Connect with Us

Liroi të dyshuarin si atentator/ Si ka ndryshuar pasuria e prokurores në 15 vite

Vetingu

Liroi të dyshuarin si atentator/ Si ka ndryshuar pasuria e prokurores në 15 vite

Publikuar

-

Denoncimi i fortë/ Rama urdhëron AKEP të mbyllë portalet që po i çjerrin maskën procesit fake të vettingut

Prokurorja e Elbasanit Pranvera Stafa, por rivlerësohet në tre kriteret e Vettingut që nga Dhjetori i vitit 2020.

Prokurorja Stafa nuk është një emër i panjohur për opinionin publik në aspektin professional. Në vitin 2017, ajo u denoncua nga ish kryeministrit Sali Berisha, në bazë të një informacioni që kishte mbërritur në adresë të tij.

Berisha denonconte se autori i dyshuar i atentatit ndaj Florenc Çapjes u lirua pas arrestimit me ndërhyrjen e dhëndrit të kreut të Bashkisë së Elbasanit (Qazim Sejdini).

Autori i dyshuar si atentator i Florenc Çapjas në Elbasan, Shkelzen Hasanpapaj ka qenë i arrestuar nga Policia e Elbasanit më 22 Qershor 2016 për drejtim te motorrit pa leje drejtimi por që prokurorja Pranvera Stafa e ka liruar atë. Ky ka qenë rasti kur është lakuar emri i prokurores Pranvera Stafa në aspektin professional.

Ndërsa në aspektin pasuror rezulton se të ardhurat e prokurores burojnë nga paga e saj dhe e bashkëshortit. Ndërsa pjesa më e madhe e patundshmërive ajo i ka trashëgimi nga babai, në bashkëpronësi me të tjerë.

Nga viti në vit prokurores i shtohen llogaritë bankare dhe kursimet dhe mund të thuhet se është vetmja në sistemin e drejtësisë që nuk ka kredi.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Pranvera Stafa për 15 vite, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2003
Ap 2+1 me sip 65 m2, ku zotëron 25 %.
Ap 2+1 nga bashkëshorti, ku zotëron 25 %.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 923 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 216 000 lekë.

Viti 2004
Ap 2+1, trull me vlerë 50 000 nuk e deklaron monedhën.
Depozitë bankare 10 039 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 969 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 252 000 lekë.

Viti 2005
Librezë kursimi, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 183 244 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 319 110 lekë.

Viti 2006
Kursime në vlerën 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 187 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 347 800 lekë.

Viti 2007
Shtesë në depozitën bankare 222.53 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 229 243 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 428 620 lekë.
Të ardhura nga lojëra fati, 400 000 lekë.
Blerë automjet nga bashkëshorti, me vlerë 7 700 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortit 125 000 lekë.

Viti 2008
Shtesë në depozitën bankare, 298 08 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 186 096 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 526 160 lekë.
Shtesë në depozita bankare, 49 764 lekë dhe 225 000 lekë.

Viti 2009
Shtesë në depozitën bankare, 283 19 euro.
Kursime 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 386 342 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 572 240 lekë.
Shtesë në depozitë bankare, 41 161 lekë.
Mbyllur llogaria me vlerë 374 385 lekë.
Hapur depozitë bankare me vlerë 6 000 euro.

Viti 2010
Shtesë në depozitën bankare, 205 euro.
Kursime 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 556 076 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 619 425 lekë.
Shtesë në depozita bankare, 522.58 euro dhe 477.42 euro.
Hapur depozitë bankare me vlerë 50 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare me vlerë 50 000 lekë dhe 3 948 lekë.
Hapur depozitë bankare me vlerë 50 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare me vlerë 50 000 lekë dhe 3 948 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 39 000 lekë dhe 61 200 lekë.

Viti 2011
Shtesë në depozitën bankare, 22 845 81 lekë.
Kursime 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 543 169 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 562 591 lekë.
Pension invaliditeti për bashkëshortin, 22 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 22 963 lekë, 595 60 euro dhe 404.04 euro.
Shtesë në depozitën bankare, 50 000 lekë, 4 386 75 lekë dhe 4 386 75 lekë.
Mbyllur depozita bankare me vlerë,1 100 102 lekë.
Hapur depozitë me vlerë 1 200 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 75 348 36 lekë.

LEXO EDHE:  Përleshje mes të rinjve në qendër të Elbasanit/ Disa të shoqëruar

Viti 2012
Shtesë në depozitën bankare, 22 845 81 lekë.
Kursime 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 543 569 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 562 591 lekë.
Pension invaliditeti për bashkëshortin, 22 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 22 963 lekë, 595 60 euro, 404.04 euro, 50 000 lekë, 4 386 75 lekë, 50 000 lekë dhe 4 386 75 lekë.
Mbyllur depozita bankare me vlerë, 1 100 102 lekë.
Hapur depozitë me vlerë 1 200 000 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 75 348 36 lekë.

Viti 2013
Shtesë në depozitën bankare, 450 euro dhe 30 787 24 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 546 612 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 647 970 lekë.
Pension invaliditeti për bashkëshortin, 19 860 67 lekë.

