Vetingu
Rihapet dosja e grabitjes së tokave në Dhërmi/ Blushi intimidon prokurorin?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë Me 15.05.2020, ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale të prokurorit Dritan Marku.
Një kopje e raportit i ka shkuar KPK dhe një kopje ONM.
Dritan Marku, të gjithë karrierën si prokuror e ka të përqëndruar në Vlorë, ndërsa pasurinë nga e ka shtrirë nga Vlora, në Lezhë dhe Tiranë.
Përveç punës së prokurorit, ai të lë përshtypje se ka punuar edhe në agjenci imobiliare, pasi s’ka bërë gjë tjetër veçse blej dhe shit apartamente.
Këto lëvizje patundshmërish i ka bërë vetëm me dy paga. Me pagën e tj si prokuror dhe pagën e bashkëshortes si mësuese.
Marku është prokurori që firmosi për hapjen e dosjes së skandalit të grabitjes së tokave në Dhërmi.
Rast ky, ku është lakuar edhe emri i Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel Ben Blushi.
Në fakt ka qenë vetë Blushi që i ka rikonfimuar dyshimet se ka lidhje me skandalin e tokave në Dhërmi me anë të një kronike të transmetuar në Top Channel, në shtator të këtij viti.
Në kronikë është cilësuar si skandal, fakti që prokurori Dritan Marku ka rihapur pas 12 vitesh dosjen në fjalë.
“Top Channel përmes dokumenteve sjellë skandalin e radhës se si 54.6 hektarë tokë që kanë qenë e konfiskuar nga shteti pas verifikimit se ishin marrë me falsifikim, po rimerren sërish duke hapur një proces të mbyllur pas 12 vitesh. E gjithë ngjarja mban firmën e prokurorit Dritan Marku dhe drejtuesit të prokurorisë Vlorë Erion Cela…”, citohet në kronikën e Top Channel.
Pasuria e deklaruar nga prokurori Dritan Marku.
Viti 2003
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 500 821 lekë.
Banesë me qira në Vlorë, 6 000 lekë.
Viti 2004
Gjendje kesh 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 691 437 lekë.
Viti 2005
Subjekti deklarues I ka blerë babait 440 m2 tokë, me vlerë 50 000 lekë.
Shtëpi banimi me sip 106 m2 me vlerë 4 000 000 lekë.
Pakësuar gjendja kesh në shtëpi me 400 000 lekë.
Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë.
Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit, 579 100 lekë.
Shuma totale e detyrimit, është 2 579 100 lekë.
Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 925 211 lekë.
Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 400 000 lekë.
Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 900 000 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit, 579 100 lekë.
Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 955 397 lekë.
Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Shlyer.
Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Pa shlyer 600 000 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit, 579 100 lekë.
Viti 2008
Shitur 440 m2 tokë në Lezhë me vlerë, 113 520 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 890 929 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 311 106 lekë.
Hua për blerjen e banesës 1 000 000 lekë. Shlyer.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit, 579 100 lekë.
Viti 2009
Porositur ap me sip 90.9 m2 me vlerë 31 815 euro.
Blerë automjet 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 993 763 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 416 773 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 579 100 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 24 815 euro.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 997 558 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 429 997 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 579 100 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 17 815 euro.
Viti 2011
Shitur automjeti Brz Mercedez 1 000 000 lekë.
Blerë automjeto Reno Clio me vlerë 1800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 1 051 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes 514 800 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 579 100 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 5 815 euro.
Viti 2012
Blerë nga babai, 1176 m2 dhe 1725 m2 tokë, me vlerë 742 656 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë, 963 152 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 512 000 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 480 000 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 17 815 euro.
Viti 2013
Shitur ap me sip 103.07 m2 me vlerë 45 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 206 697 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 512 000 lekë.
Shlyer detyrimi ndaj kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë 480 000 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Tiranë 5 815 euro.
Viti 2014
Prenotuar një banesë në Vlorë me sip 94 65 m2 me vlerë 30 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 235 905 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 578 316 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,10 000 euro.
Viti 2015
Shitur banesa në Yzberisht me sip 77.2 m2, me vlerë 32 000 euro.
Blerë në Tiranë, shtëpi me sip 89 m2 me vlerë 55 000 euro. Paguar 50 000 euro. Detytim 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 296 533 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 589 464 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,5 000 euro.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 346 398 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 589 464 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,5 000 euro.
Shlyer 5 000 euro për ap e blerë në Tiranë.
Viti 2017
Blerë garazh 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 555 140 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 608 721 lekë.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,5 000 euro.
Viti 2018
Blerë Volsvagen Golf 1800 euro.
Shitur automjetin e bashkëshortes Reno Clio, 1800 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Vlorë,1 556 029 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 632 748 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës në TR për dy muaj, 1 200 euro.
Detyrim kompanisë së ndërtimit për ap në Vlorë,5 000 euro./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,në shortin e datës...

Preku drejtësinë me mijëra euro në llogari/ Gjyqtarja shtrin financat në USA
Gjyqtarja e Gjykatës së Faktit Fier, ka depërtuar në sistemin e drejtësisë me me mijëra euro në llogari bankare dhe automjet të shtrenjtë. Ajo ka...