Connect with Us

Nga patundshmëritë tek dështimi / Ish anëtari i KLD “nxiu” gjyqtaren e dosjes së Gjinarit

Vetingu

Nga patundshmëritë tek dështimi / Ish anëtari i KLD “nxiu” gjyqtaren e dosjes së Gjinarit

Publikuar

-

Gjyqtarja e Elbasanit Idush Maliqi, në fundin e vitit që lamë pas, është vënë nën hetim nga Vettingu.

Të gjithë karrierën e saj në drejtësisë, gjyqtarja Maliqi e ka ushtruar në Elbasan. Kujtojmë se e njëjta gjyqtare dështoi të gjykonte dosjen e Gjinarit.
Në Shkurt të vitit 2018, gjatë seancës gjyqësore, ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe 9 të pandehurve të tjerë ka pasur tension dhe debate.

Shkak është bërë kërkesa e avokatit Neshat Fana, avokat mbrojtës i Andi Tomës, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Idush Maliqi.
Pas debateve, gjyqtarja Maliqi është tërhequr nga çështja, ndërsa seanca gjyqësore është ndërprerë. Sipas avokatit, gjyqtarja Idush Maliqi kishte bërë shkelje në mënyrë flagrante të hapura të procedurave duke kopjuar kërkesën e prokurorië dhe duke e vendosur si vendim.

Më pas në një emision televiziv, avokati Neshat Fana, ka kërkuar falje për kohën kur ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nuk i ka dhënë masë disiplinore gjyqtares Maliqit për shumë shkelje që janë vërejtur në punën e saj. I mbetet Vettingut që të thotë fjalën e fundit për aspektin profesional të gjyqtares Maliqi, pa anashkaluar filtrimin e pasurisë.

Ajo deklaron një pasuri të bazuar sipas sa mbi trashëgimi, troje, shtëpi e të tjera. Gjithashtu edhe bashkëjetuesi i saj Ferdinand Saraçi, rezulton pronar i një sërë patundshmërive dhe llogarive bankare.

Gjyqtarja Maliqi,nuk ka qenë e qartë në deklarimin e pasurive, pasi nuk e specifikon se për çfarë prone bëhet fjalë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Idush Maliqi, pranë ILDKPKI-së.

Viti 2003
Shtëpi banimi e vjetër ku zotëron 1/15 pjesë.
Llogari rrjedhëse,sipas kontratës së qirasë me ndërmarrjen e ujësjellësit.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 0, 603 milion lekë.

Viti 2004
Makinë tip Benz me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 778 842 lekë.
Pensioni i nënës, 100 000 lekë.
Të ardhura të vëllait nga Komiteti Shqiptar i Birësimit, 500 000 lekë.

Viti 2005
Bono thesari me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 868 148 lekë.
Të ardhura nga qiraja nga ujësjellësi i një fshati, 72 000 lekë.
Të ardhura nga qiratë e shtëpive në emër të nënës, 720 000 lekë.

Viti 2006
Automjet tip Benz, me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 815 039 lekë.

Viti 2007
Gjyqtarja deklaron se në Elbasan ka shtuar një pronë (s dihet se çfarë pronë), në emër të nënës, të kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave për premtim shitje me vlerë 130 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 015 518 lekë.

Viti 2008
Ndarë trashëgimtarëve shifra 130 000 euro, pakësuar në 65 000 euro.
Shtuar Bono Thesari, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 019 588 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 247 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga qiratë 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 269 235 lekë.

Viti 2011
Bono thesari me vlerë 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 328 000 lekë.

Viti 2012
Bono thesari me vlerë 1 400 000 lekë.
Depozitë bankare, 196 615 lekë.
Të ardhura nga pronat e trashëguara, 196 615 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 114 459 lekë.
Të ardhura nga qiratë e pronave të trashëguara, 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 529 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura nga interesat e depozitës së bonos së thesarit, 316 610 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitave bankare, 26 363 lekë dhe 126 431 lekë.
Të ardhura nga qiratë e pronave të trashëguara, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 389 638 lekë.
Ndërtesë 2 katëshe me papafingo me sip114.30 m2, kati i parë lokal, në truallin me sip 128 m2, në emër të bashkëshortit me vlerë 7 000 000 lekë.
Ap banimi 82 m2 përfituar nga privatizimi në emër të bashkëshortit, blerë me vlerë 33 600 lekë.
Ap 77 m2 në Plazhin e Durrësit, në emër të bashkëshortit, me vlerë 2 800 000 lekë.
Depozitë kursimi në emër të bashkëshortit me vlerë 6 600 000 lekë.
Depozita bankare të bashkëshortit në shumat 20 143 euro dhe 7 036 886 lekë
Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit, në shumat 280 229 lekë, 437 504 lekë dhe 653 978 lekë.
Makinë Benz në emër të bashkëshortit, me vlerë 7 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si specialist në E.K.B, 406 700 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga qiraja e ndërtesës dy katëshe, 500 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti fizik i bashkëshortit, 1 230 255 lekë.

LEXO EDHE:  OFL e pandalshme/ Kërkon justifikimin e pasurisë të dy trafikantëve të dënuar në Angli

Viti 2014
Të ardhura nga interesa të depozitës në bono thesari, 321 652 lekë.
Të ardhura nga interesa të depozitave bankare, në shumat 26 888 lekë dhe 47 190 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 356 031 lekë.
Të ardhura nga biznesi i bashkëjetuesit, 1 003 049 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëjetuesit, 306 576 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga qiraja, 420 000 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga interesat bankare, 1 977 lekë.

