Connect with Us

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Politikë

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Publikuar

-

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze ma targa falso

Më në fund, pas rreth dy javësh, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili nga gjeneral ushtrie është kthyer në “kapter” partie, ka reaguar pas denoncimeve të vazhdueshme të CNA.al në lidhje me një mjet luksoz të blerë nga Policia e Shtetit për Ministrin e Brendshëm, me një vlerë raportuar prej nesh, rreth 100 milionë lekë.(Lexo këtu)

Lleshaj ka reaguar me një gjuhë që nuk i shkon për shtat as kapterit më të rëdnomtë të ushtrisë dhe nuk e dëgjon as nga goja e policit më “barkderr”.  Ndoshta ka reaguar i zhytyr në luksin e BMW-së, apo në vilat e Gjirit të Lalzit që nuk i deklaroi kurrë.

Por, zoti Lleshaj në vend që të përgjigjet për skandalin, përpiqet të gënjejë.

Së pari CNA.al asnjëherë nuk ka thënë që mjeti është në pronësi të tij. Por, i jemi drejtuar me shkresa zyrtare Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Kemi theksuar në çdo shkrim tonin se ky mjet është blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën tonë në Gjermani, dhe është marrë në përdorim, nga Sandër Lleshaj. Për më tepër mjeti qarkullon me targa falso dhe pa siguracion.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Automjeti sipas Lleshajt nuk kushton as 100 milionë lekë, dhe as 150 mijë euro.

Asnjëherë dhe në asnjë rast CNA.al nuk ka thënë se mjeti ka kushtuar 150 mijë euro. Ne kemi thënë rreth 100 milionë lekë. Kjo vlerë ka qënë e përafërt me vlerat që jepet modeli BMW me të cilin ai lëviz, në treg. Ndërsa sot Lleshaj ka thënë se mjeti është blerë për 49 mijë euro, por pa treguar faturat e blerjes dhe Tvsj e paguar në doganë.

Zoti Lleshaj duhet ta dijë se gati 50 mijë euro, janë të paktën 60 milionë lekë.  Dhe po të futet vlera e zhdoganimit dhe kostot e tjera shtesë për sjelljen e tij nga Gjermania, taksa , siguracione etj, vlera rritet më të paktën 25 %.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Meqënëse Lleshaj nuk e do 100 milionë, por e do gati 70 milionë lekë makinën, ne po i themi se kjo vlen sa  katër apo pesë respiratorë, apo për dy ose tre shtëpi, sipas vlerave të shtetit, për të dëmtuarit që po jetojnë në çadër për shkak të tërmetit.

Për vlerën e saltë po e ritheksojmë se i jemi drejtuar Policisë së Shtetit, e cila prej dy javësh nuk po na jep dokumentet në shkelje totale të ligjit.

Ashtu siç gënjeu DPSHTRR duke mos na vënë në dispozicion të dhënat dhe duke e quajtur makinë personale, mjetin me të cilin qarkullon ministri.

Përgjigja nga DPSHTRR

Këtë i kemi thënë ne Zotit Lleshaj dhe po e përsërisim. Në kohë pandemie dhe gjëmash nga tërmeti nuk blihet makinë 50 mijë euro. Thelbi nuk është vlera por procedura dhe targat false.

“Kapteri” duhet ta dijë mirë se nuk ka asnjë keqinformim dhe as dezinformim publik.

Ai duhet të dalë dhe të nxjerrë dokumentat e të tregojë se për kë është blerë ky automjet.

Pse automjeti qarkullon me targa falso?

Pse nuk është i siguruar dhe pse u shpenzuan 60 milionë, siç thotë ai, në kulmin e pandemisë, për luksin e ministrit?

Tjetër makina e Ministrit të Brendshëm dhe tjetër makinat në përdorim të Policisë së Shtetit. Policia mund të ketë nevojë për makina edhe 100 milionëshe, edhe 200 milionëshe, kurse ministrI i Brendshëm nuk ka nevojë për një luks të tillë në kulmin e një krize të tillë ekonomike që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  “Rilindja” e doganës, me 300 euro fut makina të vjedhura/Ku ndodh skandali (Video-Stop)
Lleshaj “mbyll veshët” ndaj skandalit/ Shkon në Kuvend me makinën 100 milionëshe
Lleshaj me makinën luksoze para Parlamentit

“Kapter” Lleshaj duhet ta dijë dhe të jetë i qartë se nuk ka intimidim apo shantazh dhe duhet të kuptojë një herë e mirë se përgjigje të tilla, me gjuhë kërcënuese nuk trembin askënd. i bën ato apo jo nga vila e fshehur në Gjirin e Lalzit apo nga BMW-ja e tij luksoze, “Kapter” Lleshaj, njeriu i dështimit në krye të sigurisë në vend duhet të kuptojë se askush nuk e ka baltosur.

Thjeshtë dhe vetëm i kemi thënë të vërtetën. Ka blerë një mjet luksoz në kohë pandemie. Nuk është 100 por është 60 milionë e më shumë,  qarkullon me targa falso dhe pa siguracion. Dhe kjo është e vërteta. Dhe në qoftë se do të zbulohet  nga media dhe vendi më periferik i Europës, në një skandal të tillë ministri i Brendshëm të paktën do të duhet të jepte dorëheqjen dhe të kërkonte falje publike.

Vetëm dje në një nga rrugët nacionale të Shqipërisë janë vrarë dy vajza, dhe dy janë në gjendje të rëndë për shkak se shoferi ishte i dehur dhe policia nuk dukej asgjëkundi. E në vend që të merrej me këtë ngjarje tragjike, “kapter” Lleshaj gjen kurajon dhe reagon me kërcënime duke shantazhuar median.

Duke u sjellë si një sharlatan politik me shpresën se ne do të ndalemi për të zbardhur të vërtetën e mjetit që përdoret nga ai, ku i kompleksuar dhe në dhimbje për zbulimin e së vërtetës, pas dy javësh nuk sqaron por akuzon. Gjë që në fakt e ka bërë që nga dita që ka shkuar në zyrën e ministrit.

Lleshaj në Korçë

Sandri është mërzitur nga makina e tij luksoze sot në mëngjes, duke parë ëndrra në vilën në Gjirin e Lalzit dhe ka dalë duke sulmuar mediat, që i thonë të vërtetën.

Zoti Lleshaj fatkeqësisht nga gjeneral u bë “kapter”.

Turpësisht je një nga mjeranët e shumtë politikë, që përpiqen të fshihen pas sulmeve. Por, makinën nuk e fut dot në xhep, as 50 mijë euro, nuk i fut dot në xhep. As target falso nuk i fsheh dot, as siguracionin e munguar të mjetit nuk e fsheh dot, as Tvsh e pa paguar. Të gjitha këto janë fakte dhe jo në gjyq, por prapa Hënës të shkosh do të vijmë dhe do të qëndrojmë përballë ty dhe “suretërve” të tjerë si puna jote, që me taksat e shqiptarëve zhgrryhen në luks ditë e natë dhe më pas akuzojnë median për të vërtetën e dhimbshme që ata i thonë.

Zoti “kapter” mos u mërzit. Merre shtruar dhe më qetë. Rezultatet e 6-mujorit të parë të këtij viti i ke fantastike. Edhe në krim edhe në aksidente, edhe pse Shqipëria për tre muaj ishte e mbyllur.

Por po të themi një të vërtetë publike. Edhe pse na sulmon, ne nuk ka “burrë nëne apo bir k*rve”, siç thotë Edi Rama, të na intimidojë apo të vijë të na kërkojë llogari.

Llogaria është tek mjeti që ke në përdorim, skandali është te BMW-ja luksoze. Skandali është në dyert e Policsë së Shtetit dhe sqaro shqiptarët se pse ky mjet është blerë me një vlerë të tillë, dhe pse ministri i Brendshëm duhet të mbajë një makinë të tillë, 60 milionëshe, kur Shqipëria nuk ka respiratorë dhe shqiptarët po flenë çadrave pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Zoti “kapter” suksese në jetë!/ CNA.al

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. Z

    14 Shtator, 2020 at 11:32 am

    Neqoftese Saliu ju ka urdheruar te sulmoni Ministrin eshte puna juaj! Vetem Berisha a guximin ta quaje “kapter”! Nuk mendoj se kjo gjuhe i ben nder cfardo lloj Medie ne Bote! Por Saliu do te ike nje dite.

