LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori, mijëra euro nga lojërat e fatit/ KLP denoncohet tek Yuri Kim për mbrojtje të korrupsionit

2 Dhjetor 2020, 13:51, Vetingu CNA
Prokurori, mijëra euro nga lojërat e fatit/ KLP denoncohet tek Yuri

Denoncimet e qytetarëve për gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar jo në pak raste kanë rënë në vesh të shurdhër.

I tillë është rasti i qytetarit Rrapo Danushi, cili para një viti ka denoncuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, prokurorin Alfred Sali.

Por, KLP, as nuk ka denjuar ti përgjigjet qytetarit, i cili pretendon se prokurori Sali është i korruptuar, pasi ka pushuar një çështje në mënyrë të kundërligjshme.

Pasi edhe Gjykata e ka prishur vendimin e prokurorit, Sali.

Për heshtjen e KLP, qytetari Rrapo Danushi ka vënë në dijeni edhe  Ambasadoren Amerikane Yuri Kim, me anë të një letre, ku e ka informuar me detaje për rrjedhën e çështjes dhe veprimet që ai ka ndjekur.

Prokurori Alfred Sali sapo është përfshirë në procesin e rivlerësimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se për prokurorin Sali rivlerësimi ka nisur në Qershor të këtij viti.

Sa i përket pasurisë, prokurori Alfred Sali, i cili karrierën e ka të përqëndruar në Vlorë, deklaron patundshmëri vetëm një apartament 78 m2  në Sarandë. Të ardhurat i ka nga paga e tij dhe paga e bashkëshortessi infermiere në Gjirokastër, dhe që më vonë ëhstë katapultuar në Drejtorinë e Tatimeve në Vlorë. Nuk dihet se cili ka qenë roli i saj tek Tatimet e Vlorës, por pas shkëputjes së kontratës,  ka përfunduar infermiere në Gjermani.

Nga të ardhurat e pasurisë, vërejmë se prokurori Alfred  Sali është i apasionuar edhe  pas lojërave të fatit online.

Në vitin 2014 ai ka fituar  79 027 50 euro nga lojërat e fatit online, prej të cilave 58 000 euro i ka dhënë hua në vitin 2017.

Viti 2003

Ap 78 m2 në Sarandë

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 0,2838  lekë.

Viti 2004

Automjet Benz Mercedez, me vlerë 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 339 442 lekë.

Viti 2005

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 099 777 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si infermiere në spitalin e Gjirokastrës, 199 656 lekë.

Viti 2006

Gjendje kesh 150 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 094 290 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si infermiere në spitalin e Gjirokastrës, 212 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 925 756 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si infermiere në spitalin e Gjirokastrës, 238 200 lekë.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 267 896 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga Drejtoria e shëndetit publik, Gjirokastër, 260 000 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë. Pa shlyer 369 555 lekë.

Viti 2009

Shitur autovetura 400 000 lekë.

Kursime 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 225 184 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga Drejtoria e shëndetit publik, Gjirokastër, 409 200 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë. Pa shlyer 309 382 lekë.

Kontratë depozite me vlerë 100 000 lekë.

Viti 2010

Kursime 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 496 810 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë. Pa shlyer 230 823 69 lekë.

Viti 2011

Kursime 300 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të fëmijës, 60 000 lekë.

Depozitë kursimi e subjektit deklarues me bashkëshortem 1 200 000 lekë me shtesa 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 624 065 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë. Pa shlyer 172 675 29 lekë.

Viti 2012

Blerë Mercedez Benz, 400 000 lekë.

Depozitë kursimi, 90 000 lekë.

Shtesa në depozitën me afat, 72 200 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 259 917 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë. Pa shlyer 50 786 85 lekë.

Viti 2013

Depozitë kursimi në emër të fëmijës me vlerë, 120 000 lekë.

Depozitë me afat në emër të bashkëshortes, me shtesa 566 12 90 lekë.

Dhënë hua motrës 1 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 039 022 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë. Shlyer.

Kredi në shumën 728 000 lekë.

Detyrim krediti 800 euro.

Viti 2014

Depozitë kursimi në emër të fëmijës me shtesa 121 800 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 385 448 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Drejtorinë e Tatimeve në Vlorë, 57 700 lekë.

Të ardhura nga lojë fati online, 79 027 50 euro.

Kredi në shumën 728 000 lekë. Pa shlyer 663 687 74 lekë.

Kredi në shumën 54 900 lekë.

Detyrim i kartës së kreditit, 745 95 euro.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 388 982 lekë.

Kredi në shumën 728 000 lekë. Pa shlyer  496 554 26 lekë.

Kredi në shumën 54 900 lekë. Shlyer .

Detyrim i kartës së kreditit, 809 31 euro.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 159 776 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortes pas një vendimi gjyqësor rrjedhur nga padia ndaj Drejtorisë së Tatim Taksave në Tiranë, për shkëputje të kontratës, 910 250 lekë.

Kredi bankare 1 200 000 lekë. Pa shlyer 1 108 989 58 lekë.

Detyrim i kartës së kreditit, 800 euro.

Overdraft 70 000 lekë. Pa shlyer 40 000 lekë.

Viti 2017

Dhënë hua 58 000 euro.

Qira për një ap në Vlorë 20 000 lekë në muaj.

Paguar detyrimi tatimor, 1 250 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 348 491 lekë.

Depozitë kursimi në emër të fëmijës, 5 599 09 lekë.

Kredi bankare 1 200 000 lekë. Pa shlyer 984 130 83 lekë.

Detyrim i kartës së kreditit, 474 94 euro.

Overdraft 70 000 lekë. Pa shlyer 29 469 33 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortes pas një vendimi gjyqësor rrjedhur nga padia ndaj Drejtorisë së Tatim Taksave në Tiranë, për shkëputje të kontratës, 910 250 lekë.

Viti 2018

Depozitë kursimi në emër të fëmijës me shtesa 4 321 82 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 338 479 lekë.

Kredi bankare 1 200 000 lekë. Pa shlyer 842 903 06 lekë.

Kredi bankare 1 600 000 lekë.

Detyrim i kartës së kreditit, 570 euro.

Pagesë për qiranë e ap në Vlorë, 20 000 lekë në muaj.

Bashkëshortja ka mbyllur llogarinë bankare me vlerë, 787 130 96 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si infermiere nga një klinikë në Gjermani, 22 579 82 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga