
Carlo Bollino, italiani i shqiptarizuar, i kthyer në një marionetë të pushtetit, është vënë totalisht në shërbim të Rilindjes.
Bolino është kthyer në zërin zyrtar të Partisë Socialiste, megjithëse kjo e fundit po ngre edhe një televizion tjetër.
Herë me mediat e tij, e herë me gazetarë që fshihen pas tij, me portale anonime, sulmon institucione të drejtësisë apo edhe biznese.
Këto sulme që çojnë ujë në mullirin e pushtetit ia atribuon fjalës së lirë, por në fakt kanë lidhje me koncensionet dhe pagesat që ai merr nga Qeveria, nga PS, të cilës i shërben me devotshmëri.
CNA.al ka denoncuar më herët pagesat që Carlo Bollino, i fjalës të lirë nga marrë nga afera më e madhe korruptive në vend, nga ajo e inceneratorëve.
Nga një aferë e cila është në duar të SPAK-it, dhe që Bollino e justifikon si reklamë, paratë e krimit.
Sipas dokumenteve ekskluzive të siguruara nga CNA.al, MTSC e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.
Sipas tabelës më poshtë, bëhet fjalë për shtatë pagesa, të ekzekutuara konkretisht nga muaji shkurt 2021, deri në muajin korrik 2021.

Pra, vetëm për një periudhë të shkurtër, në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos 4.432.771 lekë.
Opozita në vijimësi e ka akuzuar Carlo Bollinon, për koncensione që ka marrë kundraligjshëm nga pushteti.
Ai është denoncuar publikisht për rreth 4000 metër katrorë, ish-reparti “Ora”, së bashku me një godinë dykatëshe që opozita e ka akuzuar se ishte përgatitur për një gjimnaz, por iu dha Bolinos.
Kujtojmë këtu akuzat për mashtrim të bëra publike edhe nga anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Abi Malltezi.

Më herët Malltezi ka deklaruar se në këmbim të mbulimit të korrupsionit, të Ramës, ky i fundit dhunoi ligjin dhe la qytetin pa gjimnaz për t’i bërë dhuratë 5000m2 truall dhe 1000m2 ndërtesë mes Tiranës.
“Ish reparti i orave tek Rruga Ndre Mjeda, ndërtesë 2 katëshe dhe 4000m2 oborr që ishte caktuar në plan Rregullues për gjimnaz. Nxorri Edi Rama 3 vkm per t’ia falur Carlo Bollinos!”, shkruan të Malltezi.
Për të njëjtin denoncim, Malltezi i ka bërë më herët thirrje edhe SPAK-ut.

Abi Malltezi i është drejtuar më herët SPAK-ut me 10 pyetje në lidhje me vjedhjen e tokës së gjimnazit për interes të Carlo Bollinos, zërit zyrtar të PS-së.
Po i risjellim në vëmendje pyetjet.
Pse u zhduk shkolla e mesme nga Plani Urbanistik i Bashkisë në 2017 kur ekzistonte në çdo plan urban përfshirë edhe në Planin e Përgjithshëm Rregullues të miratuar në vitin 2013?
Pse u dha kjo pronë me vendim qeverie dhe jo me vendim të Këshillit bashkiak?
Pse nuk u lidh kontrata me Bashkinë por u dashka lidhur me qeverinë kur prona e ish-repartit të orave ishte në administrim të bashkisë?

Pse mos paguajë Carlo mijëra euro sipas ligjit të qiradhënive që ka në fuqi Bashkia?
Si ka menduar Bashkia e Tiranës të zgjidhë çështjen e nje shkolle te mesme per 50,000 banoret nga sheshi Ataturk tek pallati me shigjeta dhe gjithë ish-fusha e aviacionit?
Pse mos nxirrej toka në ankand nëse shteti nuk e donte për shkollë?
Pse mos paguajë të paktën çmimin e referencës lëpirësi Carlo për tokën mes Tiranës?

Pse nxorri VKM për të prishur objektet dhe çuditi gjithë botën?
Pse mos aplikonte për leje prishje objektesh dhe të paguante taksën Carlo?
Pse u shkel ligji për Kthim-Kompensimin e Pronës që ndalon dhënien e tokave të tretëve derisa të përfundojë procesi i kthim-kompensimit?
Çfarë interesi i madh stretegjik për vendin kishte këtu që duhej shkel ligji?.
Janë këto pyetjet drejtuar SPAK-ut, nga Abi Malltezi, për të cilat nuk është dhënë përgjigje ende./ CNA.al
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar pas publikimeve t...
Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, zhvilloi sot në mjediset ...
Tërmetet e njëpasnjëshme me më shumë se 2300 viktima në Tu...
Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes pë...
Një protestë është duke u mbajtur pasditen e sotme pra...
Qindra persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lëndu...
The Socialist Party has made a request to the Speaker of t...
Harrowing images come from Turkey, where the rescue operati...
"The world of FBI counterintelligence agents was rocked la...
The Democratic Party condemns the replacement of the name ...
The mayor of Erion Veliaj has announced that 150 more tree...
Mjeku shqiptar në Stamboll, Regli Oreshka, ka folur në lid...
Pogradec has woken up covered by ice. Minus temperatur...
The civil society has held a protest today after two m...
The Albanian ambassador to Turkey, Kastriot Robo, has conf...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, held a meeti...
The Democratic Party has published the spot of the Februar...
An eyewitness to the murder of Pjerin Xhuvan has his life ...
After Tirana, Pristina, Skopje, Saranda, Tuzi and Bole...
Dëshmia e Rozeta Dobit çoi në pranga Alda Klosin e cila ka...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...