LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit/ Si i doli kundër Gent Ibrahimi prokurores

27 Nëntor 2020, 10:53, Vetingu CNA
Zhdukja e dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit/ Si i doli kundër

Në Dhjetor të vitit 2017, u raportua se nga Prokuroria e Elbasanit janë zhdukur dosje të rëndësishme të korrupsionit.

Ishte CNA.al e para nga mediat që hodhi dritë mbi këtë ngjarje , duke zbuluar se çfarë kishte ndodhur.

Ishte prokurorja Armanda Xhaferri e cila kishte denoncuar në Polici për zhdukjen e dosjeve. Bëhej fjalë për tri dosje, dy për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge. Prokurorja Armanda Xhaferri, pas kthimit nga pushimet festive të 28-29 nëntorit, kishte konstatuar se në zyrën e saj mungonin tre fashikuj, që i kishin mbërritur nga Njësia Task Forcë.

Lajmin e dhënë fillimisht nga CNA.al, nuk vonoi ta konfirmonte zyrtarisht edhe Policia.

?Me datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, material të Task Forcës për hetimin e korrupsionit. Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj?, thuhej në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Por ky skandal mbeti kaq dhe nuk u mësua se çfarë kishte ndodhur me dosjet e zhdukura dhe se me çfarë versioni e justifikoi Prokuroria.
Prokurorja Armanada Xhaferri ka pasur nën hetim dosje të rëndësishme si ajo e bizznesmenëve Llalla, të KURUM për pastrim parash dhe ndotje ajri, apo dhe dosjen e rrugës së Gjinarit ku ishin nën hetim ish drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar

Xhaferri e cila ka hyrë në procesin e rivlerësimit në Qershor të këtij vito, me datë 16.07 2020 i ka dërguar një shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku i kërkonte leje 15 mujore pa pagesë, pasi do të studionte programin master në degën ?Drejtësi penale Evropiane në një kontekst global?, në universitetin e Utrecht-it në Holandë.

Kundër lejes për studime, ka dalë kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, por kanë qenë 8 votat e anëtarëve të tjerë që i kanë dhënë ?ok?, prokurores Xhaferri.

Ndërsa prokurorja Xhaferrri ka zgjedhur të pasurohet në aspektin profesional, në aspektin e pasurisë financiare, rezulton se burime të të ardhurave Ii ka nga paga si prokurore, si pedagoge në Universitetin e Elbasanit dhe si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.
Xhaferri, nuk ka pasuri të patundshme apo të të tundshme, përveç disa llogarive në të cilat i kalon paga.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Armanda Xhaferri.
Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Bursë nga Shkolla e Magjistraturës, 387 000 lekë.
Kontratë pune me kohë të pjesshme me USAID, me vlerë 43 000 lekë.

Viti 2014
Gjendje në llogarinë rrjedhëse 224 882, 75 lekë.
Gjendje kesh, 160 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 072 805 lekë.

Viti 2015
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 589 970 33 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 072 718 lekë.

Viti 2016
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 731 379 32 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 253 988 lekë.

Viti 2017
Gjendje në llogarinë rrjedhëse, 1 038 626 32 lekë dhe 58 405 07 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 060 359 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si punonjëse akademike e jashtme në Universitetin e Elbasanit, 60 952 lekë.

Viti 2018
Depozitë me afat me vlerë, 1 101 000 lekë.
Gjendje e llogarisë, në depozitën plus, 406 420 94 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës, 16 297 96 lekë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse, -311 87 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokurore në Elbasan, 1 168 133 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si punonjëse akademike e jashtme në Universitetin e Elbasanit, 52 927 lekë.
Të ardhura si eksperte nga Shkolla e Magjistraturës, 40 360 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga