web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e inceneratorëvve/ Ndalohet në Austri Stela Gugallja?

2023-02-07 15:31:00, Aktualitet CNA

Afera e inceneratorëvve/ Ndalohet në Austri Stela Gugallja?

Stela Gugallja, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë për inceneratorët raportohet se është ndaluar në Austri.

Arrestimi i saj është mësuar nga burime mediatike, të cilëtII referohen SPAK dhe raportojnë për ndalimin e bashkëjetuesës së Mirel Mërtiri.

CNA.al është interesuar pranë Interpolit dhe Policisë së shtetit, të cilët nuk e kanë konfirmuar arrestimin e Gugalles.

Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që në janar të vitit 2022.

Stela Gugallja kërkohet në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k kurse Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Kujtojmë se në kërkim është edhe Mirel Mërtiri.

Si funksiononte skema

Pasi morën lejen përmes dhënies së rryfshfetit në drejtim të Lefter Kokës sipas SPAK, inceneratori i Elbasanit, në pronësi të kompanisë “Albtek Energy” sh.p.k, e administruar nga Stela Gugallja bënte fatura fiktive duke i faturuar punë të pakryera kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Duke qenë se inceneratorët ishin projekte, të cilat u ndërtuan me fondet e shtetit shqiptar, ishte buxheti që duhej të përballonte këto pagesa.

Rrjedhimisht, sipas SPAK, nëpërmjet kësaj skeme, buxhetit të shtetit i janë shkaktuar rreth 3.6 milion euro dëm. Këto para sipas SPAK i kanë kaluar në formë ryshfeti Lefter Kokës./CNA.al





Lajmet e fundit nga