Vetingu
Nga paratë me fajde tek skema korruptive/ Prokurorja, si bankë e paliçensuar

Ermira Tafani, prokurore prej 21 vitesh në Elbasan ka qenë një nga kandidatet për zëvendësimin e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Para se të ndërmerrte këtë hap emri i saj bëri xhiro në media, me dyshime se ishte e përfshirë në një skemë korrupsioni. Në 31 janar 2017, emisioni investigativ “Stop” transmetoi një rast korruptiv, kur një oficer i policisë gjyqësore në Elbasan mori nën dorë 2000 euro, për lirimin e një personi nga paraburgimi.
Këto para, sipas tij, duheshin për prokuroren Ermira Tafani dhe gjyqtaren Pajtime Fetahu. Por, ky denoncin nuk e pengoi Tafanit që të kërkonte ngritje në detyrë edhe pse nuk arriti të zgjidhej pasi u rrëzua nga Vettingu parlamentare.
Kujtojmë se një nga dosjet e bujshme që ka hetuar prokurorja Ermira Tafani është ajo e bandës se Kateshit që gjatë 1997 mori në kontroll Elbasanin. Gjithashtu prokurorja Tafani ka hetuar edhe Maksude Kadenën, e njohur si Sudja, një nga çështjet më të bujshme të firmave piramidale, që u përcoll më pas në Tiranë.
Pas rrëzimit nga Vettingu parlamentar ajo do të kalojë në Vettingun e drejtësisë, ku llogari përveçse për aspektin profesional do të jap edhe për pasurinë.
Prokurorja Tafani, rezulton të ketë bërë edhe tre punë njëherësh, si gjyqtare dhe si pedagoge edhe në Universitetin Shtetëror të Elbasanit dhe në një tjetër privat.
Prokurores nuk i mungojnë depozitat e majme bankare, madje bashkëshorti rezulton të ketë dhënë para me fajde një firmë ndërtimi në Pogradec.
Sipas asaj që ka deklaruar, bashkëshorti i kishte marrë 3 000 000 lekë motrës së tij për t’ ia dhënë me interes një firme ndërtimi, prej të cilit ka marrë 4 000 000 lekë, përfshirë dhe interesat.
Ndër vite deklarata e pasurisë është e paqartë. Prokurorja edhe kur shton pasurri, që blen patundshmëri apo pasuri të luajtshme e klasifikon çuditshëm si pakësim, duke e venë theksin tek paratë që ka dhënë për blerjen e tyre.
Ndër të tjera jo deklaron dhe një hua dhënë motrës së sa në Amerike, po nuk jep vlera, përveçse gjendje llogarie.
Për më tepër, pasi hetim të detajuar bën Vettingu, po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Ermira Tafani.
Viti 2003
Shtëpi banimi 106 m2 me vlerë 4.8 milion lekë.
Dyqan +plus truall 72 m2.
Shtëpi banimi 60 m2, ku zotëron 20 %.
Autoveturë Benz 1.1 milion lekë.
Llogari rrjedhëse me vlerë 0,43 milion lekë.
Llogari rrjedhëse me vlerë 0,08 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 0, 744 milion lekë.
Viti 2004
Depozitë bankare me vlerë, 523 049 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 675 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 147 480 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, farmaci, 1 000 000 lekë.
Interes për lekët e dhëna në përdorim, 540 000 lekë.
Viti 2005
Depozitë bankare me vlerë, 642 218 lekë.
Llogari rrjedhëse me vlerë 440 842 lekë.
Gjendje kesh, 600 000 lekë, 1 000 euro dhe 1 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 043 029 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 39 339 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, farmaci, 700 000 lekë.
Interes për lekët e dhëna në përdorim, 576 000 lekë.
15 000 lekë dhuratë për ditëlindjen e bashkëshortit nga e bija.
25 000 lekë dhuratë për ditëlindjen e bashkëshortit nga nusja.
Dhuratë për ditëlindje nga e bija 20 000 lekë.
Dhuratë për ditëlindje nga nusja 20 000 lekë.
Dhuratë për ditëlindje e vajzës nga e bija 15 000 lekë.
Dhuratë për ditëlindje e vajzës nga nusja 20 000 lekë.
Dhuratë për ditëlindjen e djalit 15 000 lekë.
Dhuratë për ditëlindjen e djalit 20 000 lekë.
Dhuratë për vitin e ri nga nusja 100 000 lekë.
Dhuratë për vitin e ri nga e bija, 20 000 lekë.
Dhuratë për vitin e ri nga motra 500 dollarë.
Viti 2006
Shtuar depozita bankare me 64 464 lekë. Në total 706 682 lekë.
Llogari rrjedhëse me vlerë 230 797 lekë.
Gjendje kesh, 500 000 lekë, 4 000 euro dhe 1 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 035 500 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 10 323 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, farmaci, 700 000 lekë.
Interes për lekët e dhëna në përdorim, 750 000 lekë.
Interesa nga llogaria bankare në shumën 18 546 lekë.
Dhurata për ditëlindjen e bashkëshortit, nga e bija, nusja dhe kunata, 15 000 lekë, 20 000 lekë dhe 20 000 lekë.
Dhuratë për ditëlindje, nga e bija dhe nusja 20 000 lekë dhe 25 000 lekë.
Dhuratë për ditëlindjen e vajzës nga nusja e bija dhe motra, 30 000 lekë, 20 000 lekë dhe 200 dollarë.
Dhuratë për ditëlindjen e djalit nga nusja, bija dhe motra 30 000 lekë, 20 000 lekë dhe 200 dollarë.
Depozitë bankare e bashkëshortit, 63 546 lekë/
Viti 2007
Depozitë bankare shtuar me 32.012 lekë. Në total 737 694 lekë.
Depozitë në bono thesari 400 000 lekë me interes, 24 000 lekë.
Llogaria rrjedhëse shtuar me 220 000 lekë.
Gjendje kesh 100 000 lekë, 5 000 euro, dhe 2 000 dollarë.
Huadhënia me interes është shtuar në shumën 2 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 058 156 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 41 895 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si lehtësuese nga shkolla e Magjistraturës 200 dollarë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, farmaci, 360 000 lekë.
Fitimi nga farmacia e bashkëshortit, 500 000 lekë.
Interes për lekët e dhëna në përdorim, 510 000 lekë.
Hua marrë nga bashkëshorti dhe dhënë një firme ndërtimi me interes, në vlerën 3 000 000 lekë.
Shtuar depozita bnakare e bashkëshortit, në shumën 15 769. Në total 361 345 lekë.
Shtëpi banimi 50 m2 në Pogradec në ndërtim e sipër deklaruar nga bashkëshorti me vlerë 2 500 000 lekë.
Viti 2008
Depozitë bankare paskësuar me 738 694 lekë.
Depozitë në bono thesari, shtuar me 736 000 lekë. Gjendja 1 160 000 lekë.
Llogari rrjedhëse pakësuar me 364 449 lekë.
Llogari bankare shtuar me 384 64 dollarë.
Gjendje kesh 2 400 000 lekë dhe 2 000 dollarë.
Blerë autoveturë tip Benz 200 E me vlerë 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 074 014 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 76 500 lekë.
Interesa nga bono thesari, 86 283 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortit pakësuar me 361 345 lekë.
Depozitë në bono thesari e bashkëshortit shtuar me 560 000 lekë.
Shitur automjeti benz, 250 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, farmaci, 700 000 lekë.
Interes për lekët e dhëna në përdorim, 360 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga interesi i bonos së thesarit, 41 653 lekë.
Viti 2009
Depozitë në bono thesari pakësuar me 862 958 lekë.
Llogari rrjedhëse, shtuar me 168 901 lekë.
Gjendje kesh, 2 500 000 lekë dhe 15 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 230 151 lekë.
Interesa nga bono thesari, 200 000 lekë.
Depozitë në bono thesari e bashkëshortit, shtuar me 36 025 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, farmaci, 700 000 lekë.
Interes për lekët e dhëna në përdorim, 360 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga interesi i bonos së thesarit, 35 000 lekë.
Viti 2010
Depozitë në bono thesari pakësuar me 297 042 lekë.
Llogari rrjedhëse, pakësuar me 255 249 lekë.
Gjendje kesh, 1 700 000 lekë dhe 15 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1360 978 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 67 500 lekë.
Depozitë në bono thesari e bashkëshortit, pakësuar me 554 471 lekë.
Blerë nga bashkëshortit automjet Nisan Qashqai, me vlerë 18 300 euro.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, farmaci, 700 000 lekë.
Interes për lekët e dhëna në përdorim, 360 000 lekë.
Viti 2011
Llogari rrjedhëse shtuar me 135 540 lekë.
LLogari e pagës shtuar me 10 100 lekë.
Gjendje kesh 3 200 000 lekë dhe 15 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 029 750 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 135 540 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në një universitet privat në Elbasan, 65 000 lekë.
Bashkëshorti ka marrë huanë që i kishtë dhënë me interes një firme në Pogradec, në shumën 4 500 000 lekë.
Bashkëshorti ka kthyer huanë marrë së motrës në vitin 2007, në shumën 3 000 000 lekë.
Dhënë me qira farmacia, në shumën 840 000 lekë.
Viti 2012
Hua dhënë nënës për arsye shëndetësore, 10 000 dollarë.
Llogaritë rrjedhëse pakësuar me 134 666 lekë dhe 39 dollarë.
Llogaria e pagës, shtuar me 40 204 lekë.
Llogaria e debitit, shtuar me 12 254 lekë.
Gjendje kesh 4 500 000 lekë dhe 5 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 375 960 lekë.
Kredi në shumën 800 000 lekë. Pa shlyer 720 190 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga dhënia me qira e farmacisë, 840 000 lekë.
Viti 2013
Llogaria e pagës pakësuar me 705 lekë.
Kthyer huaja e dhënë nëns në vlerën 7 000 dollarë.
Gjendje kesh 3 200 000 lekë dhe 12 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 124 938 lekë.
Kredi në shumën 800 000 lekë. Shlyer.
Viti 2014
LLogaritë rrjedhëse shtuar me 70 203 lekë dhe 2 000 dollarë.
Llogaria e pagës pakësuar me 137 126 lekë.
Autoveturë Damler Chrysler shkëmbyer me Toyota JI2 Land Cruiser, duke shtuar edhe 900 000 lekë.
Gjendje kesh, 2 000 000 lekë dhe 12 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 388 443 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 70 300 lekë.
Shitur autovetura Nisan Qashqai nga bashkëshorti me vlerë 12 000 euro.
Gjendja kesh e bashkëshortit shtuar me 10 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortit nga dhënia me qira e farmacisë, 840 000 lekë.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 495 323 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 56 656 lekë.
Gjendje kesh e bashkëshortit 10 000 euro dhe 250 000 lekë.
1/40 e 982 m2 truall në Ersekë, përfituar bashkëshorti nga trashëgimia.
2 038 m2 truall në Ersekë, përfituar bashkëshorti në bashkëpronësi, nga trashëgimia.
Të ardhura të bashkëshortit nga dhënia me qira e farmacisë, 840 000 lekë.
Viti 2016
Llogari rrjedhëse pakësuar me 200 734 74 lekë.
Llogari bankare shtuar me 9 993 21 dollarë.
Llogaria e pagës pakësuar me 86 374 05 lekë.
Llogari depozite me afat 3 muaj shtuar me 1 600 000 lekë.
Hua dhënë motrës në Amerikë, për rikonstruksion shtëpie pa dokumentacion, nuk e thotë vlerën, vetëm gjendjen në vitin 2015 që ka qenë 20 000 dollarë dhe në vitin 2016, 13 000 dollarë. Dhe deklaron se janë kthyer 7 000 dollarë. Është i paqartë si deklarim.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 432 187 lekë.
Gjendje kesh e bashkëshortit, 8 000 euro dhe 50 000 lekë. Pakësuar 2 000 euro dhe 200 000 lekë për pushime dhe mobilim.
Të ardhura të bashkëshortit nga dhënia me qira e farmacisë, 840 000 lekë.
Viti 2017
Llogari rrjedhëse shtuar me 17 233 95 lekë.
Llogari bankare shtuar me 7 473 24 dollarë.
Llogari e pagës shtuar me 230 375 16 lekë.
Llogari depozite me afat 3 mujor, pakësuar me 985 900 lekë.
Hua dhënë motrës në Amerikë, për rikonstruksion shtëpie pa dokumentacion, nuk e thotë vlerën, vetëm gjendjen në vitin 2016 që ka qenë 13 000 dollarë dhe në vitin 2017, 5 500 dollarë. Dhe deklaron se janë kthyer 7 500 dollarë. Është i paqartë si deklarim.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 285 070 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 216 294 65 lekë.
Gjendje kesh e bashkëshortit 9 000 euro dhe 150 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga dhënia me qira e farmacisë, 840 000 lekë.
Llogari bankare e vajzës shtuar me 4 368 euro. 5 000 euro nga kursimet e prindërve dhe 3 500 euro dhuratë nga gjyshja për shpenzime gjatë studimeve në Paris.
Llogari bankare e vajzës 488 euro.
Ndihmë sociale në Francë për vajzën, 178 euro.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse shtuar me 75 069 155 lekë.
Llogari bankare shtuar me 6 478 67 dollarë.
Llogaria e pagës pakësuar me 179 224 13 lekë.
Llogari depozite me afat 3 muaj pakësuar me 300 000 lekë.
Hua dhënë motrës në Amerikë, për rikonstruksion shtëpie pa dokumentacion, nuk e thotë vlerën, vetëm gjendjen në vitin 2017 që ka qenë 3 000 dollarë dhe në vitin 2018, 2 500 dollarë. Dhe deklaron se janë kthyer 3 000 dollarë. Është i paqartë si deklarim.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokurore në Elbasan, 1 547 555 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 76 712 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga dhënia me qira e farmacisë, 840 000 lekë.
Pagesë e vajzës nga puna si baby sitter me vlerë 447 83 euro.
Pagesë e vajzës nga puna si baby sitter tek një familje, 323 12 euro./CNA.al