  2. Dora

    14 Shtator, 2020 at 5:59 pm

    Beni mire qe sulmoni kur keni prova dhe fakte. Opinionet apo mendimet, here i keni sakte e here te gabuara. Gazetaret tuaj duhet te lexojne me shume ligje dhe rregullore institucionesh dhe do jene me te sakte. Por fakti qe e sulmoni tani qe po iken Lleshaj, le per te dyshuar. Nuk po ju shohim ne sulm ndaj Ministrave qe do rrine ne kabinet. Shume rralle e beni. Ndonjehere edhe per shfokusim te publikut. Shpresojme te mos jeni “kazan” edhe ju te CNA sic thote Kryeministri ne ikje.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto lajm/ Astrit Patozi uron Jozefina Topallin

Publikuar

-

Nga

Foto lajm/ Astrit Patozi uron Jozefina Topallin

Vetëm pak më parë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli lançoi “Lëvizjen për Ndryshim”.

Ajo dha mesazhe të forta për qytetarët, nuk i kurseu kritikat për Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe Ilir Metën, ndërsa i premtoi qytetarëve sfidë.

Pas lançimit të “Lëvizjes për Ndryshim”, ka ardhur edhe reagimi i koordinatorit tët Bindjes Demokratike Astrit Patozit.

Patozi ka publikuar një foto të Topallit dhe e uron këtë të fundit për hapin e hedhur.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha i kërkon llogari Lleshajt/ Nuk e keni zhdukur kanabisin, pse keni futur në remont helikopterët

LEXO EDHE:  Artan Hoxha i kërkon llogari Lleshajt/ Nuk e keni zhdukur kanabisin, pse keni futur në remont helikopterët

“Urimet më të mira!”, shkruan koordinatori i BD-së në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto lajm/ Jozefina Topalli prezanton lëvizjen e saj politike

Publikuar

-

Nga

Foto-lajm/ Jozefina Topalli prezanton lëvizjen e saj politike

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka prezantuar pasditen e sotme “Lëvizjen për Ndryshim”, levizjen më të re politike ku do të bëjë pjesë në garën për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një pjesmarrje ku dominojnë të rinjtë, ajo ka bërë prezantimin e gjithë misionit të kësaj partie.

E vendosur për të mos qëndruar anash, ajo u zotua në këtë betejë.

“Unë nuk kam as para, as vende pune për të ofruar, ju ofroj vetëm sfidë, kapeni. Nuk kam asnjë pushtet, kam përvojën e nevojshme, vullnetin dhe besimin për të kontribuar që ky vend të bëhet, kam frikë se nesër mund të jetë vonë, prandaj ju ftoj “Eja me ne” për të sjellë ndryshimin për këtë vend”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Ulqinaku i kthehet Lleshajt/ Në vend të shfrysh duf ndaj shkodranëve, sill tamponë

LEXO EDHE:  “Rilindja” e doganës, me 300 euro fut makina të vjedhura/Ku ndodh skandali (Video-Stop)

Më poshtë gjeni disa nga fotot nga prezantimi i “Lëvizjes për Ndryshim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjala e plotë e Jozefina Topallit: Ndryshimi për shpresën… në një vend pa shpresë është DETYRE!

Publikuar

-

Nga

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli "godet" Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Jam ndjere e emocionuar kur nje grup te rinjsh me ftuan te ishim bashke per nje kauze te forte e patriotike.

Kisha kohe qe beja thirrje e shpresoja qe dikush nje dite te niste nje inisiative e te merrte frenat e nje levizje per ndryshim. Ku ka me mire e me shpresedhenese se sa kete levizje ta fillojne brezi i ri, nje brez i lindur ne liri .

Une jam e inspiruar nga projekti i tyre, nga besimi qe kam gjetur, nga fjalet e shpresa e te rinjve ; una jam e inkurajuar nga kauza si dhe nga mbeshtetja permes pranise sot ketu dhe jashte kesaj salle te shume pedagogeeve, mjekeve, botuesve, qytetareve, sipermarresve ndaj kesaj Levizje.

Falenderoj dhe miqte amerikane ketu te pranishem.

E ndergjegjshme per kohen e veshtire qe vendi po kalon si dhe per sakrificat e forta te shqiptareve.

E qarte se kemi perpara nje pune te paperfunduar te nisur dekada me pare;

E vetdijshme se kriza e vendit eshte shumeplaneshe : eshte krize ekonomike, politike, sociale , shendetesore Un,morale , perfaqesimi etj.;

E trishtuar kur shoh se si vendi boshatiset;

si perjeton shkretim vlerash, ku dija fyhet nderkohe qe mediokriteti nderohet.

Por .., e vendosur per te mos qendruar anash, per te mos heshtur, per te mos patur frike jam sot bashke me keta te rinj per ti mbeshtetur ne kauzen e tyre patriotike drejt nje projekti te ri.

Qe ne jemi ne mes te krizes eshte e dukshem e kuptueshme. Vendi jone eshte ne zgrip.

Ekonomia jone eshte tkurrur dhe eshte semure si konseguence e korrupsionit dhe papergjegjshmerise ne disa raste; por edhe per shkak te deshtimit tone kolektiv per te marre vendime te forta dhe per te pergatitur vendin per nje ere te re();

Cdo dite takohemi me paradokse.

Nderkohe …vendet e punes po shkaterrohen si dhe bizneset po mbyllen!

Sistemi jone shendetesor publik vuan, nderkohe qe ai privat eshte shume i shtrenjte.; Shume shkolla vazhdojne te mbyllen se ne rrethe se nuk ka me femije.

Universitet perballen me probleme komplekse brenda vehtes nderkohe qe studentet kane kushtezime e kufizime te pa merituara.

Ne vazhdojme te jemi nje vend ku ka pensione edhe 100 euro.

Prej vitesh nuk rriten rrogat, por rriten cmimet;

Nje vend ku ekonomia bie dhe borxhi rritet. Ku pabarazia dhe pasiguria jane bere gati deshperuese..

Nje vend qe po zhbrazet dhe plaket.

Keta jane disa nga indikatoret e krizes, subjekt i te dhenave dhe statistikave.

Me pak e matshme por jo me pak e thelle eshte mungesa e besimit ne gjithe vendin, nje frike mbytese se vendi jone po rreshqet ne menyre te pa evitueshme dhe se gjenerata e ardhshme duhet te ul pritshmerite..

Sot i them cdonjerit se sfidat me te cilat ne perballemi jane reale.

Ata jane serioze dhe jane te shumta.

Se jane te veshtira dhe nuk zgjidhen duke u fshehur.

Dhe ata nuk zgjidhen ne nje sistem te rreme si ky i joni, ku nuk ka as qeveri as opozite te besueshme; ku qytetari nuk ka ku te gjeje drejtesi sepse nuk ka as Gjykate Kushtetuese, as Gjykate te larte; ku Gjykata administrative eshte afer kolapsit dhe ata te shkalles se pare kane degraduar.

Ne vendin tone askush nuk i del

per zot njeriut ne veshtiresi, as lirive dhe te drejtave te njeriut.

Duke ditur kete sejcili kupton se asnjeri nuk eshte i sigurte dhe nje dite , diku te gjithe do takohemi me keto sfida.

Dhe nuk kemi kohe me prit.

Jemi 6 muaj nga dita e zgjedhjeve fushata ka filluar me po ata .

Po ata te tre. Qe bashkohen bukur fort per te ruajtur karriget e veta e shantazhohen per llogarite private ,nderkohe qe interesi publik eshte larg axhendes se treshes.

Keta të tre veprojnë sikur Shqiperia është prona e tyre, ekonomia e vendit është ndërmarrja e tyre dhe shqiptarët rrogtarët e tyre.

Ata vendosin se kush duhet të beje biznes me ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë,

kush duhet të jetojë e punojë në Shqipëri dhe kush duhet të iki!

Praktikisht vendi eshte pa alternative.

Ata te tre do bejne cdo gje per te mbajtur monopol politiken e vendit. Ata besojne se pavaresisht deshtimit te tyre, duke thene genjeshtra konstante do zhdukin te vertetat.Por e verteta eshte liria jone.

Dhe per kete sulmojne, kercenojne , shpifin per cdo levizje te re qe eshte kundra kesaj kaste te korruptuar politike.

Sulmojne me brutalitet edhe Levizjen e te rinjve me shprese qe ti dekurajojne. Taktike shume e vjeter kjo.

Praktikisht fushata ka nisur , por me shume se kundra qeverise eshte kundra levizjes qe ende nuk ka lindur. Dhe me shume se fushate eshte histeri nga paniku.

Gabojne qe sulmojne te rinjte dhe levizjen e tyre per shprese.

Te gjesh armikun tek brezi i se ardhmes , tek mosha e endrrave dhe energjia pozitive tek kauza e tyre patriotike

, tek projekti i shpreses te len pa fjale.

Sa per mua , me kujtojne vetem kohen e vjeter, kur para se te lindja ma kishin percaktuar se isha e deklasuar , Armike, tradhetare dhe kolaboracioniste.

Por kjo eshte indikator i frikes se po i rreshqet monopoli qe kane .

Ndekohe qe 3 kryetare nuk mund te mbajne peng 3 milione shqiptare.

Keta te fundit nuk kane pse te presin qe femijet e tyre qe ende i kane ne shpi te ikin nga shtepia e tyre drejt emigracionit.

Ka gjithmone dy mundesi ne jete:

Te pranosh kushtet ne te cilat jeton apo te marresh pergjegjesine per te ndryshuar.

Por mos te pretendojme se gjerat ndryshojne nese vazhdojme t’i bejme ne te njeten menyre.

Nderkohe te rinjte kane privilegjin e mundesine te sjellin ndryshimin e shpreses tek nje vend pa shprese!

Shqiptaret nuk ulin koken perballe nje situate paradoksi qe i ka hequr perfaqesimin, meritokracine, shpresen e dinjitetin.

Ata e dijne se Jeta nuk behet me e mire nga shansi( fati) , por nga ndyshimi.

LEXO EDHE:  Menaxhimi i fondeve për studentët/ Goxhaj: Manipulimet e Veliajt dhe Fondacionit Soros

LEXO EDHE:  Nga Ligji për Teatrin tek Unaza e madhe/ Përshkallëzohet “lufta” Rama -Meta

Ne kemi nevoje per aksion per te arritur ndryshimin.

Ne nuk kemi pse te kemi frike per te folur me ndeshmeri; per te thene me ze te forte e per t’u ngritur fort per kauza te drejta e projekte te reja.

Dhe nuk ka kauze me te drejte , me te madhe se ajo e femijeve tuaj dhe e vendit tend!

Te rinj, gra , burra, pedagoge, mjeke, inxhiniere, punonjes, veteriner , biznesmen ne gjithe vendin, ashtu si sot te pranishem ketu, e duan vendin e tyre dhe mund te ndihmojne per ta ndryshuar ate.

Sejcili nga pak por me shume dashuri.

Nuk ka siguri ne stasquon e deshperimit.

Bashke ne duhet t’i japim mundesine e ndryshimit per te cilet vendi ka nevoje.

E shpresa te fitoje mbi deshperimin.

Nuk duhet te kete nje Shqiperi te Rames, nje Shqiperi te Metes e nje Shqiperi te Lulit.

Shqiperia eshte vetem e shqiptareve.

Dhe keta te fundit nuk mund te dorezohen. Ata duhet ta rifitojne atdheun e tyre.

Une kurre nuk e kam humbur shpresen ne keta vitet e fundit. Une jam trishtuar. Shpesh here si shume te tjere kam qene e frustruar. Por kurre nuk kam humbur shpresen

Ne nuk duam te jemi spektator te nje politike cinike kur bashke kemi mundesi te bejme politiken e ndryshimit:

Ky vend ka nevoje per drejtesi sociale; nje administrate eficiente, nje qeveri te pergjegjshme , lider qe japin llogari para qytetareve te tyre, qe punojne per interesin publik ;

Vendit i duhet nje sistem real demokratik me qeveri te dal nga vota e qytetareve dhe nje opozite qe nuk shitet e korruptohet per interesa te udheheqesit.

Vendi ka nevoje per integrimin ne BE.! Per konsolidimin e metejshem te bashkepunimit me aleatet tane strategjik.

Sundimi i shtetit ligjor dhe lufta kundra te korrupsionit eshte nje sfide serioze qe kerkon guxim e vetmohim.

Eshte sfida me e veshtire por dhe me e rendesishmja, sfide per te cilen duhet te ngrihesh e te luftosh.

Tek kjo sfide eshte edhe buka e femijeve edhe shkolla e tyre; edhe rritja ekonomike edhe siguria per jeten.

Pa te asgje nuk funksionon. As tregu lire as sipermarrja as investimet e huaja . Ata nuk ia dalin pa garancine e prones dhe te zbatimit te ligjit.

