LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amnistoi nga hetimi 3 milion euro të Gjin Gjonit/ Si dështoi prokurori i Task Forcës

28 Nëntor 2020, 11:13, Vetingu CNA
Amnistoi nga hetimi 3 milion euro të Gjin Gjonit/ Si dështoi prokurori

Megjithëse Vettingu ka zbritur tek prokurorët e thjeshtë, prokurorin e Elbasanit Bledar Mustafaraj, ende nuk e ka kapur. Sipas asaj që ka deklaruar më formularin e dekriminalizmit, prokurori në fjalë më parë mbante gjenelaritetet Blerant Mustafallari, por ai ka sqaruar se bëhet fjalë për një gabim të gjendjes civile.

Në vitin 2014 prokurori Bledar Mustafaraj e u bë pjesë e njësisë Task Forcë në Prokurorinë e Elbasanit, me firmë të Adriatik Llallës, i cili pretendonte se po rriste luftën kundër korrupsionit.

Në fakt, Mustafaraj kishtë në duar një çështje korrupsioni por që dështoi ta zbardhte. Ai po hetonte për fshehjen e 3 milion euro pasuri ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtarit të apelit Gjin Gjoni. Ky i fundit ishte kallëzuar nga ILDKPKI, por një vit më vonë, procedura u mbyll.

Në media u raportua se Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar 2 herë zgjatje afati për hetimet ndaj Gjonit, e përkatësisht më 31/07/2014 dhe 10/11/2014 por dhe pse afatet ishin zgjatur me 6 muaj, kjo kohë s?kishte mjaftuar për prokurorin Bledar Mustafaraj që të mbyll hetimet.
Sipas argumentit të prokurorit Mustafaraj ishte vendimi i Gjykatës së Elbasanit që kishte krijuar pamundësinë e kompletimit të hetimeve pasi letër porositë nga Franca dhe Gjermania nuk kishin mbërritur.

“Vendosa të pushoj ndjekjen penale, për efekt të procedimit penal nr.1098 të vitit 2014, në ngarkim të personave nën hetim Gjin Gjoni dhe Elona Çaushit, të dyshuar secili për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, refuzimit të deklarimit, mosdeklarim dhe Fshehje ose deklarim të rremë të pasurive?, thuhej në vendimin e prokurorit Mustafaraj.

Për tu rritur profesionalisht prokurori Mustafaraj i shtë drejtuar Univesrsitetit Europian të Tiranës në vitin 2012, ku ka nisur doktoraturën, të cilën e ka paguar në tre pjesë.

Sa i përket kriterit të pasurisë, të ardhurat e prokurorit Mustafraj duken të justifikueshme. Përveçse bën detyrën e prokurorit ai ushtron dhe detyrën e pedagogut në Universitetit të Elbasanit me ?ok? të KLP.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Bledar Mustafaraj.
Viti 2004
Ap. 1+1 i ndërtuar në vitin 1959, me vlerë 16 200 lekë.
Depozitë bankare 300 000 lekë dhe 603 383 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga shkolla e magjistraturës, 764 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 184 000 lekë.
Pensioni i nënës, 216 000 lekë.
Pension suplementar i babait si ish ushtarak, 120 000 lekë.

Viti 2005
Depozitë bankare 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 024 540 lekë.
Të ardhura nga puna e nënës si mësuese, 264 000 lekë.
Pension suplementar i babait si ish ushtarak, 132 000 lekë.

Viti 2006
Mbyllur depozita bankare 300 000 lekë.
Depozitë bankare 500 000 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 058 000 lekë.
Të ardhura nga puna e nënës si mësuese, 264 000 lekë.
Pension suplementar i babait si ish ushtarak, 132 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 24 722 lekë.
Kursime, 400 000 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 086 158 lekë.

Viti 2008
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 30 218 lekë.
Paguar në llogarinë rrjedhëse blerja e një automjeti në Gjermani me vlerë, 6 500 euro.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si zv drejtues në Prokurorinë e Elbasanit, 1 390 570 lekë.
Hua për blerej të vogla 67 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 38 574 lekë.
Automjet Benz, 6500 euro, paguar një vit më parë.
Kursime në shtëpi, 300 000 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 216 528 lekë.
Hua për blerej të vogla 67 000 lekë. Shlyer.

Viti 2010
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 43 997 lekë.
Kursime në shtëpi, 420 000 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në një aktivitet në Sarajevë, 135 euro.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 082 234 lekë.

