U pendua për lirimin e “Dajës së Padrinos”/ Prokurori në listën e “zezë” të pasurive
Procesi i Vettingut vazhdon dhe krahas tij dalin në dritë ed...

Manovrat e njerëzve të sistemit të drejtësisë për të ruajtur pasurinë e dyshimtë janë nga më të ndryshmet.
Për një rast të tillë është hetuar edhe prokurori i Elbasanit, Petref Asllani, në vitin 2015. Në fakt nëse shikojmë deklaratat e tij të pasurisë, duket sikur po vë alarmin “sos” se po mbytet nga varfëria.
Kujtojmë se në vitin 2015, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, përkatësisht të Njësisë Task-Force, gjykata vendosi masën ndaluese të “Pezullimit nga detyra” deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit për gjyqtarin e gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan, Qani Hasa dhe për prokurorin e rrethit gjyqësor Elbasan, Petref Asllani, të akuzuar për veprën penale të “Fshehjes, mosdeklarim dhe deklarim i rremë i pasurisë”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Hetimet nisën pas kallëzimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Nga hetimet, në atë kohë rezultoi se prokurori Petref Asllani dhe gjyqtari Qani Hasa , në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin gënjyer në deklarimin e pasurisë.
Bëhej fjalë për një apartament i cili ishte në pronësi të prokurorit Petref Asllani dhe që, nëpërmjet një kredie të butë nga Enti i Banesave, dega Elbasan, i është shitur gjyqtarit Qani Hasa.
Por, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës rezultoi se, gjyqtari Hasa, pavarësisht se ka deklaruar blerjen e apartamentit të prokurori Asllani, në realitet kishte blerë një apartament në Tiranë.
Ndërkohë, prokurori Asllani, pavarësisht se kishte deklaruar se kishte marrë paratë nga Qani Hasa, sipas Prokurorisë së Tiranës nuk i kishte marrë ato para nga Hasa, por ka jetuar në atë apartament që prej vitit 2003, kur shtetasi Hasa ka deklaruar që e ka blerë, deri në vitin 2013, kur këtë apartament ia ka shitur një shtetasi tjetër.
Por pas shqyrtimit të çështjes Dhoma Penale në Gjykatën e Tiranës, vendosi të shpallë të pafajshëm prokurorin Petref Asllani dhe të dënojë gjyqtarin Hasa me 200 000 mijë lekë gjobë.
Prokurori Petref Asllani është denoncuar edhe për aspektin professional në emisione investigative.
Në vitin 2019 emisioni investigativ “Stop”, denoncoi me fakte se si prokurori Petref Asllani kishte pushuar hetimet për një të akuzuar për vrasje. Personi i akuzuar ishte dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit dhe pas Apelimit në Durrës, çështja u rikthye për hetim në Elbasan.
Por, prokurori Petref Asllani në vend që të thellonte hetimet i pushoi ato.
Për më tepër për anën profesionaldhe atë pasurore në lidhje me këtë prokuror do të hedhë dritë Vettingu.
Ndërsa më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Petref Asllani.
Viti 2003
Tokë bujqësore 3 ha.
Gjendje kesh në banesë 3 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 0,77 milion lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 843 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan dhe Gramsh 821 538 lekë.
Viti 2006
Nuk deklaron asgjë.
Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 132 046 lekë.
Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 038 080 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 385 366 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 281 477 lekë.
Viti 2011
Kursime në shtëpi, 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 151 020 lekë.
Viti 2012
Autoveturë Mercedez Benz, 100 000 lekë.
Ap banimi me vlerë 3 821 526 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 141 610 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 371 973 lekë.
Viti 2014
Kursime nga të ardhurat e pagës 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 397 726 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna si operator telefoni në një kompani private, 34 623 lekë.
Viti 2015
Kursime nga të ardhurat e pagës 350 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 345 136 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga snjë kompani private, 93 240 lekë.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 393 597 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga snjë kompani private, 44 400 lekë.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 387 286 lekë.
Viti 2018
Gjendje kesh, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Elbasan 1 493 991 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si operator në një subject privat, 108 646 lekë./CNA.al
Procesi i Vettingut vazhdon dhe krahas tij dalin në dritë ed...
Ermira Tafani, prokurore prej 21 vitesh në Elbasan ka qenë n...
Në Dhjetor të vitit 2020, prokurori Neritan Hoxha është vënë...
Ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në de...
Procesi i Vettingut vazhdon dhe krahas tij dalin në dritë ed...
Gjyqtari i Elbasanit Bujar Musta, është një ndër gjyqtarët m...
Arta Marku në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme të përko...
Komisioni i Posaçëm i Apelit lënë në fuqi shkarkimin e ish-P...
Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar padinë e ish anëtares së Gj...
Çështja Avdylaj, apo dosja e mirënjohur 339, ka qenë refren ...
Prokuroria e Elbasanit, drejtohet nga prokurori Kreshnik Aja...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, po hetohet nga Vetting...
Gjyqtari Taulant Tafa është bërë objekt në media, pas dhënie...
Në vitin 2016, gjyqtarja Matilda Fetau, është dekretuar nga ...
Gjyqtarja e Elbasanit Idush Maliqi, në fundin e vitit që lam...
Në Shtator të vitit 2020, Enkeleda Kapedani u zgjodh në krye...
Tasim Puçi e ka ushtruar profesionin e prokurorit, sipas Kës...
Gjyqtarja Rudina Palloj, ushtron detyrën e gjyqtares pranë...
Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Me argumentin se plotëson të gjitha kriteret, Granit Shahu t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...