Connect with Us

U la jashtë dyerve të SPAK-ut/ Çfarë deklaronte prokurori për dosjet hetimore?

Vetingu

U la jashtë dyerve të SPAK-ut/ Çfarë deklaronte prokurori për dosjet hetimore?

Publikuar

-

GJKKO bën bilancin e vitit 2020/ Në gjykatë u dërguan 2073 kërkesa, ja sa janë shqyrtuar

Prokurori Maksim Sota ishte një nga kandidatët që konkuroi për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Gjatë intervistimit, nga Këshilli  i Lartë i Prokurorisë, Sota ka shprehur ambicien e tij për hetime të rëndësishme dhe ka deklaruar se mbante përgjegjësi të plotë për dosjet që ka hetuar.

“Kam kërkuar gjithmonë të hetoj dosje të vështira dhe të përdor njohuritë e mia në ngritjen e akuzës. Kam mbajtur përgjegjësi maksimale për dosjet që kam pasur në hetim dhe të cilat kanë përfunduar në Gjykatë me vendime të formës së prerë”, ka thënë Sota, ndërsa aspironte për në SPAK.

Por, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas intervistës nuk e përzgjodhi në grupin e kandidatëve kualifikues, duke e lënë kështu jashtë SPAK-ut.

Kujtojmë se Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtuesi kësaj prokurorie për disa vite.

Ai po hetohet nga Vettingu që prej viti, por ende nuk ka dalë në seancë dëgjimore, pasi në 2019 u shkëput me leje të KPK-së për t;u kthyer sërish në 2020-ën.

Në aspektin e pasurisë, prokurori Maksim Sota të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes por edhe nga shitja e pasurisë së patundshme.

Sota rezulton pronar i 390 m2 arë+ truall dhe i 7500 m2 arë ,në Lushnje, dhuruar nga babai i tij.

Bashkëshortja e tij ka blerë në vitin 2007,  5 000 m2 tokë me vlerë 100 000 lekë dhe e ka shitur në vitin 2014 me vlerën 6 000 000 lekë.

Në vitin 2017 ai ka blerë  një automjet  BMV me vlerë 1 200 000 lekë dhe po në të njëjtin vit ka shpenzuar për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Maksim Sota.

Viti 2006 (Deklarata fillestare)

Tokë bujqësore ,  përfituar nga ligji 7501.

Autoveturë Mercedez Benz, 2 700  euro.

Viti 2006 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 193 537 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 120 000 lekë.

Viti 2007

Llogari bankare në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 400 000 lekë.

Bashkëshortja ka blerë 5 000 m2 tokë me vlerë 100 000 lekë.

Gjendje kesh në shtëpi, 300 000 lekë dhe 2 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 988 995 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 400 000 lekë.

Viti 2008

Automjet BMV, me vlerë 4500 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 970 753 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 125 000 lekë dhe nga leja e lindjes 103 738 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 15 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 930 013 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Vlorës, 136 000 lekë dhe nga leja e lindjes  60 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 15 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga shitja e automjetit BMV 4500 euro.

Blerë Mercedez Benz, 700 000 lekë.

Gjendje kesh në shtëpi 450 000 lekë.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi i administratës/26 mijë përsona në verifikim

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 281 299 lekë.

Vit 2011

Llogari bankare 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 509 653 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në një universitet privat në Vlorë, 40 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Vlorës, 136 600 lekë.

Viti 2012

Shtesë në llogarinë bankare, 574 112 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 958 029 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Vlorës, 448 234 lekë.

Viti 2013

Shtesë në llogarinë bankare, 26 480 77 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror,  284 090 lekë.

Viti 2014

Shitur 5 000 m2 tokë në Krutje të Lushnjes, 6 000 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankarë, 66 880 34 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 106 604 lekë.

Bashkëshortja ka blerë automjet Fiat Panda me vlerë 2 500 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 5 046 euro.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes, 317 584 97 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga interesat bankarë, 84 434 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 881 250 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 3 768 euro.

Pensioni i invaliditeti për djalin dhënë nga shteti italian, 6 102 euro.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes, 1 930 23 lekë.

Viti 2016

Prindërit  i kanë dhuruar subjektit deklarues 390 m2 arë+ truall  në Lushnje.

Prindërit i kanë dhuruar subjektit deklarues 3500 m2 arë  në Lushnje.

Prindërit i kanë dhuruar subjektit deklarues 3500 m2 arë  në Lushnje.

Shtesë në llogarinë bankare 2 000 000 lekë.

Gjendje kesh 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 148 538 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 20 658 euro.

Të ardhura nga interesat bankarë, 40 378 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes, dërguar nga xhaxhai i saj në USA, 808 56 euro.

Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga shitja e Benzit, 300 000 lekë.

Blerë automjeti BMV, 1 200 000 lekë.

Shpenzime për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 lekë.

Gjendje kesh ne banesë 150 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 200 927 lekë.

Të ardhura nga interesat bankarë, 46 004 lekë.

Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 1 961 34 euro.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 227 670 lekë.

Të ardhura nga interesat bankarë, 23 398 lekë.

Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 9 287 86 euro dhe 279 66 euro.

Të ardhura të bashkëshortes nga Instituti kombëtar i providencës sociale në Itali, 7 275 80 euro.

Të ardhura të bashkëshortes nga  Agri Farm, 1 331 euro./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

U zmbraps nga “Ben Qimja”/ Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares në pesë vite

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja e Fierit, Marsela Dervishi, ndryshe njihet si “gjyqtarja e Ben Qimes”, nga gjykimi i të cilit u tërhoq.

Risjellim në vëmendje se më 10 Korrik të vitit 2014, pasi ka dëgjuar pretendimet e të dyja palëve, gjyqtarja Marsela Dervishi pranë Gjykatës së Fierit, ka vendosur, që të vazhdojë masën e sigurimit personal “arrest me burg” ndaj Arben Isufajt. Kjo, me arsyetimin se ishin pezulluar afatet e paraburgimit për një afat prej 36 ditësh.

Në këtë seancë, siç raportohet nga mediat, pala mbrojtëse kërkoi përjashtimin e gjyqtares për njëanshmëri në gjykim.

Ndërkohë, një ditë më pas, më datë 11 korrik 2014, katër ditë para përfundimit të afatit tremujor të paraburgimit, duke përllogaritur edhe pezullimin e tyre, në gjykatë është paraqitur kërkesa për “zgjatjen e afatit të paraburgimit”.

Por gjyqtarja Marsela Dërvishi është dorëhequr duke bërë që ky proces të mbetet pezull për disa ditë. Nuk dihen arsyet që e detyruan gjyqtaren që të japë dorëheqjen, por tashmë e njëjta do të duhet të japë llogari para Vettingut, pasi hetimet për të kanë nisur.

Në lidhje me pasurinë, të ardhurat e saj burojnë nga paga e saj dhe e bashkëjetuesit, i cili përfiton edhe pensionin e prindërve që jetojnë në Kanada.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Marsela Dërvishi.

Viti 2012 (Deklarata fillestare)

Makinë Volsvagen Golf 4 me vlerë 400 000 lekë.
Llogari bankare 42 700 lekë.
Viti 2012 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Faktit, Tiranë, 194 840 lekë.

Viti 2013
Depozitë bankare me vlerë 872 200 lekë.
Kursime kesh 300 000 lekë. Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Faktit, Tiranë, 805 296 lekë.

Viti 2014
Kursime kesh 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Faktit, Tiranë, 129 967 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Faktit, Fier , 986 742 lekë.
Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer 176 147 67 lekë.

Viti 2015
Kursime në llogari rrjedhëse, 258 343 61 lekë.
Pakësim i depozitës bankare me 250 000 lekë.
Pakësim i kursimeve kesh 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Faktit, Fier , 748 460 lekë.
Overdraft 200 000 lekë. Shlyer.
Llogari bankare e bashkëjetuesit me vlerë 321 083 80 lekë.
Kursime kesh të bashkëjetuesit, 1 300 000 lekë.
Kredi e marrë nga bashkëjetuesi në shumën 790 000 lekë. Pa shlyer 411 468 45 lekë.

LEXO EDHE:  Altina Xhoxhaj në “gjurmët” e Fatos Lulos/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Kushtetueses

LEXO EDHE:  Altina Xhoxhaj në “gjurmët” e Fatos Lulos/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Kushtetueses

Viti 2016
Shpenzim i kursimeve personale në shumën 258 343 61 lekë.
Pakësim i depozitës bankare me 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Faktit, Fier dhe raporti i lindjes 900 913 lekë.
Overdraft 240 000 lekë. Pa shlyer 39 635 5 lekë.
Pakësim i kursimeve të bashkëjetuesit, me 321 083 80 lekë.
Kredi e marrë nga bashkëjetuesi në shumën 790 000 lekë. Pa shlyer 278 108 lekë.

Viti 2017
Kursime në llogarinë rrjedhëse, 34 955 08 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Faktit, Fier 1 062 305 lekë.
Overdraft 240 000 lekë. Shlyer.
Kursime në llogarinë rrjedhëse të bashkëjetuesit, 105 740 lekë dhe 8 110 98 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si jurist në një kompani private, 105 740 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga pensioni i prindërve që jetojnë në Kanada, 369 936 lekë.
Kredi e marrë nga bashkëjetuesi në shumën 790 000 lekë. Pa shlyer 126 164 60 lekë.

Viti 2018
Pakësim i kursimeve me 34 955 08 lekë.
Shtesë të interesave bankare, 21 51 54 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata e Faktit, Fier 1 029 136 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si lehtësuese nga Shkolla e Magjistraturës, 65 827 lekë.
Dieta nga shkolla e Magjistraturës për një trajnim në Francë, 64 552 lekë.
Shpenzim i kursimeve nga bashkëjetuesi në shumën 105 740 lekë.
Kursime të bashkëjetuesit pakësuar me 1617 27 lekë.
Bashkëjetuesi ka shitur automjetin Buikc Encore që ishte në pronësi të vëllait dhe ia kishte dërguar nga Kanadaja më qëllim shitjeje, me vlerë 9 200 dollarë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si jurist në një kompani private, 397 128 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga pensioni i prindërve që jetojnë në Kanada, 464 560 lekë.
Kredi e marrë nga bashkëjetuesi në shumën 790 000 lekë. Shlyer./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjobiti deputeten e Ramës për shpifje/ Gjyqtari që liroi të dyshuarin për vrasje, në Gjykatën e Lartë

Publikuar

-

Nga

Ndryshime në qeveri/ Zbulohet kush do drejtojë Ministrinë e Bujqësisë

Gjyqtari i Fierit, Engert Pëllumbi, prej më shumë se gjashtë muaj, po hetohet nga Vettingu.

Pëllumbi nuk është emër i panjohur, pasi në vitin 2011, gjobiti për shpifje, deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj.
10 milionë lekë ishte vendimi që mori gjyqtari Pëllumbi, si dënim ndaj deputetes socialiste Felaj, më qëllim që të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar për deklaratat e saj në një konferencën për shtyp para selisë së PS-së.

Por, i njëjti gjyqtar është kontestuar nga ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkelje të ligjit, pasi për një person të dyshuar për vrasje e ka lënë me masën « detyrim paraqitje ».

Ngjarja ka lidhje me ndalimin e shtetasit H. Meçanaj, nga Policia e Shtetit me datë 04.03.2013, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, pasi dyshohej se kishte vrarë nga pakujdesia shtetasin M. Lulaj me banim në Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Ndërsa, Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Të paktën këto dy raste që kanë kaluar nga duart e gjyqtarit Pëllumbi kanë gjetur hapësirë në media. Sa i përket aspektit të pasurisë, rezulton se gjyqtari Engert Pëllumbi, bën tre punë njëherësh, në një kohë kur gjykatat janë zbrazur nga Vettingu.

Ai përfiton të ardhura si gjyqtar apo më vonë edhe ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, si, mësimdhënies pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës apo dhe si ekspert. Gjithashtu të ardhura ka përfituar edhe nga trajnime të ndryshme jashtë vendit.

Në vitin 2017, gjyqtari Pëllumbi ka arritur të depërtojë në Gjykatën e Lartë si ndihmës-mgjistrat.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Llogari kursimi, 180 000 lekë.
Të ardhura nga bursa në Shkollën e Magjistraturës, 42 500 lekë.
Shpenzime për Master, 50 000 lekë.

Viti 2010
Llogaria rrjedhëse shtuar me 230 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse, pakësuar me 90 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 85 000 lekë.

Viti 2011
Llogari bankare në shumat, 339 000 lekë dhe 24 970 lekë.
Blerë autoveturë Volsvagen Polo Sedan, 5 000 euro, shumë kjo dhurues subjektit deklarues nga babai.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 808 108 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 24 970 lekë.

LEXO EDHE:  Prokuroria thellon hetimet për Alfred Pezën/ I kërkon Kuvendit të dhënat për pagën e deputetit

LEXO EDHE:  U ekzekutua me snajper nga 200 metra largësi/ Detaje të reja nga vrasja mafioze e Kastriot Reçit

Viti 2012
Llogari rrjedhëse pakësuar me 339 000 lekë dhe 24 970 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar me 70 140 21 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 878 637 lekë.

Viti 2013
Llogari rrjedhëse shtuar me 90 356 63 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 844 397 lekë.

Viti 2014
Llogari rrjedhëse shtuar me 110 312 7 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 050 105 lekë.

Viti 2015
Llogari rrjedhëse shtuar me 455 050 35 lekë.
Llogari rrjedhëse pakësuar me 270 710 8 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 027 706 lekë.

Viti 2016
Llogari rrjedhëse shtuar me 215 183 79 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar me 43 820 72 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 1 053 410 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në Universitetin e Elbasanit, 41 820 lekë.
Shpenzime për qiranë e ap në Fier, 17 000 lekë në muaj.

Viti 2017
Llogari rrjedhëse shtuar me 220 062 88 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar me 6 899 57 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Fier, 158 773 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, 979 378 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, nga shpërblimi si lehtësues në Shkollën e Magjistraturës, 22 117 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në Universitetin e Elbasanit, 69 477 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga fondacioni Hans siedel në Shqipëri për angazhimin si lektor, në seminarin e organizuar në Gjykatën e Fierit, 8 500 lekë.
Shpenzime për qiranë e një ap në Fir, 17 000 lekë në muaj.

Viti 2018
Llogari rrjedhëse pakësuar me 889 964 52 lekë.
Llogari rrjedhëse shtuar me 84 672 39 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës, 850 472 lekë.
Gjendje kesh shtuar me 350 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, 1 219 296 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, nga shpërblimi si lehtësues në Shkollën e Magjistraturës, 103 965 25 lekë.
Shepnzime udhëtime të subjektit deklarues, paguar nga ambasada e SHBA, në Maqedoni, për pjeëmarrjen në një aktivitet në Ohër, 12 592 28 leekë.
Dieta të subjektit deklarues, nga Gjykata e Lartë për pjesëmarrje në një konferencë në Shkup, 50 euro.
Dieta të subjektit deklarues, nga Fondacioni Gjerman IRZ, për pjesëmarrje në një intership në Gjermani, 220 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA

Publikuar

-

Nga

Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA

Gjyqtarja e Gjykatës së Faktit Fier, ka depërtuar në sistemin e drejtësisë me me mijëra euro në llogari bankare dhe automjet të shtrenjtë.

Ajo ka deklaruar një llogari bankare me 60 000 euro, të ardhura nga qiraja e një magazine, 1 500 euro dhe një makinë me vlerë 13 500 euro, të cilët thotë se kishte në përdorim.

Pas është bërë gjyqtare, fillimisht në Tiranë dhe më pas në Fier, në vitin 2014 ka blerë një apartament  66 metër katror dhe me verandë, 34.56 metër katror që ka kushtuar 55 000 euro.

Gjyqtarja deklaron se për të blerë apartamentin, në vitin 2014, ka marrë një kredi me vlerë 5 640 000 lekë dhe që sipas kontratës me bankën përfundonte në vitin 2034.

