në vitin 2004 me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore. Më pas ka pasur një ndërprerje, për të cilat nuk dihen arsyet dhe është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2012 po si oficer i Policisë Gjyqësorë.
Këto janë të dhënat e pasqyruara tek formularët e deklarimit të pasurisë. Mustafaj ka punuar si prokuror, në Durrës, Korçë dhe më pas në Vlorë.
Emri i Mustafajt është lakuar muaj më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi kërkesës së tij për lejë një vjeçare. Prokurori Elion Mustafaj kishte udhëtuar për në Amerikë atje ku kishte edhe bashkëshorten e cila studionte dhe punonte. Më pas pretendimin se nuk kthehet dot për shkak të masavë anti –Covid, ai i ka kërkuar leje KLP-së.
Dhe me 14 prill 2020, KLP, miratoi lejen një vjeçare (nga 1 Maji 2020-31 Prill 2021), për prokurorin Mustafaj.
Ky i fundit nuk është lakuar negativisht në aspektin profesional. Ndërsa në aspektin e pasurisë, të ardhurat , burojnë nga paga e tij dhe dy paga të bashhkëshortes.
Kursime shkojnë në mijëra euro, sa i lejojnë që të blejë një automjet 10 000 euro dhe ta shesë më vonë 12 000 euro dhe sa i lejojnë bashkëshortes së tij të akomodohet në Amerikë.
Patundshmëri ai deklaron vetëm një apartament me sipërfaqe 88.6 m2, që ka kushtuar 42 528 lekë. Këtë pronë ai deklaron se e ka në bashkëpronësi me të atin dhe për ta paguar ka marrë 22000 euro kredi, ndërsa pjesë prej 20 528 euro i ka pasur nga të ardhurat dhe kursimet fammiljare.
Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë të prokurorit Elion Mustafaj.
Viti 2004
Autoveturë Mercedez Benz, 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Durrës, 573 757 lekë.
Viti 2012 (Deklarata fillestare)
Ap banimi,sip 88.6 m2, në bashkëpronësi me babain, me vlerë 42 528 lekë. Blerë me kredi 22 000 euro dhe 20 528 euro nga të ardhurat familjare.
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 32 494 lekë.
Llogari rrjedhëse, 10 025 lekë.
Gjendje kesh 1 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna si of i policisë gjyqësore Tiranë, 57 048 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes në një shoqëri, 50 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në një shoqëri tjetër part time, 24 000 lekë.
Të ardhura nga paga e babait në shumën 28 000 lekë.
Të ardhura nga paga e nënës si mësuese, 43 000 lekë.
Kredi 22 000 euro. Pa shlyer 18 849 euro.
Viti 2012 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna si prokuror në Korçë, 509 082 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes në një shoqëri, 412 979 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në një shoqëri tjetër, 144 000 lekë.
Kredi 22 000 euro. Pa shlyer 18 385 euro.
Overdraft, 72 915 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna si prokuror në Korçë dhe nga një aktivitet I OPDAT, 1 077 046 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes në një shoqëri, 532 929 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në një shoqëri tjetër, 282 690 lekë.
Kredi 22 000 euro. Pa shlyer 17 371 euro.
Overdraft, 92 953 lekë.
Viti 2014
Shitur automjeti Mercedez Benz, 1 000 euro.
Shtuar likuiditetet me 1000 euro dhe 120 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna si prokuror në Korçë, 1 194 202 lekë.
Kredi 22 000 euro. Pa shlyer 16 518 euro.
Overdraft, 149 840 86 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes në një shoqëri, 15 706 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në një shoqëri tjetër, 26 070 lekë.
Të ardhura nga leja e lindjes, 102 509 lekë.
Viti 2015
Pakësuar gjendja kesh me 10 000 euro.
Shtuar gjendja kesh me 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna si prokuror në Vlorë, 1 179 202 lekë.
Të ardhura nga dietat 20 000 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në aktivitetet e OPDAT, 13 323 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në një aktivitet në Kroaci, 400 euro.
Kredi 22 000 euro. Pa shlyer 15 420 euro.
Overdraft, 56 565 64 lekë.
Gjendje në llogari të bashkëshortes, 6 979 lekë dhe 417 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes në një shoqëri, 525 000 lekë dhe 34 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes në një shoqëri tjetër, 26 670 lekë.
Të ardhura nga leja e lindjes, 121 154 lekë.
Viti 2016
Shitur makina Mercedez Benz, 12 000 euro.
Llogari rrjedhëse, 5 584 47 lekë.
Shtuar gjendja kesh 6400 euro.
Shtuar gjendja kesh me 50 000 lekë.
Dhuruar prindërve, 200 000 lekë.
Ap banimi me qira në Vlorë , 8 000 lekë në muaj.
Gjendja e llogarisë, 20 41 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna si prokuror në Vlorë, 1 288 000 lekë.
Të ardhura nga dietat 105 000 lekë.
Kredi 22 000 euro. Pa shlyer 14 439 44 euro.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 51 484 lekë.
LLogari studen kart e bashkëshortes, 417 65 lekë.
Autoveturë e bashkëshortes me vlerë 120 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes në një shoqëri, 650 000 lekë .
Të ardhura të bashkëshortes në një shoqëri tjetër, 319 380 lekë.
Viti 2017
Pakësuar llogaria me 11 984 euro.
Pakësuar gjendja monetare me 100 000 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës, 676 23 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna si prokuror në Vlorë, 646 642 lekë.
Kredi 22 000 euro. Pa shlyer 13 534 24 euro.
Shpenzime për qira 32 000 lekë.
Shpenzime për qiranë e një ap në USA, 3867 dollarë.
Bashkëshortja, ka blerë automjet, 3 700 dollarë.
Llogari bankare e bashkëshortes, 27 899 39 lekë.
LLogari studen kart e bashkëshortes, 417 65 lekë.
Llogari e pagës e bashkëshortes, në Amerikë, 1 109 19 dollarë.
Të ardhura të bashkëshortes nga kompania, Alb Connstruction dhe Klodiola shpk me vlerë 513 721 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në Amerikë, 6 155 9 dollarë.
Të ardhura të bashkëshortes nga ndjekja e një studimi, 102 dollarë.
Detyrime financiare, 2330 dollarë dhe 3867 dollarë.
Viti 2018
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 127 080 39 lekë.
Të ardhura të subjektit deklaruar nga puna si prokuror në Vlorë, 699 836 lekë.
Kredi 22 000 euro. Pa shlyer 12 251 84 euro.
Overdraft 240 000 lekë. Pa shlyer 128 080 39 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 116 504 39 lekë.
Llogari e bashkëshortes në USA, 11 328 54 dollarë.
Të ardhura të bashkëshortes nga kompania, Alb Connstruction me vlerë 319 680 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në Amerikë, 11 423 52 dollarë.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në Amerikë, 15 322 56dollarë.
Të ardhura nga rimbursimi i taksave në USA, 5 427 dollarë.
Detyrime financiare, 12 025 dollarë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,në shortin e datës...

Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA
Gjyqtarja e Gjykatës së Faktit Fier, ka depërtuar në sistemin e drejtësisë me me mijëra euro në llogari bankare dhe automjet të shtrenjtë. Ajo ka...