Vetingu
U dhunua dhe u denoncua për korrupsion/ Pasuria e prokurorit të “ryshfetit”

Prokurori Kledian Llaho, është vënë në hetime-Vetting në muajin Qershor të këtij viti.
Llaho e ka nisur karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe më pas në Prokurorinë e Durrësit.
Ndërsa si prokuror ka filluar në vitin 2014 në Prokurorinë e Vlorës.
Llaho është prokurori, që u dhunua në zyrën e tij, në Prokurorinë e Vlorës.
Ngjarja u raportua se kishte ndodhur për shkak të detyrës, pasi Llaho kishte pasur në shqyrtim një dosje të personit që e dhunoi.
Çështja kishte të bënte për një pronë e cila dyshohet se ishte përfituar me dokumenta fallso dhe një here shishte marrë kompesim financiar nga shteti.
Hetimet nga ana e prokurorit Llaho ishin ndjekur për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ku pas shumë verifikimeve të kryera kishte rezultuar se nuk kishte vepër penale, dhe për pasojë kishte vendosur të pushojë hetimet.
Emri i prokurorit Kledian Llaho, është lakuar, në vitin 2019 edhe nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku u denoncuan dy avokatë, të cilët kishin marrë 4 000 euro në emër të dy prokurorëve.
Njëri prej këtyre prokurorëve ishte Kledian Llaho. Në investigimin e “Fiks Fare” rezultoi se vetëm dy javë pasi avokatët i morën qytetarit këstin e fundit prej 1000 eurosh me qëllim që tja jepnin prokurorëve të çështjes, prokuroria e Vlorës pezulloi hetimet.prokurori
Bëhej fjalë për dosjen me numër 1501, për veprën penale të vjedhjes. Pas këtij denoncimi nga Prokuroria e Përgjithshme u njoftuar se prokurorët e “ryshfetit” do të hetoheshin nga Krimet e Rënda.
Por, si gjithnjë hetimet në të tilla raste kur nuk hidhen në kosh mbesin enigmë.
Sa i përket pasurisë, prokurori Kledian Llaho deklaron se burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes.
Në vitin 2014 ai deklaron se ka blerë një apartament më sipërfaqe 105 m2, me vlerë 50 000 euro. Sipas tij këtë pronë e ka blerë me kursimet familjare, me kredi dhe me ndihmën e prindërve të bashkëshortes. Kredinë e deklaron në vlerën 2 500 000 lekë, por kursimet dhe paratë e dhëna nga familja e bashkëshortes nuk i deklaron.
Të njëjtin apartament deklaron se e ka shitur në shumën 7 000 000 lekë. Po në vitin 2014 ka blerë një garazh me sipërfaqe 23 m2 në Durrës me vlerë 500 000 lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2018, në shumën 7 500 euro.
Në vitin 2016 janë dhënë nga babai i bashkëshortes 7 000 euro dhe në vitin 2018, 2 000 euro dhe llogaria e bankare e bashkëshortes në vitin 2018 shkon në shifrën, 19 503 euro.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Kledian Llaho.
Viti 2003
Ap banimi me sip 75 m2 dhe me vlerë 50 milion lekë. Pjesa që zotëron 33 %.
Autoveturë Benz, 0,6 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si opgj në Prokurorinë për Krime të Rënda 0,44 milion lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si opgj në Prokurorinë për Krime të Rënda, 624 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e makinës, 700 000 lekë.
Viti 2014 (Deklarata fillestare)
Ap me sip 105 m2, i blerë në vitin 2014, me vlerë 50 000 euro. Blerë me kursimet familjare, me kredi dhe me ndihmën e prindërve të bashkëshortes.
Garazh me sip 23 m2 në Durrës me vlerë 500 000 lekë.
Automjet Volsvagen, prodhim 2001, blerë në vitin 2013 me kursimet familjare me vlerë 400 000 lekë.
Gjendje kesh në shtëpi, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si opgj në Prokurorinë e Durrësit, 474 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Këshillin e Qarkut, Durrës 84 000 lekë.
Kredi për blerje ap me vlerë 2 500 000 lekë, për 15 vjet.
Viti 2014 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna nga Prokuroria e Vlorës, 514 137 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Këshillin e Qarkut, Durrës dhe nga leja e lindjes 395 000 lekë.
Kredi për blerje ap me vlerë 2 500 000 lekë, për 15 vjet.
Viti 2015
Shitur ap me sip 105.26 m2, me vlerë 7 000 000 lekë.
Shitur automjeti Volsvagen 500 000 lekë.
Blerë automjet Mercedez Benz, me vlerë 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna nga Prokuroria e Vlorës, 1 302 724 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Këshillin e Qarkut, Durrës 70 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Universitetin e Vlorës, 221 500 lekë.
Kredi për blerje ap me vlerë 2 500 000 lekë, për 15 vjet. Shlyer.
Viti 2016
Dhënë nga babai i bashkëshortes 7 000 euro.
Tërhequr interesi bankar nga bashkëshortja 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna nga Prokuroria e Vlorës, 1 474 953 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Universitetin e Vlorës, 356 804 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Spitalin e Vlorës, 109 486 lekë.
Viti 2017
Shtesë në interesat bankare, 148 500 lekë.
Konvertim i vlerës, prej 5 304 000 lekë në 40 000 euro.
Shitur Mercedez Benz, 400 000 lekë.
Blerë automjeti Mercedez Benz, 3 000 euro.
Ap me sip 123 m2 në Vlorë, në përdorim me vlerë 10 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna nga Prokuroria e Vlorës, 1 086 545 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Spitalin e Vlorës, 504 000 lekë.
Të ardhura nga një trajnim i Giz, në Gjermani, 900 euro.
Gjendja në llogarinë e bashkëshortes, 10 010 euro.
Viti 2018
Shitur garazhi, 7 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna nga Prokuroria e Vlorës, 1 101 041 lekë.
Bashkëshortja, tërhequr nga llogaria 18 000 lekë.
Derdhur në llogarinë e bashkëshortes, para nga babai i saj, 2 000 euro.
Tërhequr nga bashkëshortja 2 000 euro.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, 19 503 euro.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Spitalin e Vlorës, 84 466 lekë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Skandali seksual në Gjykatë dhe pasojat/ Vettingu nis hetimet për gjyqtaren
Gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku (Marku), është vënë nën hetim nga Vettingu, në fund të vitit që lamë pas. E njëjta gjyqtare është bërë objekt...

Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,në shortin e datës...