Në fakt kjo kredi është paguar për dy vite. Sipas gjyqtares Ejona Lazellari, kredia është paguar me paratë e babait, i cili rezulton të ketë ndryshuar dy herë emrin.

Është vetë gjyqtarja e cila e deklaron këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, e cila thotë se babai i saj e ka ndryshuar emrin nga Guri në Vasil dhe më pas nga Vasil në Guri.

Burimet e të ardhurave gjyqtarja i ka nga paga e saj dhe e bashkëjetuesit, gjyqtar në Vlorë, Laurent Fuçia, një emër i njohur ky për media, pasi më herët është denoncuar nga ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkelje të ligjit.

Gjyqtarja Ejona Lazellari rezulton të ketë shqyrtuar çështje rutinë, , ndryshe nga aspekti i pasurisë, i cili pëson ndryshime, madje deri me hapjen e një llogarie bankare në Amerikë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Ejona Lazellari.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Të ardhura nga qiraja e një magazine në Tiranë, 1 500 euro.

E drejta për përdorimin e makinë Golf 5, me vlerë 13 500 euro.

Gjendje, 60 000 euro.

Bursë nga shkolla e Magjistraturës, 42 500 lekë.

Shpenzime për qiranë e ap, 25 000 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë, 67 000 lekë.

Viti 2014

Blerë ap 66 m2 dhe verandë, 34.56 m2, me vlerë 55 000 euro.

Tërhequr nga llogaria bankare 8 346 euro dhe 7 000 dollarë.

Gjendje në llogarinë bankare, 8 346 lekë dhe 54 320 lekë.

Derdhur në llogarinë bankare ku autorizohet tërheqja nga babai, 1 600 dollarë.

Revokim kontratë qiraje me 1500 euro në muaj.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi i administratës/26 mijë përsona në verifikim

LEXO EDHE:  Llalla: Angazhim maksimal të gjithë Prokurorisë

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë,  992 286 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 913 620 lekë.

Kredi për blerje ap, 5 640 000 lekë. Pa shlyer 5 522 385 45 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortit, 28 631 11 lekë dhe  2 677 61 lekë.

Viti 2015

Gjendje në llogarinë bankare, 54 320 00 lekë dhe 400 197 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Fier,  979 108  lekë.

Të ardhura të Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 990 523 65  lekë.

Të ardhura nga bashkëjetuesit shkolla e magjistraturës si autore në rezvistën jeta juridike, 37 400 lekë.

Kredi për blerje ap, 5 640 000 lekë. Pa shlyer 5 640 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëjetuesit , 2 677 61 lekë dhe  530 01 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit nga shitja e makinës, 1000 euro.

Viti 2016

Gjendje në llogarinë bankare, 400 197 00 lekë dhe 52 962 85 lekë.

Tërhequr 2 2000 dollarë për llogari të babait.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Fier  1 034 550  lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 992 166  lekë.

Të ardhura për shpenzime në një trajim nga Euralius, 10 994 85 lekë.

Të ardhura për shpenzime në një trajim nga Euralius, për bashkëjetuesin , 8 782 05 lekë.

Kredi për blerje ap, 5 640 000 lekë.  Shlyer me të ardhurat nga babai.

Bashkëjetuesit  ka blerë Benz Mercedez, 400 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëjetuesit ,7 lekë dhe  530  lekë.

Viti 2017

Gjendje në llogarinë bankare, 34 537 85 lekë dhe 52 962 85 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Fier,  1 042 610   lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 1 002 163  lekë.

Viti 2018

Gjendje në llogarinë bankare, 34 537 85 lekë dhe 1 698 85 lekë.

Llogari bankare në Amerikë 100 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Fier,  1 032 078   lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit  Laurent Fuçia si gjyqtar në Vlorë, 1 025 205 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëjetuesit , 70 30 lekë dhe 469 15 lekë.

Bashkëjetuesi  ka përfituar nga trashëgimia 1/6 e një ap./CNA.al

LEXO TE PLOTE