Viti 2011
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 45 088 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 121 976 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në një universitet privat, 35 640 lekë.
Kredi 750 000 lekë. Pa shlyer 698 929 4 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 42 793 lekë.
Tërheqje nga llogaria për tu regjistruar në UET, për doktoraturën, 300 000 lekë.
Paguar pranë UET për doktoraturën, 2 250 euro.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 156 982 lekë.
Kredi 750 000 lekë. Pa shlyer 583 510 91 lekë.
Overdraft për të blerë libra për doktoraturën. Shlyer 120 342 9 lekë.Pa shlyer 6 388 11 lekë.

Viti 2013
Të ardhura nga interesi i depozitës bankare, 22 591 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 188 241 lekë.
Kredi 750 000 lekë. Pa shlyer 423 859 45 lekë.
Overdraft për të blerë libra për doktoraturën. Shlyer 53 020 98 lekë.

Viti 2014
Tërhequr nga depozita bankare, 427 691 71 lekë.
Gjendje llogarie, 52 781 06 lekë.
Kursime 200 000 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 711 203 lekë.
Kredi 750 000 lekë. Pa shlyer 289 980 39 lekë.
Overdraft me karta Visa. Shlyer 41 486 10 lekë.

Viti 2015
Pakësimi I financave pa pagesës së tretë në UET me 1 000 euro dhe 140 000 lekë.
Shuma e mbetur 780 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës, 62 86 lekë.
Të ardhura si pedagog ne univesrsitetin e Elbasanit, 57 000 lekë dhe 47 106 lekë.
Kursime në shtëpi 400 000 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 897 918 lekë.
Kredi 750 000 lekë. Pa shlyer 104 555 21 lekë.
Overdraft me karta Visa. Shlyer 39 510 65 lekë.

Viti 2016
Gjendje llogarie, 46 636 16 lekë.
Overdraft 180 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës, 381 195 05 lekë.
Depozitë me afat 600 000 lekë.
Shitur automjeti Damler Chrysler, 200 000 lekë.
Blerë automjeti Damler Chrysler 500 000 lekë.
Kursime 200 000 lekë.
Llogari rrjedhëse të kartës Visa, 70 000 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 603 996 lekë.
Të ardhura si pedagog ne univesrsitetin e Elbasanit, 74 800 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në një aktivitet në Çeki, 710 euro.
Të ardhura për pjesëmarrjë në një aktivitet në Itali, 125 euro.
Të ardhura nfa Erasmus, pas aplikimit si pedagog i jashtëm në fakultetin ekonomik, Elbasan, ku përfshihet pjesëmarrja në një kurs trajnimi, 288 197 lekë.
Kredi 750 000 lekë. Shlyer
Overdraft për të paguar hotelin në Igumenicë. Shlyer 53 246 lekë.

Viti 2017
Gjendje llogarie e pagës 369 683 96 lekë.
Overdraft 180 000 lekë.
Gjendje llogarie e pagës 151 073 22 lekë.
Të ardhura nga interesi I depozitës, 4 197 70 lekë.
Gjendje kesh në shtëpi 400 000 lekë.
Llogari rrjedhëse të kartës Visa, 70 800 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 374 473 lekë.
Të ardhura si pedagog ne univesrsitetin e Elbasanit, 100 636 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit, Elementë te kriminolohjisë klinike dhe të zhvillimit?, 300 000 lekë.
Overdraft, shlyer 300 euro dhe 1991 20 euro për të paguar hotelin në Itali.

Viti 2018
Gjendje llogarie e pagës 232 627 20 lekë.
Overdraft 180 000 lekë.
Gjendje llogarie e pagës 71 729 96 lekë.
Të ardhura nga interesi I depozitës 5 100 lekë.
Depozitë plus me vlerë, 706 210 89 lekë.
Pakësuar të hollat kesh me 160 000 lekë, kanë mbetur, 240 000 lekë.
Llogari rrjedhëse të kartës Visa, 70 000 lekë.
Të ardhura te subjektit deklarues nga puna si prokuror në Elbasan 1 378 807 lekë.
Të ardhura si pedagog ne univesrsitetin e Elbasanit, 116 296 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit, Elementë te kriminolohjisë klinike dhe të zhvillimit?, 196 000 lekë.
Interesa debitore për kartën Visa në shumën 1 275 49 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga