Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Presidenti Ilir Meta ka ritheksuar se ligji për paktën e censurës është një përpjekje e qeverisë për të goditur mediat.
Meta përmes një postimi në Facebook, shkruan se solidarizohet me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e këtij ligji që kthen censurën.
Ndër të tjera, Meta rëndit të gjitha pikat me të cilat ky ligj bie në kundërshtim, ndërsa thekson se qeveria nuk respekton opinionin e Komisionit të Venecias dhe po përpiqet të miratojë këtë ligj në Kuvend.
Deklarata e plotë
Solidarizohem me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar sërish një ligj për censurën e medias, në mungesë transparence dhe pa marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, që konfirmoi qëndrimin e drejtë që kam shprehur me dekrete për mos pranimin e paketës antikushtetuese “anti-shpifje” të qeverisë.
Sipas përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve: “Autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt. Kjo duket qartë që është kopje e së njëjtës përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat. Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim brenda vetes: të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike”.
Risjell në vëmendje se këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:
Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;
Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)
I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga MODELI I NEVERITSHËM LUKASHENKO për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.
Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë.
Liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian dhe pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.
Duke risjellë në vëmendje përkeqësimin në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të bërë publik në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij”; Qëndrimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, konkluzionet e “Freedom House”, Raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, si edhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve për hapat pas që vendi ynë ka shënuar sa i përket lirisë së medias, garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e MODELIT TË NEVERITSHËM LUKASHENKO në Shqipëri.
Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media./CNA.al
Dje, presidenti Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij në ...
Lulzim Basha është simnoli i një njeriu që ka mundur të pasu...
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se situata e investimeve të hu...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka ironizuar për pë...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për zjarrin që ka për...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një posti...
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, i është përgjigjur Bashkisë T...
Princ Leka Zogu ka pritur sot në një takim ambasadoren e SHB...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur mosbes...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kërkuar sot që të ...
“Lulzim Basha ka tradhtuar kauzën e opozitarizmit”. Kështu d...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë h...
Me rihapjen e shkollave, kryetari i Partisë Demokratike Lulz...
Një bilanc shqetësues është regjistruar në 24 orët e fundit ...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon të tregojë s...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka përkujtuar 22 vje...
Thjeshtë qeveri e lodhur, do të mjaftonte për atë që po treg...
Partia Demokratike, vijon të hedhë akuza të forta në drejtim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...