The prices of milk by-products go to the stratosphere/ Activist: The "cartel's" profit has no limit
Activist Ervin Resuli has reacted with harsh tones to the ...

FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për rritjen dramatike në skemat e shantazhit seksual që vendosin në objektiv të miturit, nëpërmjet aplikacioneve të lojërave dhe platformave të tjera dixhitale, situatë për të cilën thonë se është shndërruar në një krizë globale.
Skemat e tilla, ku viktimat shtrëngohen të dërgojnë fotografi intime dhe në vazhdim iu bëhet shantazh për përfitim financiar, janë përdorur ndaj personave të të gjitha grupmoshave, por incidentet më të fundit tregojnë se djemtë adoleshentë janë objektivi i tyre parësor.
Në faqet e lojërave në internet dhe në aplikacionet e komunikimit, personat që synojnë të shfrytëzojnë dhe shantazhojnë të miturit, të cilët janë shpesh persona të moshës madhore që banojnë në Afrikën Perëndimore dhe që shtiren sikur janë vajza, i mashtrojnë viktimat e tyre duke u kërkuar të dërgojnë filmime dhe fotografi intime. Në vazhdim, ata kërcënohen me publikimin e tyre, në rast se nuk paguajnë.
FBI-ja, dhe agjencitë homologe në Australi, Kanada, Zelandë të Re, dhe Britani, deklaruan se kanë vërejtur një rritje tepër të madhe të numrit të rasteve gjatë vitit të kaluar dhe se problemi është shtrirë në të gjithë botën.
“Zhvatja financiare ka një ndikim shumë më të gjerë se thjesht tek vendi ynë apo fëmijët tanë – është një krizë globale që kërkon vëmendjen e të gjithëve”, shprehet në një deklaratë Drejtori i FBI-së, Christopher Wray. “FBI po bashkëpunon nga afër me partnerët tanë ndërkombëtarë për të parandaluar që fëmijët tanë të bien viktima të këtij krimi tragjik. Të gjithë ne kemi detyrën të mbështesim dhe të fuqizojmë viktimat që ata të tregojnë dhe që t’u demonstrojmë atyre se jeta vazhdon edhe pas këtyre imazheve”.
Paralajmërimi vjen ndërsa Departamenti i Drejtësisë njoftoi në dhjetor se mbi 3 mijë të mitur, kryesisht djem, ishin bërë objekt shantazhi seksual gjatë vitit 2022, një rritje e madhe kjo krahasuar me vitet e mëparshme. Mbi dymbëdhjetë viktima kanë bërë vetëvrasje.
Personat që synojnë të shfrytëzojnë dhe shantazhojnë të miturit vënë në objektiv fëmijë të moshës 14 deri 17 vjeç, dhe ka patur edhe raste viktimash të moshës deri në 10 vjeç, njoftoi Departamenti i Drejtësisë.
“Megjithëse shantazhi financiar seksual bëhet në rrugë elektronike, ai mund të ketë pasoja serioze përtej botës së internetit”, thuhet në deklaratën e FBI-së. "Pas kërcënimeve dhe agresionit, viktimat mund të ndihen të vetmuar, të turpëruar, të trembur, dhe këto ndjenja mund t’i detyrojnë fëmijët që t’i shkaktojnë dëm vetes”.
Michelle DeLaune, drejtore ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, thotë se qendra e saj ka marrë vitin e kaluar mbi 10 mijë raportime rastesh të lidhura me shantazhin seksual.
“E kuptojmë se si viktimat e moshës së re të këtij krimi mund të ndjejnë se nuk kanë zgjidhje tjetër, por ne duam t’ua bëjmë të ditur se ata nuk janë vetëm”, u shpreh zonja DeLaune në një deklaratë, ku i bën thirrje prindërve që të flasin me fëmijët e tyre./ VOA
Activist Ervin Resuli has reacted with harsh tones to the ...
Shqipëria është kthyer në një vend rehabilitues për sh...
Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me mega-aferën e...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me çësh...
Today the media released a news story, which they init...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, through a post on s...
United Group, një nga operatorët më të mëdhenj të telekomu...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë n...
A serious accident occurred in the capital. The police ann...
Stela Gugallja e shpallur në kërkim ndërkombëtar prej ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Stela Gugallja, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë për...
The DP candidate for Kavaja Municipality, Fisnik Qosja, ha...
Mbi 4.400 njerëz vdiqën në Turqi (gjendja e 07.02, 10:00) ...
In the very difficult moments that Turkey and Syria are in...
Yesterday, an elevator of a building in the Astir area fel...
Ergys Hoxha, former director of Anticorruption in the Prim...
The Ambassador of the United States of America in Tirana, ...
Organized criminal clans in Albania have almost everything...
Në Konferencën “sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...