Viti 2014
Shtesë në depozitën bankare, 144 05 euro.
Kursime 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 892 045 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 526 177 lekë.
Pension invaliditeti për bashkëshortin, 35 214 65 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 25 000 lekë, 13 424 51 lekë, 25 000 lekë,13 424 51 lekë, 500 29 euro, 499 71 euro, 216 300 lekë dhe 83 710 09 lekë.

Viti 2015
Shtesë në depozitat bankare, 69 25 euro.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 15 246 62 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 935 081 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 631 354 53 lekë.
Pension invaliditeti për bashkëshortin, 26 400 lekë.
Shtesë në depozitën bankare 69 44 euro, 50 000 lekë, 7 653 02 lekë, 50 000 lekë, 7 653 02 lekë, 156 500 lekë dhe 43 409 lekë.
Blerë automjet Volsvagen 900 euro.

Viti 2016
Shtesë në depozitë bankare, 41 02 euro.
Gjendje e depozitës bankare, 8 250 97 euro.
Kartë krediti, 150 000 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 338 54 lekë.
Kursime kesh, 750 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 481 303 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 586 433 lekë.
Pension invaliditeti për bashkëshortin, 24 200 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 7 154 68 lekë dhe 7 154 68 lekë.
Shtesë në depozitën bankare të bashkëshortit, 1 000 euro dhe interesi 103.17 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortit, 59 300 lekë.
Gjendja e llogarisë së bashkëshortit, 23 808 59 lekë.
Shitur automjeti nga bashkëshorti 400 000 lekë.

Viti 2017
Shtesë në depozitën bankare, 14.10 euro.
Gjendje e depozitës bankare, 8 265 06 euro.
Kartë krediti, 150 000 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 1 508 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 890 euro dhe më pas është tërhequr e njëjta shumë.
Kursime, kesh 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 569 076 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 624 170 lekë.
Pension invaliditeti për bashkëshortin, 26 400 lekë.
Shtesë në depozitën bankare, 3 092 94 lekë, 3 092 94 lekë, 55.96 euro.
Mbyllur depozita bankare me vlerë 2 059 500 lekë.
Hapur depozita bankare me vlerë 2 000 000 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse 20 299 55 lekë.

Viti 2018
Gjendje e depozitës bankare, 8 272 6 euro.
Kartë krediti 150 000 lekë.
Gjendja në llogarinë rrjedhëse, 1 666 lekë.
Kursime, kesh 600 000 lekë.
Subjekti deklarues ka përfituar nga trashëgimi 1/3 e një ap, dhe tek dy pasuri të tjera që nuk i specifikon.
1/3 e një ap, 2+1 me sip 109.9 m2, e një vendimi parkimi 15 m2, e një laokali në katin e parë të oibjektit me sip 22 m2 që sëbashku me bodurimin kapin sip 42.5 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 723 097 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si mësues, 623 687 lekë.
Pension invaliditeti për bashkëshortin, 26 400 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  Yuri Kim shigjeton krerët e partive/ Luani ndershëm, mos pranoni persona të djegur nga vettingu

LEXO EDHE:  Emrat për Kryesinë e re të PS-së?/ Rama: Nuk flas sot për atë që do ndodhë të premten

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Publikuar

-

Nga

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren Alma Hiçka.

KPK relatoi për së dyti mungesën e dokumentimit të të ardhurave të prindërve si dhe dyshimet për një rast të konfliktit të interesit, ndërkohë që kandidatja për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me kandiaten për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka, u relatuan sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Relatorja Xhensila Pine vuri në dukje në relatim se Hicka kishte marrë tre hua nga prindërit e saj. Huaja e parë prej 250 mijë lekë ishte marrë në vitin 2003 për blerjen e një makine. E dyta në shumë 13 mijë euro ishte marrë për blerjen e një makine në vlerën 23.900 euro në vitin 2010. Huaja e tretë në shumën 4.2 milionë lekë ishte marrë në vitin 2015 për të financuar këstet e një apartamenti 90 mijë euro të blerë në Tiranë

LEXO EDHE:  Yuri Kim shigjeton krerët e partive/ Luani ndershëm, mos pranoni persona të djegur nga vettingu

LEXO EDHE:  Rama nxjerr hartat/ Sqaron çështjen e detit me Greqinë

Pine tha në të tre rastet se huatë ishin deklaruar në deklarimet periodike, por nuk ishin deklaruar në deklaratën veting. Ajo tha se për këtë i ishin kërkuar shpjegime Hickës.
Po ashtu Pine vuri në dukje se të ardhurat e dokumentuara të prindërve nuk ishin të mjaftueshme për të financuar asnjë nga këto hua.

Duke iu referuar huasë prej 4.2 milionë lekë për apartamentin, Pine tha se nga analiza financiare rezultonte se prindërit e subjektit pa llogaritur shpenzimet e jetesës kishin pasur deri në atë periudhë më pak të ardhura të ligjshme se vetë huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK jep vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajn.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018.
Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese e KPK-së që kreu vlerësimin për Imerajn përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE