LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?

13 Shkurt 2021, 12:28, Denoncim CNA
Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?

Koncesioni i inceneratorëve ka qenë një nga më të përfolurit, më të diskutuarit dhe më të akuzuarit drejtuar qeverisë Rama.

Bëhet fjalë për 400 milionë euro, për tre inceneratorë në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Në Elbasan, inceneratori shpesh u akuzua se vlera e tij ishte shumë më e madhe nga ajo e tregut, pa shkuar në akuza të tjera se nuk kishte standarde edhe pse ishte bërë me një procedurë klienteliste, akuza të bëra këto nga media dhe opozita.

Më pas mediat zbuluan lidhjen e inceneratorit të Elbasanit dhe inceneratorin e Fierit, Stela Gugallen, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton & CO, Fieri do të kushtonte 28 milionë euro dhe ende ska filluar punë megjithse Edi Rama tha që gjithçka do ishte gati në dhjetor.  Më pas inceneratori i Tiranës që ishte 128 milionë euro, duke shtuar këtu edhe vlerat që përfitojnë kompanitë nga përpunimi i mbetjeve, dherave e të tjera vlera totale, shkon 400 milionë euro, sipas shifrave dhe akuzave.

Kanë qenë shumë media që kanë raportuar dhe kanë akuzuar për skemat dhe për qindra milionat e eurove që janë vjedhur nga taksat e shqiptarëve për koncesionin e inceneratorëve.

CNA.al zbuloi edhe një lidhje të fortë midis inceneratorit të Fierit, Elbasanit dhe atij të Tiranës, duke zbuluar edhe kompaninë guackë në Hollandë, skemën e lidhjes së tyre me televizonin Top Channel, Vjollca Hoxhën nëpërmjet Lori Caffe dhe më pas ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirit nëpërmjet bashkëshortes së ish politikanit.

Pas disa kohësh kur CNA.al denoncoi për rreth 5 muaj këtë skandal, ishte PD që publikoi dosjen nga ana e saj me denoncime për gati 1 muaj, me fakte dhe prova të padiskutueshme.

U tha se PD kishte dokumentet të tjera shokuese të cilat i kryqëzonin jo vetëm pronarët e inceneratorëve por edhe politikanët e mazhonarcës. Në momentin kur do të hidhej hapi i fundit, ku të gjitha faktet e provat duheshin çuar në SPAK, ku dosjet apo kallëzimet e regjistruara në institucionin hetimor të plotësoheshin me fakte dhe provat që kishte PD, gjithçka ra në heshtje.
As dokumentat nuk u çuan dhe as PD nuk foli më për inceneratorët.

Burime zyrtare në PD në atë kohë i thanë CNA.al se do të kishte dokumente të tjera që do të nxirreshin javë pas jave për ta vënë qeverinë ?me shpatulla pas murit?, por sot jemi pas pesë muajsh dhe askush nuk është me shpatulla pas murit.

Mesa duket, i vetmi person me shpatulla pas murit është Lulzim Basha. Ky i fundit ka heshtur, nuk po flet më për inceneratorët, nuk po flet më për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Ben Blushin, Vjollca Hoxhën apo televizionin që ai akuzonte në atë kohë, për paratë nga taksat e shqiptarëve që Edi Rama do u jepte klientelës së tij të këtij koncesioni.

Por, gojët e liga thonë se miliona euro ka përfituar Lulzim Basha për të heshtur. Dikush thotë sa vlera e shitjes së aksioneve të Lori Caffe , pra bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro të cilat mund të jenë paguar, por kjo shumë nuk është ende e saktë pasi mund të jetë më e madhe apo më e vogël.

Por një fakt është i padiskutueshëm, Basha po hesht për inceneratorët.

Sa para janë paguar? Kush i ka paguar për heshtjen e Lulzim Bashës? Këtë vështirë ta zbardhin mediat, askush nuk ka për ta mësuar kurrë veç tij dhe familjarëve.

Sa fitoi Lulzim Basha nga ortakëria e tij me Edi Ramën, nëpërmjet inceneratorëve, pas heshtjes?/CNA.al

?Inceneratorët, vjedhja e shekullit?/ Basha tregon detajet skandaloze të aferës korruptive

CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

Pse Basha nuk çon në SPAK inceneratorët

Skandali-Basha ?fle? mbi dosjen e inceneratorëve/ Bën avokatinë publike të aferës korruptive

Skandali me inceneratorët/ Basha: Mijëra euro për kompani fantazëm, përfitues dhe pronarë mediash

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Konçensionet korruptive që po ?djegin? prokuroren/ Lidhjet e Mirel Mërtirit me organin e akuzës

Kush është Mirel Mërtiri, njeriu i inceneratorëve, ortaku i Ben Blushit, i dënuar nga gjykatat

Edi Rama, si inceneratori i prishur i Mirel Mërtirit

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Inceneratori i Tiranës/ PD: Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë të tjera

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Propaganda e Top Channel për incineratorët/ Si u shtrembëruan faktet për mega aferën korruptive

Skandali me Inceneratorin e Fierit/ Skema mafioze, 23 milionë euro për vetëm një gërmadhe

Dy dokumentet e ortakërisë së Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës me inceneratorët

Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi ortakët mediatikë të inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Video që ?çmendi? Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Top Channel bllokon videon e skandalit të ortakërisë me incineratorët

Skandali i inceneratorëve tani dhe si kriter në tendera

A do e tregojë Ben Blushi ortakërinë e tij me inceneratorët

Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve

Ambasadorja Yuri Kim: SPAK të hetojë inceneratorët

Skandali/ 78 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë

Pyetjet që inceneratori i Elbasanit nuk i djeg dot

Zbulohen dokumentet që ?fundosin? Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

?Mori 750 milionë lekë, pa pasur asnjë punonjës?/ Thellohet skandali i inceneratorit të Fierit, gazetarja zbardh detajet

Lajmet e fundit nga