Të ardhura të bashkëjetuesit nga obligacionet, 304 678 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga interesat bankare, në shumat 312 676 lekë, 60 196 lekë dhe 538 818 lekë.
Gjendje kesh e bashkëjetuesit, 900 000 lekë.

Viti 2015
Kompesim trualli në vlerën 57% të sip 421.1 m2 nga A.K.K.P, Tiranë, me vlerë 2 440 270 lekë.
Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 8 374 lekë.
Truall, 830 m2 në Elbasan.
Të ardhura nga qiraja e pasurisë në emër të nënës, 120 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 263 144 lekë.
Të ardhura nga interesa të depozitës në bono thesari, 290 224 lekë dhe 12 181 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 232 800 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 393 746 lekë.
Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 6 459 lekë dhe 2 251 lekë.
Të ardhura nga biznesi i bashkësjetuesit, 1 620 500 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëjetuesit, 312 442 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si inxhinier në një shoqëri private, 240 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëjetuesit, 891 lekë, 21 907 lekë dhe 140 lekë,
Të ardhura nga obligacionet, të bashkëjetuesit, 40 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 400 463 lekë.
Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 2 820 lekë dhe 228 euro.
Të ardhura nga obligacionet, 108 300 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëjetuesit, 319 808 lekë.
Të ardhura nga biznesi i bashkëjetuesit, 1 107 673 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si inxhinier në një shoqëri private, 240 000 lekë.
Të ardhura nga obligacionet, të bashkëjetuesit, 203 974 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëjetuesit, 13 120 lekë dhe 6 341 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga qiraja e pronës, 100 000 lekë dhe 160 000 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan 1 402 362 lekë.
Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 2 520 lekë .
Të ardhura nga obligacionet, 215 410 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëjetuesit, 327 704 lekë.
Të ardhura nga biznesi i bashkëjetuesit, 1 421 266 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si inxhinier në një shoqëri private, 240 000 lekë.
Të ardhura nga obligacionet, të bashkëjetuesit, 429 250 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëjetuesit, 13 012 lekë, 1 138 lekë dhe 6 341 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga qiraja e pronës, 300 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i grupit “KÇK”/ Ngec në ‘sitën’ e vettingut Kolë Hysenaj

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj.

Seanca e parë në veting për Hysenajn nisi në muajin shtator të vitit 2020, por u shty në kohë pasi KPK riçeli hetimin ndaj tij. Pas hetimit të dytë administrativ, Hysenaj rezultoi me probleme në kriterin e pasurisë.

Hysenaj ishte prokuror i çështjes ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në gjykatën e kryeqytetit.

LEXO EDHE:  “Nuk ja jap votën po s’pranoi prioritetet e LSI”/ Basha i përgjigjet Kryemadhit

LEXO EDHE:  “Nuk ja jap votën po s’pranoi prioritetet e LSI”/ Basha i përgjigjet Kryemadhit

Kujtjmë se gjatë një seance parlamentare, vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama, foli për grupin “Kap çfarë të kapësh”, që funksionon në drejtësi dhe gjykata.

Pas kësaj deklarate mediat publikuan edhe emra se për kë e kishte fjalën kryeministri. Një ndër emrat që u publikua në media ishte prokurori i Tiranës Kol Hysenaj./CNA.al

Prokurori i grupit “KÇK”/ Sa i kushton Vettingu Kol Hysenajt?

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Tensione në KPK/ Prokurori rebelohet, ndjek nga pas Komisionerët e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Beratit Tasim Puci, pasi e ka gjetur me shkelje në të tria kriteret.

Por, pas dhënies së vendimit ka reaaguar ashpër prokurori Puci. Sipas Birn, situata është tensionuar, pas shpalljes së vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Prokurori Puci,ka ndjekur anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani”?

Situata është qetësuar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

“Jam pa shtëpi e katandi,” ka thënë prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla.
Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese nga Covid-19/ Ja sa persona janë infektuar në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Agron Duka kritikon Bashën/ Nuk i dha vendin që takonte Nard Ndokës

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK “i pret kokën” prokurorit që shkonte i dehur në seancë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Beratit, Tasim Pucci për shkak të problemeve me pasurinë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kishte sjellë në KPK një raport negativ për Pucin. Sipas këtij raporti Puci kishte bërë fshehje pasurie, nuk kishte burime të ligjshme dhe kishte deklarime të pasaktë e të rremë të pasurisë.

Puci e ka ushtruar profesionin e prokurorit që nga viti 2003, në Skrapar. Në kuadër të procesit të Vettingut, KLP ka analizuar tre dosjet e zgjedhura nga prokurori dhe pesë dosjet e zgjedhura me short dhe ka marrë parasysh të gjithë ankesat dhe vërejtjet për këtë prokuror, ndërsa ka shqyrtuar aftësitë profesionale.

Kujtojmë se prokurori Tasim Buci, më herët është ndëshkuar me “vërejtje” nga KLP. Siç ka raportuar e përditshmja “Panorama”, ai është akuzuar se ka shkuar në gjendje të dehur në një gjyq të zhvilluar në Berat, ndërsa në Tiranë në një proces të ndjekur prej tij, prokurori nuk ka respektuar solemnitetin në paraqitjen fizike të veshjes.

Gjithashtu prokurori Tasim Puci është denoncuar në vitin 2016 nga emisioni investigativ “Stop”, me argumentin se në bashkëpunim me gjykatën iu kishin dhënë lirinë, dy shtetasve të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Dy shtetasit rezultonin të ishin të afërm të kryebashkiakut të Poliçanit, përkatësishtë vëllai dhe kunati./CNA.al

Skandalet e drejtësisë në Vetting/ Prokurori i dehur në seancë dhe me veshje joetike

LEXO TE PLOTE