LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ministri i Lalzit"/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

3 Mars 2019, 11:41, Aktualitet CNA
"Ministri i Lalzit"/ Sandër Lleshaj hesht për vilën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili deri më tani  mban rekordin për nxjerrjen e udhëzimeve skandaloze, vijon të heshtë për vilën në Gjirin e Lalzit.

Ai ka zgjedhur që këtë pasuri, të cilën nuk e ka deklaruar ta lërë në harresë, pa reaguar.

Thënë më qartë ai po mban të njëjtin qëndrim, si në formularët e deklarimit të pasurisë.

Lleshaj, i cili rezulton të jetë pjesë e luksit në një nga resortet në Gjirin e Lalzit, po mbyll sytë para skandalit, duke u munduar ta kalojë në heshtje, pa zhurmë.

Ai ka zgjedhur që të bëhet kryefjalë për  çështje të tjera, siç janë udhëzimet, apo debati për gazin e hedhur në protestë, për të lënë në harresë vilën luksoze.

Në fakt vila luksoze nuk mund të zhduket dhe fshihet kaq lehtë nga Gjiri i Lalzit, sado që Lleshaj përpiqet ta mjegullojë.

CNA.al  më herët ka publikuar pamje të vilës, ku Lleshaj ka shkuar shpesh përpara se të emërohej ministër.

Bëhet fjalë për një apartament duplex me sipërfaqe 120 m2, në një godinë me dy kate me sipërfaqe totale 480 m2.

CNA.al  ka verifikuar të  gjitha deklaratat e pasurisë së Ministrit të Brendshëm,nga viti 2006 dhe deri në 2017, mirëpo një pasuri e tillë nuk gjendet e deklaruar.

 

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

Lajmet e fundit nga