Vetingu
Nuk arriti të merrte drejtimin e Gjykatës/ Pasuria e gjyqtares që paditi KLD

Në vitin 2016, gjyqtarja Matilda Fetau, është dekretuar nga Presidenti i asaj kohe Bujar Nishani, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Elbasan.
Pak ditë para se të dekretohej, Fetau me disa kolegë të tjerë, kanë paraqitur një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative të Tiranës, duke pretenduar se vendimi i KLD për propozimin e gjyqtarëve me short nuk ka lidhje me ligjin, se shorti nuk është kriter për emërimin e gjyqtarëve.
Ata pretendonin se u ishte cenuar siguria juridike dhe pritshmëritë e ligjshme dhe se u ishte cenuar e drejta për të përcaktuar lirisht vendbanimin, për të zgjedhur lirisht profesionin dhe kualifikimin profesional, se u ishte cenuar e drejta për jetë të qetë familjare dhe e drejta e tyre për tu dëgjuar para se të gjykohen nga KLD.
Ata kërkuan nga Presidenti Nishani, që të pezullohej procedura e emërimit si masë sigurimi padie, derisa të zgjidhej çështja me vendim përfundimtar të formës së prerë.
Epilogo ishte se dekretimi ndodhi dhe gjyqtarja Fetau nga Tirana u dërgua në Elbasan. Dhe pas katër vitesh ajo ka shprehur ambicien për të drejtuar Gjykatën e Elbasanit, por për shkak të vjetërsisë në punë nuk u zgjodh.
Ishte Enkeleda Kapedani që mori drejtimin e Gjykatës, pavarësisht se numrin e votave e kishte të njëjtë me gjyqtaren Matilda Fetau.
Në aspektin profesional, gjyqtarja Matilda Fetau nuk është e lakuar as negativisht dhe as pozitivisht.
Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Fetahu të ardhurat i ka nga dypunësimi i saj dhe paga e bashkëshortit.
Përveç punës si gjyqtare, Fetau ka marrë “ok’, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për të dhënë mësim si pedagoge e jashtme, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Patundshmëri ajo deklaron tokë bujqësore, arë me sipërfaqe 10 310 m2, në Qeshibes, Skrapar, ku zotëron 25% dhe një makinë Toyota me vlerë 2 100 euro, të blerë në vitin 2016.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Matilda Fetau.
Viti 2014 (Deklarata fillestare)
Tokë bujqësore, arë me sip10 310 m2, në Qeshibes, Skrapar, ku zotëron 25%.
Llogari bankare, me vlerë 1 199 28 lekë.
Të ardhura si studente në Shkollën e Magjistraturës, 471 852 lekë.
Marrë me qira ap me vlerë, 18 000 lekë në muaj.
Dorëzanës në një kredi me vlerë, 5 139 583 lekë.
Viti 2014 (Deklarata vjetore)
Tokë bujqësore, arë me sip10 310 m2, në Qeshibes, Skrapar, ku zotëron 25%.
Llogari bankare, me vlerë 11 281 54 lekë.
Tërhequr nga llogaria e pagës shumat, 67 000 lekë, 5 000 lekë dhe 5 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 87 457 lekë.
Marrë me qira ap me vlerë, 18 000 lekë në muaj.
Dorëzanës në një kredi me vlerë, 5 139 583 lekë. Pa shlyer 5 111 737 99 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit me vlerë 3 476 67 lekë.
Tërhequr nga llogaria e pagës së bashkëshortit, shumat, 30 000 lekë, 6 000 lekë dhe 2 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Qendra e kulturës, medias, botimeve të mbrojtjes, muzeut dhe shtëpisë së pushimit, në shumën 41 726 78 lekë.
Viti 2015
Tokë bujqësore, arë me sip10 310 m2, në Qeshibes, Skrapar, ku zotëron 25%.
Llogari bankare, me vlerë 1 214 27 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 998 006 lekë.
Overdraft 240 000 lekë.
Dorëzanës në një kredi me vlerë, 5 139 583 lekë. Pa shlyer 5 016 819 99 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit me vlerë -113 739 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Qendra e kulturës, medias, botimeve të mbrojtjes, muzeut dhe shtëpisë së pushimit, në shumën 497 052 lekë.
Overdraft në emër të bashkëshortit 120 000 lekë.
Viti 2016
Tokë bujqësore, arë me sip10 310 m2, në Qeshibes, Skrapar, ku zotëron 25%.
Llogari bankare, me vlerë 13 945 98 lekë.
Blerë makinë Toyota me vlerë 2 100 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 466 953 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 558 302 lekë.
Overdraft 240 000 lekë.
Dorëzanës në një kredi me vlerë, 5 139 583 lekë. Pa shlyer 4 914 085 42 lekë.
Kredi për blerje elektroshtëpiake, me vlerë 59 930 lekë. Pa shlyer 45 625 63 lekë.
Shpenzime për qira ap, 20 000 lekë në muaj.
Llogari bankare e bashkëshortit me vlerë -81 111 36 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Qendra e kulturës, medias, botimeve të mbrojtjes, muzeut dhe shtëpisë së pushimit, në shumën 41 800 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Agjencia e Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes, 567 273 52 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit, dërguar nga vëllai në shumën 70 euro.
Overdraft në emër të bashkëshortit 120 000 lekë. Pa shlyer 81 111 36 lekë.
Viti 2017
Llogari bankare, me vlerë 100 376 27 lekë.
Dhuratë nga vjehrri për linde e djalit, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 647 836 lekë dhe nga raporti i lindjes 380 966 lekë.
Overdraft 240 000 lekë.
Kredi për blerje televizori, 112 890 lekë. Pa shlyer 100 374 95 lekë.
Dorëzanës në një kredi me vlerë, 5 139 583 lekë. Pa shlyer 4 781 721 51 lekë.
Kredi për blerje elektroshtëpiake, me vlerë 59 930 lekë. Mbyllur.
LLogari page e bashkëshortit, 1492 88 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga Agjencia e Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes, 634 170 72 lekë.
Overdraft në emër të bashkëshortit 120 000 lekë. Mbyllur.
Viti 2018
Llogari bankare e subjektit deklarues, 23 627 37 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 446 380 lekë dhe nga raporti i lindjes 221 869 lekë.
Kredi për blerje televizori, 112 890 lekë. Pa shlyer 47 037 50 lekë.
Dorëzanës në një kredi me vlerë, 5 139 583 lekë. Pa shlyer 4 659 267 39 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit me vlerë -46 450 22 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si specialist në Ministrinë e Mbrojtjes, 822 242 92 lekë.
Bashkëshorti ka marrë dhuratë nga i vëllai shumat 100 euro dhe 93 euro./CNA.al