Njerezit paguajne taxa dhe shteti duhet t’i pergjigjet me nje sistem shendetesor me te shendetshem.; me nje sistem shkollor qe ka nevoje per reforme te thelle e te guximshme.

Impakti i politikes ne jeten e njeriut eshte i thelle. Por kur ajo eshte e korruptuar impakti eshte fatal.

Prandaj, per ta fituar kete sfide ka nevoje per njerez me integritet, te pa korruptuar me pervoje ne punet e shtetit por edhe per energjine pozitive dhe optimizmin e nje brezi te edukuar e te frymezuar per te bere vendin.

Me nje drejtim te ri te pa korruptuar politika do ishte ndryshe.

Me ndihmen e Zoti, me vullnet e durim ne do te kapercejme edhe kete kohe te cuditshme !

Per te punuar pastaj me tej me ndershmeri ,per nje ekonomi te zhvilluar qe jep mundesi te rinjve e dinjitet pensionisteve.

E si ju ( si Adela, Niketa, Evaldi, Melisa, Najada, etj) ne Shqiperi ka me mijera.

Perfyrojeni kur te bashkohemi te gjithe bashke.

Une kam nje ftese dhe nje premtim.

Dua te behem avokatja e interesave tuaja.

Mjaft me deshperim. Ndaj dhe ju ftoj:-Behuni autore te fatit tuaj.

Mos keni frike.

Beni betejen per jeten tuaj.

Mos kini frike!

Ngrijuni per projektin e endrrave tuaja.

Jeta juaj eshte ndermarrja me e madhe e botes.

Jeta eshte nje spetakel i pa besueshem.

Diten e sotme do e kujtoni gjate.

Sot mbase nuk e kuptoni se keta te rinj ketu me inisiativen e tyre mund te kene nje jehone te gjate.

Hap pas hapi, pa u impresionuar nga asnje veshtiresi e krijuar rruges nga ata qe mendojne se kane monopol politiken dhe pasurine e vendit, nga ata qe kujtojne se kane ne dore edhe frymen tone , ne do ia dalim.

Mos keni frike!

Frike duhet te kene vetem ata qe vjedhin! Frike duhet te kene ata qe mbajne peng vendin dhe partite.

Frike duhet te kene ata qe i kane dhene femijeve tuaj rruget e botes!

“Nuk mund te kthehemi mbrapa e te ndryshojme fillimin, por te fillojme ku jemi e te ndryshojme finalen.”

Ky eshte premtimi im.

Bashke kemi vullnetin e pervojen , dijen per ta kthyer ate ne politike te shpreses.

Une kam shume per zemer nje shprehje te Alberto Moravias qe thote:-A e dini cfare behet kur nuk mundesh me?!

Ndryshon-!!!!!

Mendo pak..

Cfare force e madhe ndodhet brenda

jush.

Mos e fusni ate ne guacke per te pritur per neser.

Mos e shtyni me per javen e ardhshme , per muajin e ardhshem, per vitin e ardhshem..

Nuk deshtojne kurre njerezit qe provojne te ndryshojne edhe kur nuk ia dalin, por deshtojne ata qe ankohen pa provuar ..

E vetmja konstante e jetes wshte ndryshimi!

Ndryshimi per shpresen .. ne nje vend pa shprese eshte DETYRE!

Prandaj sot jam besimtare tek ky projekt kurajoz , plot idealizem e dashuri per vendin; plot energji dhe optimizem per te mbyllur kete tranzicion te veshtire.

Une ftoj cdonjerin ne kete beteje.Nuk do jete e lehte, por eshte e drejte t’i dalesh zot vendit.

I kam thene miqve qe njoh, e atyre qe me pyesin:

Une nuk kam as para as vende pune per te ofruar. Ju ofroj vetem SFIDE!

Nuk kam asnje pushtet.

Kam pervojen e nevojshme, vullnetin e palekundur dhe besimin e patundur per te kontribuar qe ky vend te behet. Kam frike se neser do jete vone. Koha eshte tani..

Ndaj dhe ju ftoj .. Eja me ne , bashkohu me ne te fillojme betejen, te kapim sfiden, e te fitojme per vendin, te sjellim ndryshimin e rrezen shprese per kete brez!

LEXO TE PLOTE