
Përplasja mes bosëve të inceneratorëve/ Mërtiri “sherr” me Zoton për listëpagesat
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar përplasjen mes dy “...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar përplasjen mes dy “...
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, në një vendim të shpallur sot nga gjyqtarja Migena Laska ka shpallur vendimin për një padi të ngritur nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ndaj CityNews Albania (CNA.al).
Sandër Lleshaj, rreth një vit e gjysëm më parë, në kulmin e pandemisë, kujtojmë këtu në muajin maj të vitit 2020, u denoncua nga ne si media për blerjen e një automjeti BMW, një makinë luksoze, e cila me vlerën e tregut në Gjermani shkonte deri në 77 mijë euro, pra rreth 100 milionë lekë të vjetra, për të cilën Sandër Lleshaj pretendonte se e kishte blerë më pak. (lexo këtu)
Dhe nga ana tjetër ngriti një padi, duke thënë se ne kishim shpifur për vlerën, dhe sepse e kishim quajtur ?kapter? partie.
Gjykata, pas më shumë se një viti nga padia e ish-ministrit të Edi Ramës, gjeneralit Sandër Lleshaj, që u kthye në një gjeneral partie, sot ka shpallur CityNews Albania, të pafajshëm. Në një vendim i cili përmban rreth 24 faqe nga të cilat gati 20 prej tyre janë arsyetim i gjykatës mbi faktet dhe provat e paraqitura nga palët.
Qartësisht gjykata sot ka dhënë një vendim kundër një ish-ministri, i cili ishte kapur i ?gjallë? nga CNA.al kur lëvizte me një mjet me targa false, fakt të cilin nuk e ka thënë në gjykatë. Targat e mjetit dhe denoncimi i tij është bërë pasi është demoncuar nga CNA.al. Një mjet i blerë për llogari të oficerit të kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, i cili pasi i është vënë në dispozicion ministrit Lleshaj dhe një shumë me faturat finale të publikuara, prej rreth 50 mijë euro. Por, kjo pa TVSH.
I pyetur në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, Lleshaj në atë kohë tha se e kishte marrë me këtë vlerë për shkak të postit që mbante.
Por, CNA.al asnjëherë nuk e vuri në mëdyshje shumën prej 50 apo 60 mijë euro, e cila në fakt ishte diçka më pak, ndoshta 20% më pak sesa vlera e tregut e verifikuar në një dyqan zyrtar të BMW-së, për të njëjtin model në Këln, të Gjermanisë.
Këtë mund ta gjente lehtësisht Sandër Lleshaj dhe të tijët, edhe në faqen zyrtare ku me mijëra qytetarë blejnë sot mjetet online.
Nga ana tjetër, ministri u nxitua të shkonte në parlament dhe të na fyente, të na quante edhe ?palo media?, të thoshte se shpifim, të bënte edhe statuse në rrjetet sociale.
Por, këto i përkasin një tjetër hapi, që për ne sot nuk ka më rëndësi. Është hapi i dështimit të Zotit Lleshaj, i cili tani duhet të kuptojë se ashtu siç thotë gjykata, një diferencë e vogël në vlerën e çmimit, nuk është shpifje. Fakti është se Zoti Lleshaj, kishte blerë një BMË luksoze në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit. Kur Shqipëria kishte nevojë për qindarka ndihmë ndaj familjeve që jetonin jashtë, apo qytetarët që kishin ankthin dhe panikun ndaj koronavirusit dhe ishin mbyllur në shtëpi, Sandër Lleshaj blinte një makinë luksoze.
Në atë moment, kryeministri duhej ta kishte shkarkuar në fakt nga detyra.
Por, e mbajti derisa ndodhi një ngjarje, për të cilën Lleshaj u tha se dha dorëheqjen, por në fakt ai ishte i shkarkuar.
CNA.al sot ka mundur të ?rrëzojë? një ish-ministër arrogant. Një ish-gjeneral ushtrie që dorëzoi gradat, për t?u bërë një ?kapter? partie, se nuk u bë dot kurrë as kapter ushtrie. Se një kapter ushtrie ka më shumë dinjitet, vlera dhe përfaqësim qytetar sesa sjellja që pati Sandër Lleshaj ndaj medias dhe ndaj qytetarëve. Duke përdorur arrogancën dhe pushtetin e ministrit, për tendera skandalozë dhe blerje makinash në kohën e kulmit të një krize të dhimbshme për shqiptarët e izoluar dhe ata të tronditur nga tërmeti.
Sot media ka fituar një betejë, me një ish-ministër të Edi Ramës, me një ish-ministër të një qeverie arrogante dhe fyese ndaj medias. Por, sot fitoi e vërteta. Faktet dhe provat e paraqitura në media, të cilat kur janë të dokumentuara, të shkruara dhe të ?qëndisura? ashtu siç duhet, nuk ka gjeneral ushtrie apo ?kapter? partie që të cënojë dinjitetin apo të dënojë mediat. Qofshin këto në gjykata të kapura, apo të lira.
Sot gjykatësja Migena Laskaj vendosi një standart për drejtësi, për ne si media, duke dhënë një vendim pafajësie për CNA.al, pasi avokati ynë, profesionisti Saimir Vishaj, ka faktuar dhe provuar në çdo seancë gjyqësore se ne nuk kemi shpifur dhe nuk kemi pasur tendencë të fyejmë askënd. Ne kemi akuzuar një ministër të Brendshëm në detyrë, i cili sot nuk është më i tillë.
Ne kemi akuzuar një ministër të Brendshëm që bleu një BMW luksoze në kohë krize.
Ne kemi akuzuar një ministër të Brendshëm, me fakte dhe dokumenta të drejtpërdrejta. Dhe nga ana tjetër ne kemi dhënë opinionin tonë dhe kemi komentuar me fakte dhe argumenta politikë të vërteta. Se gjenral Sandër Lleshaj la gradat për t?u bërë një ministër partie dhe më pas një ?kapter? i qeverisë dhe i PS.
Këto ishin të vërtetat që ne kishim shkruar dhe mbi këto të vërteta, avokati ynë mbrojti CNA.al përballë gjykatës, me Sandër Lleshajn që për një vit nuk mungoi në asnjë seancë për të treguar sesa serioz ishte në padinë e tij.
Sot ka humbur dhe përveçse ka humbur gjyqin, i kërkojmë Zotit Lleshaj që ka detyrimin moral dhe qytetar, në rast se është në nivelin e atij gjenerali të dikurshëm që të kërkojë një ndjesë publike lexuesve të CNA.al, stafit të gazetarëve që u morën me investigimin e skandalit të BMË-së, dhe qytetarëve të cilët i ka mbushur me mllef duke shkruar statuse në facebook, apo duke paditur mediat në gjykata, si rrallë ndonjë ministër i Brendshëm.
Kjo ndjesë ndoshta do të çlironte dhe pak shpirtin e tij të hidhëruar nga fakti se la gradat e gjeneralit për t?u bërë një ?kapter?partie.
Tashmë BMW-në nuk e ka më. Atë e përdor një tjetër ministër, se është e shtetit.
Tashmë postin e ministrit nuk e ka më sepse është dikush tjetër.
Gradat e gjeneralit i la për t?u bërë një ?kapter? partie. Por, edhe atje nuk është më.
Nuk është as deputet, as në ushtrinë e ?kapterave? të Edi Ramës.
Tashmë është një qytetar I thjeshtë. Shpresojmë që shpirti i Sandër Lleshajt të jetë çliruar dhe një ndjesë publike do t?i bënte mirë të gjithëve. Atij vetë dhe atyre që I nxitën këtë urrejtje dhe nuk mundën dot t?i qetësonin shpirtin, kur u gjet në mëkat./CNA.al
Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion
“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet
Zbulohen detaje të reja nga skandali i makinës 100 milionëshe të Sandër Lleshajt
Sandër Lleshaj, ?kapteri i dështuar? i Rilindjes
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar është mbledh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
“Basha edhe një fitore që ka në jetë, paskam qenë edhe unë a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
Nga Kuvendi kryeministri Edi Rama i ka ofruar një tjetër mar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar depu...
Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalimin e tij në seancën e sotme...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas replikave...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend i është ...
“Je i braktisur nga demokratët”. Ky ka qenë refreni i kryemi...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e kreu të PD, ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka tent...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, sa herë që flet me shifrat gajas ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kreun e PD-së Lu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një dek...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Opozitës në ...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar projek...
Deputeti i PD Luçiano Boçi ju është bashkuar zërave kundër p...
Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësim...
Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin ...
Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania f...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Nuredin Dumani, bashkëpunëtori kryesor i prokurorisë së Po...
Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu këtë të hënë Fatmir H...
Një aksident është regjistruar këtë të hënë rreth orës...
Henrik Hoxha, i cilësuar si njeri i afërt i Nuredin Du...
Nitazenes, që besohet se janë kontrabanduar nga krimin...
Nga dita e hënë vendi ynë parashikohet me mot me kthje...
Qarku i Vlorës në Shqipëri prodhon rreth 65 % të agrumeve ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Kandidati që fitoi zgjedhjet si kryetar i Bashkisë Him...
Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me aferën e ince...
Pesëmbëdhjetë oficerë të Gardës Kombëtare Ajrore të SH...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Zvicër ...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...