
Një fake news qarkulloi dje nga mediat e paguara nga inceneratorët. Kishte të bënte me një informacion të dhënë në televizionin Fax News nga SPAK, ku thuhej se ishin duke u kryer procedurat për ekstardimin e Stela Gugalles, një prej personave të shumëkërkuar të inceneratorëve.
CNA.al ka raportuar që Stela Giugallja ndodhet në Vienë dhe aty ka kërkuar strehim politik, duke i quajtur politike akuzat e ngritura nga SPAK, por dhe padinë e bërë nga PD dhe LSI dhe nisma Thurje, por edhe aktorë dhe faktorë të tjerë politik dhe jo vetëm. Sipas fake news të nxjerrë në Fax News fillimisht dhe duke vazhduar më tej me mediat e paguara nga inceneratorët me Top News , Report Tv etj, thuhej se Stela Gugallja ishte arrestuar.
Në fakt nuk kishte një arrestim të saj. Lajmi i SPAK ishte thjeshtë dhe vetëm procedurial. Ndaj Stela Gugalles ka një proces gjyqësor në Austri ku ajo kërkon strehim politik për të cilin janë zhvilluar dy apo tre seanca dhe autoritetet austriake kanë vënë në dijeni autoritetet shqiptare në lidhje me këtë proces dhe me procedurat e ekstradimit.
Pra nuk mund të ketë arrestim dhe ekstradim për sa kohë zonja ka kërkuar një strehim politik dhe duhet të ketë një vendim gjykate për këtë çështje dhe më pas duhet dhe një vendim tjetër gjykate për ekstradimin. Kjo është procedurë ligjore.
Burime zyrtare nga Interpoli i thanë dje CNA.al se nuk ishte kryer asnjë arrestim dhe se ky institucion nuk ishte në dijeni. Të njëjtën gjë tha dhe ministria e Drejtësisë që nxorrën zbuluar këto media dhe që më pas tentuan të korrigjojnë apo mbulojnë lajmin.
Nga ana tjetër dje ka reaguar edhe avokati i Stela Gugalles dhe Mirel Mërtirit, Klodian Skënderi.
Ai në një dalje mediatike pasi ka sqaruar me detaje se Stela Gugallja nuk është arrestuar ka theksuar dhe një fakt tjetër, atë se klienti i tij Mirel Mërtiri nuk ishte një person në kërkim dhe ndaj tij nuk kishte një procedurë ekstradimi.
CNA.al iu drejtua Policisë Së Shtetit ku dhe konfirmoi lajmin nga avokati se Mirel Mërtiri nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Një procedurë formale ligjore e pakryer, e cila po zgjatet duke i dhënë kohë Mirel Mërtirit të zhduket ashtu siç u largua Stela Gugallja, e cila rezultoi se kishte dalë nga Shqipëria në muajin tetor të vitit 2021 dhe prej atëherë ndodhet në Austri ku dhe ka filluar procesin e saj për strehim politik.

Nga ana tjetër Mirel Mërtiri prej disa muajsh është shpallur person në kërkim . Pasi SPAK ngriti akuzën në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit dhe e quajti atë “trurin e inceneratorëve” ndodhi një fenomen. Mireli u zhduk. Por tashmë ai duhej të ishte në kërkim ndërkombëtar për tu ekstraduar drejt Shqipërisë, për të qenë në masën e arrestit burg pa afat deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga gjykata.
Sipas të dhënave që ka mundur të sigurojë CNA.al, Policia e Shtetit ende deri në ditën e djeshme nuk e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Mirel Mërtiri. Të njëjtën procedurë të vonuar dhe të zgjatur sa iu dha mundësi të largoheshin të shkonin dhe të hapnin procedura për strehime politike i dha edhe Klodian Zotos, por edhe Stela Gugalles.

Një shtet, i cili pretendon se po lufton luftën kundër korrupsionit, SPAK po bën detyrën, ndërkohë që Policia e Shtetit dhe strukturat e saj nuk shpallin në kërkim ndërkombëtar atë që SPAK e ka quajtur “trurin e inceneratorëve”, pra shtetasin Mirel Mërtiri dhe këtë e e konfirmoi dhe avokati i tij dje.
E njëjta problematikë ndodh dhe me Stela Gugallen dhe Klodian Zoton , që u shpallën në kërkim 6 muaj më vonë pasi nuk ishin gjetur në Shqipëri. Procedura të tejzgjatura dhe të vonuara që tregojnë se Policia e Shtetit diku është kapur, është kapur fort për brirësh dhe keqpërdoret në rastin e inceneratorëve duke kryer vonesa të qëllimshme për shpalljen në kërkim dhe duke iu dhënë kohë të akuzuarve të largohen dhe të zhduken pa gjurmë, në pamundësi për tu kapur më pas dhe për tu çuar para organeve të drejtësisë./ CNA.al
Former Defense Minister Fatmir Mediu will now face the Cou...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka mbërritur sot në T...
Ka nisur si një trend i kohëve të fundit që shtetas të hua...
Abi Malltezi, ka publikuar emra që janë pjesë e aplikacion...
Qipro shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar Turqi...
Engineer Arben Meçe has guaranteed earthquake safety f...
FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve...
Activist Ervin Resuli has reacted with harsh tones to the ...
Shqipëria është kthyer në një vend rehabilitues për sh...
Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me mega-aferën e...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me çësh...
Today the media released a news story, which they init...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, through a post on s...
United Group, një nga operatorët më të mëdhenj të telekomu...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë n...
A serious accident occurred in the capital. The police ann...
Stela Gugallja e shpallur në kërkim ndërkombëtar prej ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Stela Gugallja, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë për...
The DP candidate for Kavaja Municipality, Fisnik Qosja, ha...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...