Connect with Us

Ambasadorja Yuri Kim: SPAK të hetojë inceneratorët

Politikë

Ambasadorja Yuri Kim: SPAK të hetojë inceneratorët

Publikuar

-

“Shqipëria është e veçantë”! Ambasadorja Kim: Vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri kim, ka folur mbrëmjen e sotme për aferën korruptive të inceneratorëve, e cila është denoncuar nga CNA.al dhe nga opozita.

Yuri Kim është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për aferën dhe ambasadorja deklaroi se kjo çështje tashmë është në dorën e SPAK.

Ajo nuk preferoi ta komentojë gjatë, ndërsa kërkoi që SPAK të hetojë inceneratorët,

LEXO EDHE:  Aksidentet në Tiranë/ Erion Ahmetaj: Më të shumtat për faj të këmbësorëve

Siç e thashë më parë, mendoj se pretendimet tashmë janë ngritur, provat janë dërguar në SPAK dhe tani është në dorën e SPAK. Nuk mendoj se është me vend që të komentoj unë”, theksoi Kim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit”/ Sekretari i UÇK-së “shuplakë” Metës: Kjo  është e rrezikshme

Publikuar

-

Nga

Përplasja në FRD/ Meta i kundërpërgjigjet Veliajt

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku nëprëmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me deklaratën e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, ku u shpreh se, “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”.

Klinaku është revoltuar pas deklaratës së Presidentit Meta, ku e ka quajtur këtë një huqje të madhe të presidentit dhe të rrezikshme.

“Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”. Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza Metës/ “Tokat e SHPK-së, s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit”

Publikuar

-

Nga

Habit Meta: Jam i detyruar ta respektoj Bashën

Sharlatanizmi në politikën shqiptare është kthyer në standart. Në këtë vorbull bën pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ashtu si disa kandidatë, që ai ka përfshirë në lista, “përshtyjnë në vendin ku lëpijnë”.

Basha, po shkon në zgjedhjet e 25 Prillit, me koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore me partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Basha firmosi me LSI-në e Ilir Metës, pasi më herët e kishte akuzuar dhe nuk kishte lënë gjë pa thënë ndaj tij.

Ai iu kërkon votën demokratëve dhe qytetarëve, që më pas të qeverisë me një person, që simbol ka bllokun e zi, zarfet dhe korrupsionin dhe të cilin më herët e  ka “masakruar”, po nga i njëjti pozicion që ka edhe sot.

Kujtojmë se në vitin 2015, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi pas një vizite në Gjermani dhe Bruksel se kishin mbështetjen e ndër kombëtarëve, lidhur me aksionin politik që opozita kishte nisur në atë kohë, për të larguar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën, nga posti i tij, për shkak të akuzave të deputetit Tom Doshit.

Sërish më vonë, në vitin 2017, kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha,  nuk e ka ndalur retorikën e tij akuzuese ndaj Ilir Metës.

LEXO EDHE:  Intrigat politike tronditin qeverinë Konte në Itali, çfarë pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet  e përgjithshme në vitin 2017, Basha është tallur me Metën, duke ia quajtur LSI-në si shpk.

 

“Le t’i bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, s’ka për të pasur më shi për tokat e SHPK-së. Tokat e SHPK-së s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit, kështu që le t’i bjerë sa të dojë daulleve”, është shprehur Basha, gjatë hapjes së fushatës elektorale në Kukës.

Me SHPK e Metës, Basha po pret të fitojë zgjedhjet, në një kohë që Meta është i humbur dhe i njollosur dhe pret të përballet me drejtësinë për të gjitha bëmat që ka bërë në karrigen e politikës, duke filluar që nga krijimi i dyshimtë i pasurisë deri tek aferat e tjera si ajo e bllokut te zi dhe tek floriri i Krrabës, për të cilin Meta akuzohej nga ish kryeministri Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

100 dështimet e Ramës/ Basha tregon sa përqind e shqiptarëve kanë dhënë ryshfet për shërbimet bazike

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit një tjetër dështim të qeverisë Rama përgjatë këtyre tetë viteve.

Basha këtë herë ngre pyetjen se sa përqind e familjeve shqiptare janë detyruar të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime bazike?

Dy janë alternativat që Basha ka vënë si përgjigje të mundshme 10 përqind ose 34 përqind e familjeve shqiptare janë detyruar të paguajnë para për të marrë shërbimet bazike në institucione.
Sipas Bashës, përgjigja është 34 përqind e familjeve shqiptare kanë dhënë para për të marrë shërbimet.

LEXO EDHE:  Yuri Kim eksploron Shqipërinë/ Flet me superlativa për peisazhet dhe ushqimin: Mezi po pres…

LEXO EDHE:  Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Ndërkohë Basha i referohet edhe të dhënave të Transparency International, ku sipas saj vendi ynë renditet i pari në rajon me një nivel ryshfeti prej 34 përqind./CNA.al

LEXO TE PLOTE